Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim Komisionerin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të radhës së Dialogut të Nivelit të Lartë politik Shqipëri-BE.
Ministri Bushati e njohu Komisionerin Hahn mbi ecurinë e reformave dhe të përpjekjeve të Qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret e parashikuara në udhërrëfyesin për pesë prioritetet kyçe.
Ai vuri në dukje rëndësinë që ka marrja e një date për hapjen e negociatave sa i përket ecurisë së reformave, motivimit të administratës dhe mbështetjes publike.
Në takim u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përgatitjeve për Konferencën e Vjenës, të planifikuar për t’u mbajtur në gusht të këtij viti, si dhe rëndësa e realizimit të projekteve të përbashkëta, me interes për gjithë rajonin.
Komisioneri Hahn vlerësoi ecurinë e deritanishme të reformave dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si dhe shprehu mbështetje të plotë për Shqipërinë në procesin e integrimit, duke nënvizuar se shpejtësia e këtij procesi varet nga zbatimi dhe qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra./gj.k/
Filloi dhe ky si Sala qe u nis e coi kerkesen per antarsim…
E cna gjeti mat djathtas e kak majtas