Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në detyrë prej 3 tetorit 2014, ka zgjedhur të jetë e kujdesshmenë daljen e saj të parë televizive për median shqiptare. Vjen nga Kroacia, ka shumë për të ndarë me ne. Në të parën intervistë, Vlahutin tregon për emisionin “Tonight Ilva Tare” eksperiencat e saj në Shqipëri, qasjen e Delegacionit të BE-së ndaj procesit të integrimit. Zgjedhjet e 21 qershorit, reformat në drejtësi, ndëshkueshmëria e korrupsionit, janë kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave.
Për opozitën
“Puna duhet të vazhdojë dhe opozita duhet të bashkohet. Kjo është një cështje shumë e madhe, shumë e rëndësishme. Kultura e dialogut është diçka themelore. Asgjë nuk mund ta dëmtojë më shumë Shqipërinë se vetë shqiptarët. Ka pasur disa gjëra që kanë qene me rëndësi kombëtare kyçe dhe ajo çka është me rëndësi kombëtare kyçe është absolutisht e detyrueshme që të gjithë të jenë rreth së njëjtës tryeze”.
Për zgjedhjet e 21 qershorit
“Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithnjë problem, standardet nuk kanë qenë optimale siç dëshiron t’i shohë BE-ja dhe siç i meritojnë qytetarët shqiptarë. Këto zgjedhje personalisht i shoh si mundësi e madhe qe partitë ta marrin seriozisht futjen e njerëzve më të mirë në lista. I bëjmë thirrje udhëheqësve partiakë të fusin njerëzit më të mirë, njerëz pa të kaluar kriminale, pa lidhje me veprimtari kriminale”.
Për dekriminalizimin
“Ne po flasim për çlirimin e shërbimit publik, përfshirë parlamentin, nga njerëzit me të kaluar kriminale apo të angazhuar në çfarëdolloj veprimtarie kriminale apo që mundohen të marrin përfitime nga këto veprimtari. Shqipëria është në një moment historik shumë të rëndësishëm dhe nuk do ketë shumë momente të tilla në të ardhmen, është një pikë kthese që do të bëhet një gjendje që do të mundësojë bashkimin me BE-në, me familjen e demokracisë evropiane”.
Për dosjen “Doshi”
Kjo është një çështje shqiptare dhe ne shpresojmë që institucionet e shtetit shqiptar të jenë të afta dhe të kenë kapacitetin për ta trajtuar. Shtet ligjor do të thotë që duhet të ndodhë procesi i duhur dhe duhet t’i lëmë institucionet të mbarojnë punën e tyre. Duhet të nisë diku, duhet të nisë me një rast, do të nisë me një rast, por qartësia do të vijë me rezultatet.
Për Prokurorinë
“Për mua institucioni kritik është prokuroria. Kur gjërat i referohen prokurorisë, këtu fillon procesi i kontrollit dhe është i vetmi vend ku gjërat mund të sqarohen,nëse disa gjëra janë kriminale apo jo”.
Për arrestimin e ish-kryeministrit krorat, Ivo Sanader
“Në atë çast unë vetë e kuptova se do të bëheshim anëtarë të BE-së, sepse si vend u bëmë vërtet të aftë të zbatonim vërtet shtetin ligjor në nivelin e lartë”.
Këshilla e Eduard Kukan
“Ishte një këshillë atërore, sepse unë isha shumë entuziaste për atë çka duhej të bënim për ta ndryshuar paksa kulturën politike në vend, të hapej dialogu, konsensusi, përfshirja, të kuptuarit e njëri-tjetrit. Ai më tha se duhet të të them se do të jetë më e vështirë nga sa e mendon”.
Fondet e BE-së
“Janë 650 milionë euro vetëm për Shqipërinë, plus 200 milionë euro për projekte rajonale. Janë shumë para”
Për Pallatin e Drejtësisë
“Në këtë çast kemi konkluduar se ka çështje më të ngutshme që duhen trajtuar, siç ju thashë, dhe mendoj kryesisht për përmbytjet. Duam të veprojmë në mënyrë parandaluese dhe të përdorim fondet e disponueshme për të ndihmuar njerëzit”.
Për kryeministrin Edi Rama
“Kemi biseda të hapura dhe siç ju thashë, unë jam e bekuar me eksperiencën time personale me diskutime të ngjashme. Të gjitha takimet e mia janë të shpejta, sepse dua të zgjidh çështje praktike që janë në ring dhe rezultatet e drejtpërdrejta që na duhen”.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me zotin Basha, shkëmbejmë sms dhe biseda telefonike, ndonjëherë e thërras Luli, nuk e merr për keq”.
Po ne shqiperi jane te gjithe si sanaderi sdi ke te arrestosh me pare.Kryetari parlamentit ka video per korrupsion dhe bashkeqeveris me ps.Edi rama ha ngjala me meten per pushtet.
Haha, edi me e te vockel, sic duhet te kesh trurin. Thashe se para Metes do permendje ca politikane qe kane vrare me 21 janar, femijet e tyre kane bere kerdine ne Gerdec, kane vrare shoket e idealit per tua perdorur arkivolin si “dash” per te pushtuar Kryeministrine, kane vjedhur vota si me ’96 dhe 2011, kane vjedhur mbi 230 milion dollare ne Rrugen e Kombit,drejtojne Bashkine e Tiranes me vendim Sashenkash, e sa e sa te zeza te tjera.
Sanader u arrestua per nje korrupsion 9 mil euro me nje kompani marketingu. A nuk do ishte e njejta arsye e mjaftueshme per te arrestuar Erion Veliaj per pislliqet me vellain e tij?
Po si te ja bejme se kemi politikan te korruptuar, prokurori te korruptuar dhe nje gjyqsor ku behet bisnes hapur.
Kjo marrëdhënia me Lulin sikur ha içik debat dhe lë ca fije mosbesimi.
pordhe me rigone……………
Shqiperia eshte e tradhetuar nga nderkombetaret dhe nga politika,drejtesia me ne krye Bujarin – berishe! Berisha ka bere qe shqiptaret te duken si yes-men!
Per ata pushtetar te cilet abuzuan me djeresen e popullit,te cilet vane e sakatuan njereze te pafajshem per pushtet a pefitime po vine dite te zeza.Kjo vlene pe te gjithe ata qe shfytzuan pushtetin pe pefitime personale a klanore duke filluar nga ish kryeministri e dei te niveli me i ulte i pushtetit.Ardhja e Cvitan ,pa kryeoprokurorit te Kroacise nuk eshte e rastesishme.Ai eshte ekspert ne gjuetine e peshqeve te medhenje,madje edhe me te madhit si Sanaderi.
Se shpejti edhe Shqiperia ,njesoj si Kroacia para pranimit ne BE,do e beje kurban kryebanditin,kryehajnin,ate qe mbajti peng nje popull me decenie duke e penguar ne rrugen qe ti bashkohet familjes Europiane.Sanaderi i Shqipeise edhe sot po leshon alarme pe revolucione duke nxite dhune ,por per fat Europa dhe SHBA kane vendose ta lirojne shqiptaret nga kthetrat e klanit te tij kriminel.Degimi i Cvitan eshte shenje se po afrohen dite te mira per Shqiperine.
Ketu ne Shqiperi te gjithe jane te korruptuar dhe duhet arrestuar,atehere e kuptoni se duhet te ndertohen burgje nga BE-ja ne Shqiperi pra kjo eshte Shqiperia e anetarsuar ne BE….!!!
Ne Shqiperi prokuroria sapo hetoi nje konflikt pularish. Kete deklaroi Meta dje. Kondra midis Metes dhe Doshit Frokut Priftit u be per pularite e tyre . Kjo qe ndodhi eshte e pabesueshme e pafytyrte. Te kerkosh te rrezosh qeverine per nje kontrate pularie te akuzosh per vrasje per kontrate pularie eshte e padegjuar ne bote. Edhe opozita qe organizoi protesten per kontraten e pularise (se Saliu e dinte kete) shume e pafytyre maskarallek i madh. Me kete rast u tregua nje here e mire qe parlamenti yne merret vetem se si te na vjedhin e si te mbrojne interesat e politikaneve me intriga.Kjo ceshtje tregoi se nga cfare politikane po udhehiqemi nga politikane ordinere pa horizont per Shqiperine . Sa keq per ne shqiptaret .
Ka kafaz BE se vetem atje futemi ne asgjekund tjeter!
Ne prokurori, besoj te pakten te mos kene depertuar njerez me diploma fallco.Gjithsesi do ta kene magjistraturen.Te nisin nga oficeret e policise gjyqsore qe jane strumbullari i fshehjes apo i deformimit te krimi.Mbushur plote kjo kategori me rezultate mizerabel ne gjithe vitet e shkolles.(Pra fryre me dembelizem, me mungesen e vizionit,e me shume difekte te tjera qe mbart kjo kategori)Pastaj me rradhe, qe nga deputet e poshte.Kontroll i imet i diplomimit.Nje diplomim fals, eshte krim apo jo.Per ate qe e jep dhe per ate qe e merr.Te jape disa shembuj spetakolare dhe besoj se te tjeret do te largohen vet.Ky eshte krimi i madh qe eshte bere ne vend.Ky e gerryen vendin dhe e ben preh te paaftesise, te dembelizmit dhe te fasades.Njelloj si dikur ne kohen e Palit,Lenkes,Simonit, Hajredinit,Teftes etj.Po te pakten keta vinin nga prodhimi dhe dicka kishin bere ne jete.Kurse keta te tan ishmit vijne nga hici, nga horrlleku, nga kotesia e intriges, nga dembelizmi, nga tangarlleku i prindeve.Nuk kam besim se kjo mund te arrihet shpejt.Vendi do te vazhdoje per fat te keq te lundroje ne ujra te turbullta dhe do te jete e larget dita kur do te shohe driten e vertete.
OQener Politikane te Shqiperise me Bashen e Salen e trapat e trapatonet e tjere ne krye te tradhetise dhe disa IDOTEVE TE PS si Blushi me shoke degjojen zerin e kesaj qe nuk flet si kuckat por thote te verteten e hidhur shqiptare!
Po mire e ka Zonja ne fjale, kroacia e kishte nje te korruptuar po ne ku ta gjejme nje? ??????????
SHQIPRIN e shkaterroi dhe po e shkaterron per dit vetem PDja esht parti komplet antishtet dhe mburoja dhe streha e vetme e krimit korrupsionit dhe kondrabandes ne kte vend dhe mbrojtesja kryesore e ktyre fenomeneve ne SHQIPRI, nxirni jasht ligjit kte parti dhe shqipris do i kthehet frymarrja,parti e vertet demokratike esht partia BAMIR TOPIT parti dialogu me njerez te arsyshem.
Më në fund një ambasadore, që ka filluar “të bëlbëzojë” të vërteta…(?!) Kujdes zonjë, sepse të vërtetat në përgjithësi, nuk u pëlqejnë shqiptarëve, që “janë mësuar” me ledhatim veshësh dhe gishtin në bythë…(!!!???)
Kroates ROMANA VLAHUTIN, te pershendes, e vertete qe mbas arrestimit dhe denimit me burg te IVO SANADER, Kroacia do te futej si anetare ne BE.
Por ne SHQIPERI gjerat jane si ndryshe, sepse nuk kemi 1(NJE) SANADER por kemi ME SHUMICE SANADERA ne politiken shqiptare dhe ne pushtetin qendror dhe lokal ne te gjitha nivelet.
Ku mafia dhe korrupsioni kane kapur prej fyti shtetin dhe popullin shqiptar per intersa e tyre meskine personale.
Eshte nje poezi ruse me sa di e MAJAKOVSKIT qe thote PARTIA eshte LENINI dhe LENINI eshte PARTIA. Pra, partia trajtohet si prone private e drejtuesit te partise.
Ne SHQIPERI per shembull simbolika e kesaj thenia eshte PARTIA DEMOKRATIKE=PD, ku kur thua PD-ja eshte SALI BERISHA dhe SALI BERISHA eshte PD-ja. Vetem qe SALI BERISHA akoma nuk e ka HIPOTEKUAR ZYRTARISHT partine se de fakto e ka.
Gjithashtu ne Shqiperi ndryshojme me Kroacine sepse, ketu nuk e kane per gje te shahen te rrihen me grushta dhe pastaj te puthen dhe te perqafohen dhe prap kethehen nga e para.
Duke qene se ketu kryetari simbolizon partine, kemi nje fenomen qe kur kemi interesa te perbashketa personale bashkepunojme pa turp.
A u sha ILIR META nga SALI BERISHA duke i vene edhe nofken ILIR FLORIRI, kur u desh u be nje aleance SALI BERISHA me ILIR METEN. U prishen, tani kemi aleance EDI RAMA dhe ILR META.
Kur vjen puna se kane per gje beshtymen dhe gelbocet qe i kane hudhur njeri tjetrit ta lepijne me lezet sikur s’ka ndodhur asgje.
Kjo behet vetem “PER INTERESA MADHORE” te popullit dhe shtetit shqiptar.
Difekt ka edhe pjesa injorante e popullit shqiptar qe ata qe vjedhin, qe grabisin, qe shperdorojne i quajne te SHKATHET, kurse ata qe bejne demagogji, qe genjejne, qe mashtrojne i quajne te ZGJUAR.
Kjo mendere klase politike dhe pushtetaresh i ka dale me kohe kallaji dhe duke bere analizat e duhura duhet derguar atje ku e meritojne duke ju sekuestruar gjithcka qe kane perfituar me korrupsion, rushfete dhe bakshishe. Tung.
Te nxjerrim jashte ligjit PD se pastaj e kemi te paster partine dhe nuk ka me ferra neper kembe.Sa per partite e tjera si e Gjinushit,Milos,Topit apo Ngjeles nuk kemi frike sepse ato jane si organizatat e bashkimeve profesionale qe jane te detyruara te mbrojne vijen m-l,te partise.Keshtu ne mund te shkojme edhe nje here atje ku ishim para 25 vjetesh dhe kete e vertetoi edhe Rama kur deklaroi se Shqiperise nuk i duhen as sindikatat as opozita