Dosja Doshi dhe Fushë Kruja - Gjithë misteret e “atentatit” dhe emrat që s'përmenden

24 Mars 2015, 10:18Politika TEMA

Askush nuk flet për prapavijën e njërës prej historive më intriguese të postpluralizmit. Pretendimi për një atentat të dyfishtë ndaj dy deputetëve të Kuvendit, të porositur nga kryetari i Kuvendit është një dosje e mbushur sa me politikë, aq dhe me mistere të botës së krimit dhe me emra të cilët nuk janë përmendur deri më tani në asnjë kronikë. Ajo që i bashkon të gjitha pistat është Fushë Kruja, qyteti që u bë i famshëm në botë për pritjen ndaj ish-presidentit Xhorxh Bush dhe që sot është nën kërcënimin e tritolit. Pikërisht në qyteti, drejtimin e të cilit mori dhe motori i madh i zi që largoi nga vendngjarja atentatorët e bankierit Artan Santo

Nëse ka një të vërtetë të padiskutueshme në gjithë dosjen “Doshi”, ky është paralajmërimi i tij se nëse ai do të fliste, do të dridhej e gjithë maxhoranca. Në fakt është dredhur e gjithë shoqëria shqiptare, nën efektin e një çudie që po zgjat më shumë se tre ditë. Në fakt ka nisur java e tretë e kësaj historie, e cila u premtua se do të ishte një luftë me Edi Ramën, kryeministër i vendit, që vazhdoi me një akuzë ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe po tirret si një ankth shumëplanësh në zyrat e prokurorisë së krimeve të rënda. I vetmi institucion që deri më tani ka ruajtur një qetësi dhe barazlargësi diskrete mes palëve dhe ka nisur me një intesitet të panjohur më parë në Shqipëri, hetimin e gjithë akuzave, kundërakuzave, por dhe pikpyetjeve të reja të dala në rrugë e sipër nga hetimi. Me shumë gjasë shumë pikpyetje do të marrin  përgjigje befasuese, e ndoshta shumë të tjera vetëm do të hamendësohen. Të vetmet gjëra të sigurta janë dy: e para, që varësisht rezultatit të hetimit, njëra palë që do të ndjehet pranë asaj pale që humbet, do të kontestojë hetimin dhe e dyta, që kjo çështje do të ketë një kosto të fortë elektorale për të gjitha palët e përfshira në të politikisht.

Para dhe pas përjashtimit nga PS

Deputeti Tom Doshi nuk ishte një deputet i zakonshëm socialist. Ai kishte një emër të përveçëm, ndryshe nga shumë deputetë të tjerë të njohur maksimumi vetëm lokalisht nga zonat ku vinin. Gjithashtu ndryshe nga shumë të tjerë, kishte dhe kontribute të spikatura në fushatë, duke nisur që nga viti 2009, kur megjithë Ilir Beqen atëherë mundën të përmirësojnë rezulttet e të majtës së gjithë qarkun e Shkodrës, e po kështu dhe në 2013, kur kësaj rradhe me Paulin Stërkajn dhe në aleancë me LSI-në, arritën një rezultat spektakolar në veri të vendit. Në fakt, një rezultat si në të gjithë vendin. Eshtë histori e gjatë për të rrëfyer gjithë përplasjet e dukshme dhe të padukshme të Doshit me maxhorancën të cilës i përkiste, por ato nisën të bëhen të dukshme kryesisht në verën e vitit të kaluar me disa qëndrime të tij kryesisht për situatën e emërimeve në forcat e policisë dhe situatën e rendit në vend. Kulmi arriti në momentin kur ai dhe një grup i vogël deputetësh socialistë, mes tyre dhe mikarmiku i tij i djeshëm dhe i sotëm Mark Froku, pamundësuan numrin e 84 votave të maxhorancës për votimin e reformës territoriale. Ishte data 24 korrik dhe njeriu që tentoi negociatën për rikthimin e tyre në parlament ishte Ilir Meta, njeriut që çuditërisht muaj më vonë, Doshi do t’i vinte dorën si porositës i vrasjes së tij të mundshme. Një javë më pas, në korrikun e vjetshëm, duket se në sipërfaqe gjërat ishin qetësuar, numri i magjik i votave u realizua dhe maxhoranca shkoi në pushimet e verës e qetë. Në fakt situata nuk ishte fare e tillë. Kryesisht për një sërë pakënaqësish deputetësh që ndjeheshin të papërfaqsuar në pushtetin e ri; një pjesë që pretendonin se ishin lënë jashtë vëmendjes së pushtetit dhe pjesa tjetër se vlenin shumë më shumë sesa “begenisja” që i kishte bërë qeverisja e re. Një situatë që e njihnin të gjithë, por që askush nuk e fliste në publik, por që ndiqej, natyrisht, me vëmendje të thellë dhe nga kampi kundërshtar i demokratëve.

Duke lënë pas me dhjetra detaje të tjerë, përplasja publike mes Doshit dhe maxhorancës ndodhi në dy faza. Në të parën ai akuzoi dy drejtoret e rëndësishme, të doganave Spiropali dhe të Tatimeve Shehaj, akuzoi disa ministra, por pa përmendur emra dhe mbas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, shpërtheu në akuzën e madhe: Ilir Meta ka dashur të më vrasë së bashku me deputetin tjetër Mhill Fufi.

Detaji i vetëm që nuk dihet për atë të hënë, është arsyeja se pse mbledhja e grupit parlamentar të PS-së nisi më vonë nga sa ishte menduar. Vonesa u shkaktua sepse një person, një i njohur i përbashkët mes Ramës dhe Dshit kishte negociuar një pajtim të minutës së fundit. Kthim në gjendjen e mëparshme, në këmbim të qëndrimit në grupin parlamentar. Ajo që ndërmjetësi dhe vetë Doshi nuk dinin dhe që nuk e dinte as shumica dërmuese e grupit të PS-së, përfshi edhe Kokëdhimën dhe të tjerë deputetë të rëndësishëm, ishte se bileta politike e Doshit ishte prerë pa kthim. Dhe ndikim të fortë në shuarjen e mundshme të çdo dileme të kryeministrit kishte qenë dhe ambasada amerikane. Diplomatët e saj mezi e kishin pritur këtë rast deri në atë moment si spektatorë, por në ditët para të hënës së mbledhjes ishin bërë dhe protagonistë të fshehtë. Pak kohë, fare pak kohë mbas fjalimit të Ramës në mbledhjen e grupit, ambasada publikon një deklaratë për shtyp në të cilën përshëndet veprimin e kryer dhe madje e përmend dhe emrin e deputetit Doshi në një kontekst të errët.

Hetimi, emrat e përfshirë

Pothuaj të gjithë personazhet më të rëndësishëm politikë të vendit janë përfshirë në këtë çështje. Duke nisur me kryetarin e Kuvendit, njeriun që Doshi, e numëroi si një nga porositësit e vrasjes së tij, në një prej varianteve të denoncuar, kryeministri, që u konsiderua sikur kishte dijeni për një gjë të tillë, por nuk veproi, ministri i brendshëm, deputeti Sali Berisha dhe një numër i madh deputetësh dhe personazhesh të tjerë. Një nga më të rëndësishmit ishte deputeti Mark Froku. Më pas, edhe personi i akuzuar si njeriu që do të bënte ekzekutimin, Durim Bami, i arrestuar, Fatjon Skënderi, si një nga të akuzuarit si porositës. Por personazhi më emblematik i këtij hetimi është dikush tjetër. Ai quhet Petrit Çinari, një ish-punonjës policie që pretendoi se ishte paguar gjithashtu për të vrarë deputetin Doshi. Deputeti pohoi se nuk e njihte këtë personazh, por shumë shpejt u provua se kishin pasur një marrëdhënie dhurimi apartamenti dhe se ai kishte një kartelë klinike. Dhe jo vetëm kaq, por të dy janë të përfshirë dhe në një proces gjyqësor si palë për një objekt në malin e Dajtit.

Ky detaj, por sidomos dhe tërheqja e Frokut nga dijenia e mundshme për atentatin – Doshi pretendonte se ai i kishte bërë njoftimin e parë – bëri që mbi të gjithë procesin të hidhet një hije e fortë, madje shumë e fortë dyshimi. Sepse tek Froku deputeti Doshi kishte varur shpresën e madhe që ju përgënjeshtrua.

Hetimi, emrat që nuk pëmenden

Ka disa përkitje të çuditshme në të gjithë këtë histori. Duke nisur që nga pranvera e shkuar, kur në Tiranë nisi të flitej për një marrëdhënie normale të kryeministrit apo më saktë, njerëzve pranë tij, me ish-drejtorin e bankës Credins Artan Santo. Në akuzat me karakter financiar të ish-opozitës së djeshme, emri i bankës zakonisht nuk përmendej, por akuzatorët socialistë e konsideronin atë si shumë të afërt me pushtetin e djeshëm. Santo ekzekutohet në një atentat tipik mafioz, pikërisht në derën e zyrës së tij nga dy atentatorë që ende nuk kanë emër dhe identitet. Dyshimet më të forta janë se ata janë nga zona e Fushë Krujës, një nga pikat e nxehta të vendit sot. Nuk ka asnjë motiv dhe një pistë zyrtare të hetimit.

Emri i qytetit që u bë i famshëm se i dha qytetarinë e nderit edhe ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, Fushë Kruja është pika lidhëse e dy historive të tjera, përveç tritolit.

Nga Fushë Kruja është Durim Bami, i akuzuar nga Doshi si njeriu që do të bënte atentatin kundër tij. Po nga ky qytet dhe mik me të është dhe Enver Stafuka, një tjetër personazh i përfshirë në procesin e vrasjes së komisarit Durim Lamaj, në rolin e ndihmësit. Stafuka është marrë peng ditë më parë, po në Fushë Krujë.

Po nga Fushë Kruja është nisur drejt Tiranës në pesë janar të këtij viti kur i kanë bërë një atentat në Qafën e Kasharit Emiljano Shullazi, një tjetër emër i njohur në kryeqytet. Dje i akuzuar nga socialistët për lidhje me pushtetin e PD-së, sot, së fundmi i akuzuar nga Berisha si i lidhur me PS-në, e konkretisht me ministrin e brendshëm.

Deputeti Tom Doshi kishte të drejtë kur pretendonte se nëse ai fliste do të dridhte themelet e maxhorancës. Në fakt historia e tij po dredh shumëçka në Shqipëri. Ndoshta jo me efektin që ai priti të kishte, por me atë që pritet të ndodhë në një të nesërme të afërt. Në fillim në qershor me zgjedhjet lokale, kur një gjë është më shumë e rëndësishme për politikën shqiptare sesa të gjitha kronikat: shifrat, çfarë do të ndryshojë në shifrat elektorale të partive në garë. Sepse aty e kanë mendjen të gjithë, duke nisur nga Rama e Meta në njërën anë, tek Basha e Berisha në anën tjetër.

22 komente në “Dosja Doshi dhe Fushë Kruja – Gjithë misteret e “atentatit” dhe emrat që s’përmenden”

  1. ari says:

    sa shum gjera ja per te zbuluar…saliu do arrestohet, dhe ajo dit do jet e shejnt per popullin shqiptar. me siguri kryeakuza do jet vrasje dhe tentantiv destabilizim financiar te vendit duke fshehur borxhin real

    1. Pilo Lala says:

      Po shikoja FACEBOOK e nje fare “Albion Aliko Lazarat”.
      Facebuuki tij ka vetem Antitank, Automatik, maska , terroriste.
      Ato qe ishin ne ate faqe, cudi si nuk i bejne pershtypje Visho Ajazit.
      Ky person duhet arrestuar menjehere, se ben propaganden e Xhihadit dhe ISIS.
      Cfare ben SHIK per te mbrojtur vendin nga Terroristet?

  2. Erli says:

    Gjithe kjo histori qelbet dhe pjesa qe me shqetson me shume si qytetar eshte PSE KRYEMINISTRI, PROKURORI I PERGJITHSHEM,MINISTRI I BRENDSHEM ETj nuk bene asnje gje qe ne gusht shtator te 2014!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Pse tani qe u be publike u vune ne levizje ??!!!!!!!!! Dhe per me teper prokurori i pergjithshem qe nuk eshte fare ne lartesine e detyres mundohet te mbylle shpejt gjerat te mos thelloj hetimet .

    Ne te vertete e vetmja gje qe besoj eshte qe ka shume me teper se duan te na shesin prokurori kryeministri dhe kryetari i kuvendit.(

    1. Ceni usa says:

      Pse cuditesh…Toma nuk beri kallzim apo padi per atentatin(vetem se ju tregonte perralla me kunatin e Sali Berishes)…jeni ne vete apo jo?Iliri doli tani ne ditet e fundit vetem per te krijuar te cara ne aleance.Shume shpejt do te degjoni per Berishen dhe planin e tij..

  3. ZahoKoka says:

    Nuk me duket nje analize e pjekur. Keta analistet tane kane frike nga Tom Doshi i cili eshte dhjere e nuk ngrihet dot nga shtrati. Botes se krimit ne politike i erdhi fundi jo nga brenda por nga jashte, nga SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES. Keshtu i erdhi fundi botes se krimit shqiptar me 1990 nga jashte nga SHBA. Ne shqiperi nuk matet republika e pare, republimka e dyte. Por Koha e Zogut(Hajdut banke dhe kriminel). Koha e Enverit(Hajdut i pronave dhe florive te ptonareve te tokave dhe tregetareve dhe kriminel). Koha e Sali Berishes(Hajdut dhe kriminel i papare!). Koha e fatos Nanos(Hajdut,kurvar dhe bixhozxhi i hirit dhe litarit, burgaxhi). Koha Ilir Metes(Hajdut i papare!Kriminel). Koha e Edi Rames(Hajdut i papare dhe i lidhur forte me boten e krimit, Tom Doshi ishte numuri dy deri sa beri harakiri politik). Per pandin nuk them dot gje se eshte NAIV jo politikan.

    1. realiteti says:

      O Zaho sa shpejt u rrite me.

    2. shqip says:

      O Zaho analist leshi. Fatosi e mori vendin ne lufte e coi ne normaltet. Zhduku bandat spati vrasje e tritole ne ate periudhe te veshtire e dorezoi qeverine normalisht. Keta i bene bandat prape vjedhin me te dy duart. ME sa duket trurin e ke te kastruar.

  4. jar kuti says:

    o i trash gazetar ke gatuar i corbe qe asnje muk e merr vesh cfar shkruan ti duhet t kesh probleme me trurin tend dhe normal qe gazetar nuk duhet t jesh kurre i bi rrotull e rrotull dhe asgje s kuptojme fjal te pergjithshme dhe shkrim me bajat skom lexo ndonjehere apo e ben thjesht ec te mbushim gazetat se skemi me cfar i mbushim kto po ndoshta ke te drejte
    doshi kodoshi e t gjith mafiozet e shqiperise duan burgun dhe sekustrim pasurie por duke mos pas shtet ligjor keta kane gjet ameriken n shqiperi dhe tallin trapin me ket popull t kish bo vaki i gjo e till n europe qe i deputet eshte i perlyer me droge korrupsion e shikoni ju ku perfundon apo dhe thjesht per shpifje .sekustrim pasurie dhe burg.
    kta kur ju preket interesi shesin dhe shoket e vet pune malokesh t pa bese.

    1. sit back.. and.. relaks says:

      Gazetari ka dashur te thote shume gjera dhe ska thene asgje. ndoshta eshte kujtuar qe ne fund te muajit i duhet te marri rrogen dhe ka frenuar apo ka filluar te beje zigzage gjate shkrimit. Kete lloj shkrimi apo cerek analize te ngjarjeve e ben edhe nje nxenes i fillores. nuk mund te besh shkrim analitik apo investigativ duke i mrre lajmet nga interneti, televizori apo nga muhabetet ne kafe o zoti gazetar. do bithe gazetaria investigative dhe analitike, duhet te kesh edhe aftesi hetuesi edhe gazetari por te kesh edhe kapacitetin ti analizosh faktet. ke dashur te besh nje lidhje midis disa ngjarjeve duke perdorur deduksionin apo edhe induksionin por ne fund ka dale nje shkrim i coroditur.

  5. katarakti says:

    Une nuk besoj qe Tom Doshin ka dashur ta vrase njeri. Cfare do te fitonte pushteti nga gjithe kjo?! Vetem opozites mund t’i interesonte destabilizimi. Nga ana tjeter mendoj se ngjarja eshte nje afere e trilluar. Nga kush?! Nuk e di. Por ky Bami te cilit Doshi i paska blere makine te blinduar(!) nuk ma mbush mendjen fare. Edhe ai tjetri me kartele klinike, qe edhe ai paska dashur te na vriste Tomin tone! Jam pothuajse i sigurt qe Doshi me mentalitetin e mafiozit ka qene i pakenaqur nga maxhoranca se nuk ka pasur perfitimet e pritura. Ne kete rast prokuroria duhet te kuptoje nese Doshi eshte i manipuluar, i perdorur nga dikush, apo eshte ai vete manipuluesi?! Ka shume knderthenie, mohime dhe fantazi ne kete histori.

  6. sali Serbi says:

    Lexoni ERLIN, eshte tipiku i koketrashe dhe driteshkurter ose ben sikur eshte i tille.Perpiqet ti beje jehone bandes qe nepekemb popullin tone prej 24 vjetesh.Tipik lamash e horr rrugesh nese nuk eshte pra koktrashe dritshkurte.
    Lexoni me tej ZAHO KOKEN(Nenkupto Byt..) Perpiqet të njesoj pushtetaret e felliqur qe e vodhen dhe e shkateruan Shqiperine dhe popullin me gjigandin Enver Hoxha qe edhe shtepine e tij e la prone te shtetit dhe nuk la asnje trashegimi per familjen e tij edhe pse per 45 vjet, sikur vetem paret e veprave te tij te shkruara qe shiti ne vend apo jashte vendit do ishte me i pasuri ne Shqiperi.Tipa si ky jane shtrati moral e psikologjik mbi te cilin lindi dhe u rit menxyra 24 vjeçare e ketij vendi.E di mire qe do reagojne se jane njerez e tipa qe ne vend te gojes dhe trurit kane bythen e turtullit dhe balte por ne thelb duhet ta pranojne qe ne se populli yne ka faje per kete katraure 24 vjeçare kjo vjen sepse ka midis tij kaq shume si kjo kategori qe permenda me siper qe ose duhen bindur ose shoqeria duhet ti tregoj vendin qe meritojne ndryshe populli vet do vuaj nga banda e Saliut dhe banda te tjera brenda qarqeve poltike.

  7. Spartaku says:

    Me ta vertete do jete nje dite e shenjte ,ajo dite kur te arrestohet Sali Berisha dhe te denohet me burgim te perjetshem ( me qe nuk ka denim kapital).Krimet e Saliut nuk kane te sosur qe prokuroria dhe vete prokurori Adriatik Llalla i di me mire se kushdo tjeter.Qe nuk hetohet Saliu ka dy gjera:Ose kane frike,ose jane paguar me shuma marramendese ne euro.Nuk doli deri sote nje burre e ti thoshte Saliu “ndal,mjafte me krime”je i arrestuar ne emer te ligjit”.Ky prokuror do te kishte simpatine dhe besimin e gjithe popullit shqipetare.Por kete nuk e bejne se frika eshte e madhe dhe paraja eshte e embel.
    Duhet nje prokurore tamam me bole te medha,sy patrembur dhe i pakopmrometuar.

  8. Suferina says:

    Mbeshtes komentin e Zaho Kokes, por gjithashtu shtoj se kuptohet sheshit se ky rrufjan Doshi paska hedhur para te madhe per blerje mecenaresh nga ato funderrina qe lehin pro tij ne faqe elektronike e sheshe legenesh protestues. Me vjen mire qe drejtesia u be e gjalle dhe vetem me nje thirrje qe i beri ketij banditi, u desh te vinte ne levizje mjeket per ta shpetuar prej krizave te zemres. Problemi eshte qe keta patjeter te japin llogari para ligjit per poshtersite qe shkaktojne

  9. ok says:

    miliarderet shqiptar kurse malsia ska buk me mush barkun kta dun burgun t gjith doshi froku se kan vjedh pasurin tone dhe pensionet i kan lene 100 mije leke ne muaj qe t mbushin xhepat me leke.

  10. Leshi says:

    Po pse veq sala ka ber te keqija ne shipri po fatosi gramozi edi sa Vjet neti ne Bashki as Parkim makinash nuk ka veq lavrdrohet ka rregudhu lanen turp ketu ku jetoj une aqe pune e bajne per tre muje ata duhen fute ne burg te gjitha palet

  11. Gazetare te paguar says:

    Keta jane gazetare te paguar nga Toma:

    Se pari per te ngritur mitin e nje deputeti te forte, qe sjell vota. Asgje nuk sjell ai injorant, vetem shet e blen.

    Se dyti, per te hedhe tym mbi ngjarjen fare te thjeshte: nje sajim ordiner i Tomes. Si gjithe jeta e tij ordinere, e suksesshme ne nje mjedis ordiner qe bie pre e mashtrimit.

  12. Don Albano says:

    Nje gazetar qe hedh akuza per nje qytet te tere dhe ska as edhe me te voglin fakt dhe eshte shume i paqarte ne analizen e tij. Kjo eshte vlera qe sjell ky artikull. Dhe saper krimin ky gjarper e ka koken ne Tirane dhe vetem prapnicen ne Fushe-Kruje dhe kete e dine te gjithe shqiptaret pervec gazetarit tone cuditerisht.
    Normalisht ne Shqiperi kriminelet e vegjel jane ne pranga dhe zinxhire neper burgje, kurse kriminelet e medhenj kane zinxhire floriri dhe jane ulur ne parlament dhe na mbajne fjalime se po punojne per popullin. Saper gazetaret… lere se ata na kendojne dhe thurin lavdi per heronjte e politikes shqiptare dikur per te djathtet dhe tani per te majtet, tamam sic i ka urdheruar pronari i gazetes.

  13. asnjanesi says:

    Kam pare nje video ne youtube qe Fatos Nano eshte shoferi personal i Ilir Metes nuk e di nqs ka domethenie kjo. Kur Nano doli nga burgu dhe u be kryeminister ne ngjarjet e viteve 97 te gjithe kriminelet dolen nga burgjet dhe bene ligjin ne shqiperi. Qysh atehere ne vendin tone po behen krime te pafundme kryesisht jane shtuar krimet ne jeten administrative te vendit. Nano erdhi si shpetimtari vendit atehere ….kurse tani diku lexova qe Nano do te kthehet ne politike por prape si shpetimtar i vendit si e vetmja zgjidhje per nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe ekonomike sepse Rama po tregohet i dobet ne drejtimin e vendit dhe do te japi doreheqjen si kryetar partie kur te humbase zgjedhjet vendore dhe opozita me nje Sali te plakur dhe Luli qe nuk i del zeri nga goja nuk kane per ti bere dot balle dyshes Nano-Meta se i kane ne dore me videot e deklaruara dje nga Meta. Dhe kur te vije ne pushtet Nano do te fuse ne burg SALI BERISHEN si shenje hakmarrjeje per burgosjen e tij. Ndoshta Fatos Nano do te jete fundi i kesaj historie 25 vjecare sepse ai e filloi ne 1991. Le te shpresojme qe Nano do te beje dicka per kete vend kaq te lodhur ne shekuj ai eshte i vetmi qe mund ta shtjelloje kete lemshtin shqiptar ai i njeh te gjitha sekretet ne kete vend. Le te shpresojme te Nano…..

  14. Leshi says:

    Po tane I pagun toma qe ashte debutet I forte ashte se Kure delete toma ME 21 janar edi ME lepurushat si Erion e taulanta Erion velian u meshefshin e Kure sale trapi I shante me liber shpije kuje tome tapo shohim sa debutet tapo fiton edi ne shkoder e zone te veriut e iliri ka pagun

  15. tuç maku says:

    edhe santosin e ka vra dikush si ka pastru pare te pista noshta edhe doshi me mafien e tij

  16. LORA says:

    Titulli bombastic,,,brendia e shkrimit ,kot se koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje