Ja si fitoi "Argita" e Uzbekistanit 1 miliard dollarë

24 Mars 2015, 19:58Politika TEMA

Një raport nga një organizatë për gazetari hulumtuese, thotë se Gulnara Karimova, vajza e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, mund të ketë përdorur ryshfet dhe mënyra të tjera për të fituar deri në 1 miliardë dollarë nga kompanitë të telekomunikimit.

Në raportin e publikuar me 23 mars, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me bazë në Sarajevë (OCCRP), raportoi se dokumentet që ajo posedon, tregojnë “një shkallë më të lartë të korrupsionit se sa është raportuar në rastin e Karimovas”.

Karimova ka qenë e lidhur me hetimet në vazhdim të shpëlarjes së parave  në Suedi dhe Zvicër, dhe është në qendër të një hetimi financiar për krime në Uzbekistan, ku shumë nga bashkëpunëtorët e saj kanë qenë të burgosur.

Ajo ka qenë në arrest shtëpiak në Uzbekistan për disa muaj.

Raporti i OCCRP-së, flet se Karimova ka kërkuar aksione nga kompanitë, në këmbim të licencimit të operatorëve në Uzbekistan e Azi Qendrore.

Në vitin 2001, ajo ka kërkuar 20 për qind të aksioneve në një shërbimi celular dhe e ka bërë të qartë se kompania do të “shkatërrohej” pa mbështetjen e saj.

Karimova ka mbledhur qindra miliona dollarë përmes skemave të ngjashme, sipas raportit.

Karimova ka marrë edhe 31 për qind të aksioneve të kompanisë që i takonin shtetit, thuhet në raport.

Sipas një burimit të paemëruar në raport, Karimova ka kontrolluar aksionet e kompanisë multimilionëshe, me anë të “mashtrimeve”, pa shpenzuar asnjë cent.

Në raport, po ashtu thuhet se Karimova më vonë ka shitur disa aksione te kompania ruse MTS, për më shumë se 100 milionë dollarë.

“Të dhënat e pagesës tregojnë se si shantazhuese, ajo nuk do të largohej – do të vazhdonte pa pushim për të marrë hak te kompanitë, çdo herë që një licencë e re duhej të miratohej”, thuhet në raport.

Marrëveshjet e telekomunikimit të Karimovas, u shfaqën në vitin 2012, kur një media suedeze raportoi se operatori TeliaSonera nga Suedia dhe VimpelCom, kompani ruse dhe norvegjeze, kanë paguar miliona dollarë ndaj Karimovas, e cila si kompensim i ka ndihmuar të sigurojnë licencat për operim në Uzbekistan.

OCCRP ka cituar prokurorin suedez, Gunnar Stetler, të ketë thënë se një aktakuzë penale do të sillet kundër një ose më shumë prej palëve në rastin TeliaSonera para fundit të vitit 2015.

Raporti thotë se paratë e dyshuara që Karimoba ka marrë në  biznesin e telekomit, është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi ajo ishte vetëm një pjesë e biznesit të saj që i përfshin edhe linjat ajrore, çimenton, modën, kompanitë farmaceutike, dhe industri të tjera.

18 komente në “Ja si fitoi “Argita” e Uzbekistanit 1 miliard dollarë”

  1. Emigrant says:

    Titulli eshte i sakte por nuk po del askush ne ate vend qe te mare te pandehur te dy femijet e atij maskarait Per ate vajzen e perkedhelur te babait qe ka vene miliona dollare dhe per kodoshin e babait.

    1. Elton says:

      Po cfare prisini meqe tani keni pushtetin ? Lerini keto rrena se u ka dale boja. Jepni llogari per premtimet e pambajtura se me rrena nuk ecet me.

  2. tfgs says:

    una rrazza una facia,pune islamesh……………varu kkkkkkkkkkk!

    1. asnjanesi says:

      una facia una razza perdoret shume ne greqi. Ne shqiptaret mund te krahasohemi me dike ne bote por keta greket s’kane se me ke te krahasohen, keta jane egzemplar ne llojin e tyre jane te papare

  3. Lull says:

    Pune hajdutesh

  4. tomsojeri says:

    Cpopuj jan kta xhanem !!! Cohet kjo pilives ne emer te presidentit dhe tredh kompani e firma ne emer te jatit pa piken e turpit ,me makuteri kafshe dhe nuk ngopet !Po kte ben edhe Argita jon e sguxon burr ,me falni pul, te ngrej zerin e ti tregoj vendin ,por akoma ndegjojn e durojn klithmat e te jatit qe spo len gur te kthehet ne kohen e tij te art !…..
    500 vjet kte mbollen kudo qe shkelen kta mongol qe zbriten nga xhungla e percan popuj me dhun e gjak !

    1. Veshtrim Koti says:

      he pra po sikur do i sqaronte Edi me Sai-mirin keto gjera, por me mire edhe keta te pushojne kunder berishes etj dhe te punojne per vete… duke fituar heshtjen po te Berishes dhe te tjereve

  5. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Lypsari Grek a do ca lek?. Rrace jevgjish, tradite lypsaria, historikisht lypsa. Pushta llypsare. Pale edhe shajn te tjeret.

  6. Amaraldo Golemi says:

    Degjoni o morra te kuq! Te gjitha legjendat e krijuara nga propaganda gebelsiane e rilindjes per te madhin Berisha po treten si vesa ne diell. Ato sherbyen per te marre pushtetin por kurre nuk munde te sherbejne edhe per ta mbajtur. Zorret qe kercasin nga uria, veshet qe bubullojne nga zhurmat e tritolit, tmerri nga krimi dhe kilometrat e listave ne dyqanet e bukes nuk munde te zhduken duke shpifur per Berishen dhe familjen e tij. Premtimet e bera me buje ne fushate u reduktuan ne telenovela kriminelesh ne Kuvend.Ne se qeveria mendon se do te kenaq popullin me nga ” nje grup armiqsor” cdo 6 muaj e ka gabim se nuk ka per ta zene fundi I vitit.

  7. "BALASHI" says:

    Ne kemi Argitn tone. ‘ shkoni aq larg…

  8. batua says:

    kjo te pakten eshte dhe simatike e mund te joshesh po kesaj kermes se Saliut cti besh ??

  9. Usa says:

    Ja ç’do të thotë të kesh emrin ” Argita ” !!!!??? Është destino të merresh me korrupsion dhe të bëhesh e pasur shumë shpejt , por në ndryshim nga ” Argita ” Sali që Nuk i ka hyrë gjëmb në trup dhe nuk është hetuar , apo arrestuar kjo tjetra qënka nën hetim international . I fortë ky Sala jonë . Qofshi të mallkuar maskarenj .

  10. asnjanesi says:

    Ky lajmi eshte nje mesazh edhe per popullin shqiptar, qe familja Berisha ka perfituar miliarda (jo miliona) nga popullit shqiptar ato leket gjenden ne bankat e Zvicres aty ku shkoi Iliri para disa ditesh. Ne videot e Takut permenden shumat marramendese kur flet Berisha me Shkelzenin qe jane depozituar ne Zvicer. Sec doli nje skandal me nje banke ne Zvicer para dy muajesh mos valle eshte ndonje nga tanet aty …mund te jete edhe me nenshtetesi te huaj i regjistruar ne banke por shqiptar. Keto punet e bankave shume te rrezikshme se po nuk i fsheve mire parate te heqin qafe per te humbur gjurmet. Besoj se rasti i Karimova e ka nje lidhje te ngjashme edhe ketu ne shqiperi…………………………………………”dhe populli edhe bar do haje po te qe nevoja per partine” thenie e goditur kjo.

  11. ZahoKoka says:

    GJithe andej sikur ky avaz degjohet,prandaj u be edhe Tom Doshi deputet.

  12. vedeta says:

    Kjo pra esht pasqyra ku esht par argita berisha qe kerkonte rrushfet dhe miliona per liçenca te ndryshme,mesojn si majmunet nga njeri tjetri.

  13. vollga says:

    se ata grekerit e zije cfar bene apo jan te ndershem , nuk vodhen fare . ik more injorant bytheshklyer parazit dhe dembel qe prisni tju ushqej europa..

  14. orienti says:

    ..ka radhe per te gjithe..

  15. abcdef says:

    Te mos harrojme shprehjen e popullit, se duke thirrur gjitrhe diten ujku, ujku, mos ndoshta cakalli na bene kerdine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje