Mes tymit dhe zhurmës që ka krijuar çeshtja “Doshi”, u duk sikur telenovela e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, zuri më pak vend në media dhe rrjetet sociale. Por nuk qe saktësisht kështu. “Lotaria” e emrave ka nisur dhe mediat kanë kthyer vështrimin prej ditësh tek shtabet partiake, me dëshirën për të kuptuar a nuhatur kandidatët e mundshëm në 61 bashkitë në të gjithë territorin e vendit.
Brenda kësaj liste të gjatë emërore, gara e Tiranës duket të jetë ajo më pasionantja. Cilët do të jenë emrat që do të nisin maratonën për kryeqytetin? Lëmshi duket se ka mbetur i pashtjellur në ë dyja kampet politike, për arsye krejt të ndryshme. E përbashkëta qëndron vetëm në një element: palët po hetojnë njëra-tjetrën, me qëllimin për të korigjuar lëvizjet në bazë të emrit konkret të kundërshtarit.
E vetmja siguri e garës, deri tani, duket të jetë kandidimi i të pavarurit Gjergj Bojaxhiu, një “puhi” ajri të freskët në një fushatë që pritet të jetë shumë e nxehtë.
Ja si paraqitet lista hipotetike e kandidatëve, tre muaj para ditës së votimit.
Në kampin e majtë
Lindita Nikolli – Një drejtuese e vjetër e pushtetit lokal në Tiranë, aktualisht ministre e arsimit, gjatë periudhës kur ky institucion hartoi dhe po zbaton një proces pastrimi të sistemit të lartë arsimor privat, nga universitetet fabrika-diplomash. Ka qenë një ndër reformat më të zëshme të së majtës, që i dha udhë disiplinimit të një sektori që kishte degjeneruar në shitblerje banale të diplomave. Si ministre e arsimit mbahet mend gjithashtu edhe për procesin e koklavitur të testimit të mësuesve në të gjithë vendin. Shihet si një njeri i besuar i kryeministrit dhe si një figurë popullore brenda të majtës në kryeqytet. Ka shanse të forta të jetë ajo e përzgjedhura për garën e 21 qershorit në Tiranë.
Erion Veliaj – Ministri energjik i mirëqenies sociale, ka krijuar në një vit e gjysëm një profil politik të spikatur brenda kabinetit qeveritar. Reforma e pensioneve, arsimi profesional, sistemi i mbështetjes sociale dhe projektligji për dosjet, janë produkti me të cilin ai paraqitet në dyert e garës virtuale për kreun e bashkisë së Tiranës. Njeri i afërt me Ramën, Erion Veliaj është sot një figurë publike që nuk le indiferent askënd: as ata që e duan dhe as ata që e urrejnë. Si i tillë, ai është një emër që ndan qartë votuesit e pozitës dhe opozitës. Ka shanse të qarta për të qenë kandidaturë për bashkinë e kryeqytetit.
Pandeli Majko – Ka qenë menaxheri i një lufte, kërkon sot të jetë menaxheri i një paqeje relativisht të qëndrueshme. Ish-kryeministri socialist ka mbetur përjetësisht i pëlqyer nga një pjesë e bazë së partisë, për stilin e tij të drejtpërdrejtë të komunikimit dhe qëndrimet e hapura ndaj të gjitha grupimeve në parti. Majko rradhitet sot tek brezi i vjetër i “senatorëve” në PS, megjithëse në moshë është më i ri se Edi Rama. vështirë që Majko të zgjidhet, qoftë edhe thjeshtë për faktin se një përzgjedhje e tillë nuk përkon me vendimin e hershëm të Ramës, për të mos promovuar figura që vijnë nga e shkuara e PS.
Blendi Klosi – Në një garë taktike me kundërshtarin, duhen edhe outsiders, siç thuhet në anglisht. Pra figura politike që kanë pak gjasa të dalin fitues. Blendi Klosi është një i tillë. Sekretar organizativ i PS, ai ka qenë megjithatë një person i mbetur në hije pas 23 qershorit, duke mos u aktivizuar nga Rama dhe duke mos pasur viziblitetin e emrave të tjerë të shumicës. Ish-bashkëpunëtor i Nanos, Klosi nga të paktët e gjeneratës së mëparshme, që u pranua nga Rama në PS e pas vitit 2005. Një kandidim i Klosit do të ulte marzhin që egziston sot mes të majtës dhe të djathtës në kryeqytet.
Albana Dhimiti – Është vështirë të thuash diçka negative për ish-nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, në kohën kur aty drejtonte Edi Rama. Dhimitri është një figurë serioze e një menaxhereje të aftë. E tillë ka qenë në detyrën që ka mbajtur, për t’u tërhequr pas vitit 2011, kur e majta doli nga bashkia e Tiranës. Fakti që ajo nuk ka profil politik (dhe Tirana kërkon medoemos një profil të lartë politik), mund të jetë e vetmja e metë e kandidaturës së Shtyllës. Një defekt që mund të rezultojë fatal për një emër që në kushte të tjera, do të ishte një zgjedhje e guximshme dhe pozitive për qytetin.
Në kampin e djathtë
Lulzim Basha – Këto zgjedhje nuk dihet më siguri kush i fiton, por është pothuaj e sigurt se kush i humbet. Ky është Lulzim Basha, të cilin tre ditë më parë e “anatemoi” edhe njëri ndër njerëzit e tij më të afërt në fushatën e vitit 2011, Flamur Kuçi. Sipas zotit Kuçi, Basha duhet t’i kërkojë ndjesë tiranasve për mandatin që po mbyll. Më qartë se kaq nuk mund të shprehet ajo që provon sot shumëkush, kur sheh në çfarë gjendjeje të mjerë është lënë kryeqyteti i shqiptarëve. Kandidimi ose jo i Bashës, është një hap i vështirë dhe delikat. Berisha ka qenë i vendosur kur ka thënë se Basha duhet të kandidojë, por vetë kreu i opozitës duket se ka më shumë se një dilemë brenda vetes. Dhe ka plotësisht të drejtë, pasi ai më mirë se kushdo i di shanset që ka për të dalë “i gjallë” politikisht, nga gara e 21 qershorit.
Majlinda Bregu – Zonja blu e integrimit është sot një ndër figurat më serioze në listën virtuale të kandidaturave të PD. Megjithëse shanset e saj janë të paqarta për të kandiduar, Majlinda Bregu do të ishte një emër me peshë në skakierën e zgjedhjeve dhe do të krijonte vështirësi në kampin përballë. Ajo vetë është shprehur se nuk do të jetë kandidatja e PD për Tiranën, por a nuk thonë kështu të gjithë në këto orë?!
Arben Ristani – Thuhet se është kandidatura rezervë e minutës së fundit në PD. Ish-gjyqtar dhe ish-kryetar i KQZ, Ristani nuk ka përtuar të investohet me tone radikale në lojën politike. shihet si një figurë politike që përpiqet të qëndrojë mes Berishës dhe Bashës. Konsiderohet si një emër që hyn në garë pa u merakosur shumë se mund të dalë humbës prej saj. A nuk thotë edhe parimi i njohur olimpik se “e rëndësishme është pjesëmarrja, jo fitorja”?
Jamarbër Malltezi – Dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha është një emër që ka dalë në orët e fundit në krye të listës së kandidaturave të PD. I promovuar në strukturat politike të partisë gjatë zgjedhjeve të vitit të fundit, Malltezi ka qenë mjaft aktiv në kritikat ndaj qeverisë Rama. Hyrja e tij në garë është një shenjë e sigurt e forcimit të rolit të Berishës mbi partinë dhe e afrimit të enturazhit të tij në politikën aktive.
Gjergj Bojaxhi – Ka “jetë” edhe jashtë partive politike. këtë duket se kërkon të tregojë, me kandidimin e tij thuajse të sigurtë, Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH dhe i Inspektoriatit Ndërtimor. Në dëtyrën e dytë, Bojaxhi do të kujtohet për bllokimin që i bëri punimeve të pallatit të Bashës në Vlorë. Çka do t’i kushtonte më pas edhe postin. Si figurë politike, Bojaxhi përfaqëson të djathtën e moderuar dhe urbane, e cila ka pasur historikisht vështirësi në përballjen me krahun e fortë dhe radikal brenda PD. Sfida personale që Bojaxhi po ndërmerr i jep padyshim garës në Tiranë një komponente civilizimi dhe hapjeje, duke ofruar një alternativë serioze në 21 qershor.
Mediat e paguara nga socialistet mezi po presin kandeidatin demokrat qe te fillojn olimpiaden e hedhjes se baltes ne surrat.
alamet kandidatesh per bashkine e tiranes
1- vrases tregtar detesh
2-dhendurri i lavireve
3-pijanec hajdut zgjedhjesh
4- made in prodentine ky eshte dekriminalizim made in shqupi
E djathta e ka emrin e vet fitues:
Eduard SELAMI.
Çdo kandidat tjeter do ishte disfate per PD.
Po cta organizoje Rama ,Blend klosin kur ky i fundit e ka mendjen dite nate te kumari…
do ishte pjekuri politike e votuesve tiranase qe fitonte BOJAXHI,qe pd-ja te kuptonte qe ikur koha e politikes se rruges dhe manxhoraces presion qe te qendroj ne shina.
Aman kandidoni ristanin se do te kishim klube rakie dhe ne mes te rruges
Emri me dinjitoz i te majtes eshte blendi klosi
Mire do ishte te fitonte I pavaruri, qe dhe partite te kuptojne qe populli po fillon te fitoje koshiencen e humbur prej 70 vjetesh, gjithsesi veshtire do e kete!!