Zgjedhjet vendore/ Dule paralajmëron koalicion më vete

25 Mars 2015, 15:48Politika TEMA

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së paralajmëron daljen më vete në zgjedhje apo në një tjetër koalicion jashtë  atyre të drejtuar nga socialistët e demokratët në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Dule tha se do ketë koalicion me ato forca politike që i respektojnë programin, ose në të kundërt do dalin të vetëm në zgjedhje.

Edhe kryetari i organizatës OMONIA, Leonidha Papa ka folur për zgjedhjet e 21 qershorit dhe synimet e kësaj organizatë në bashkëpunim me PBDNJ për një përfaqësim sa më dinjitoz.

Dule ishte i pranishëm në aktivitetin në fshatin Dervician të Gjirokastrës në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, ku gjithashtu ka komentuar edhe situatën politike të fundit për deputetët Tom Doshi e Mark Froku.

Sipas tij kjo çështje do marrë rrugë me vendimin e këshillit të imunitetit dhe me votat e çdo anëtari të parlamentit.

Më herët Dule mori pjesë në aktivitet për festën kombëtare te Greqisë që u zhvillua në Sarandë.  /gj.k/

2 komente në “Zgjedhjet vendore/ Dule paralajmëron koalicion më vete”

  1. Tom says:

    Po qe nuk I prish pune njeriu edhe po u zhduke fare?

  2. MR.T says:

    Kot e ke Dule Himaren nuk ta jep Rama,ik mbushu me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje