PD ka prezantuar ditën e sotme paketën e saj të dekriminalizimit.
Sipas saj do të ketë ndërhyrje të ashpra dhe pa asnjë tolerim në amendamentet kushtetuese.
Oerd Bylykbashi, kreu i Komisionit Parlamentar të dekriminalizmit tha se Do të ndërhyhet në kushtetutë me amendamente të përhershme dhe fakti i dënimit do të jetë i mjaftushëm që këta persona të humbasin funksionin apo të mos kandidojnë më.
“Do të përdoren rekordet kriminale të dënimeve jo vetëm në Shqiperi, por edhe jashtë saj që të mos ketë asnjë lloj mundësie që këta persona të kenë mundësi të penetrojnë në organet me të larta të shtetit shqiptar. Do të trajtohen me prioritet të lartë veprat për krimin e organizuar që do të çojnë deri në perjashtimin e tyre përjetë dhe për të kandiduar në detyra publike, përfshirë dhe parlamentin. PD është e gatshme që kjo histori të jetë e mbyllur njëherë e mirë. Në paketën që do të prezantojmë, ditën e mërkurë në mbledhjen e radhës për dekriminalizimin do të prezantojmë edhe amendametet kushtetutes që do të fusim edhe instrumentat për identifikimin e rasteve me rekorde kriminale. Këta persona do të kenë detyrimin për të bërë deklarimin e tyre, edhe të mospasjes së rekordeve kriminale. Do të ndërhyhet në kushtetutë me amendamenteve të përhershme dhe fakti i dënimit do të jetë i mjaftueshëm që këta persona të humbasin funksionin apo të mos kandidojnë. Do të ndrhyhet në kodin zgjedhor, kodin e procedurës penale etj. Mbi bazën e kësaj platforme nuk do të ketë shteg ligjor të ndodhë ajo që Edi Rama dhe Meta bënë pas 23 qershorit me kriminalizimin e vendit
Ne do të bëjëm propozimin që do të jetë amendament në kushtetut si në SHBA, që me një ndryshim kushtuetues kanë vënë kufinj për persona me precedente për të mos qene të zgjedhur. Do të jetë një rregull kushtetues që do të aplikohet nga momenti që hyn në fuqi”, u shpreh Bylykbashi.
Ndërsa deputeti demokrat Eduard Halimi tha se vullneti i opozitës për këtë proces është i hekurt dhe i japim mundësi mazhorancës të jap opsionet e veta
“Senzibilizimi i parlamentit europian për të detyruar mazhorancën të prish kontratën me krimin është një fitore e aksionit opozitar, ngelet i vështirë si proces, por është fondamental për të gjithë demokracinë në vend. Dekriminalizimi i parlamentit dhe administratës nuk merr sot përgjigjie përfundimtare sepse ky proces nuk është vetëm ccështje, normash dhe ligjesh, por vullnet që duhet të qëndrojë tek partitë politike dhe specifikisht kryetarët e tyre.
Vullneti i opozitës për këtë proces është fondamental, i hekurt dhe i japim mundësi mazhorancës të jap opsionet e veta. Nëse ata nuk pranojnë këto amendamente do të përballen me opozitën, do të perballen me qytetarët shqiptarë. Ky proces do të vijojë me vullnet të hekurt dhe pa asnjë kompromis”, tha Halimi.
Do e kem fajin une qe s’marr vesh pse nuk e beri PD per 8 vjet po bertet tani!!!
Ha ti ha por mos harro qe kapot e partise tende jane personat me te kriminalizuarit e Shqiperise dhe sa e sa te tjere nga PD
Ju PDerastat kur do e kuptoni,se jeni karte e mbaruar, e djegur dhe s’do kush t’ja dije se cfare mendoni,apo propozoni ! Kush ju ndaloi apo pengoi ti beni kto 8 vite ne pushtet, KUSH ??? Pse kto qe kerkoni tani te behen sa hap e mbyll syte,nuk i bete vet per 8 vite ??? Populli jone,eshte ngopur me ju,i keni ardhe ne maje te hundes,akoma su bindet me 23 Qershor ??? Edhe me keq do ndeshkoheni ne zgjedhjet e tanishme.Nese do behej Dekriminalizimi mire e sakte,s’di a mbet ndonje ne PD qe s’meriton te shporret perjete nga politika, me tere ato krime qe i keni bo ktij populli !
O Oerd Kryegrumbull,(perkthyer nga Turqishtja:Bylyk-turme,grumbull;bash- krye,bashi i kopese-kryeja e kopese)!
Po kryetaret e partive me rekorde kriminale a do te perfshihen ne kete ligj?
Ne se nuk perfshihen dhe ata,kot qe dekriminalizohet parlamenti.Do te zgjedhe kryetari deputete-leshi dhe preshi dhe keta te tillet do e ngrene dhe ulin doren me porosi te kryetarit me rekorde kriminale,per te bere mbrojtjen e tij dhe te klanit te tij,mafioz e kriminal,do te zgjedhe ne institucionet Kushtetuese,njerzit e tij dhe perseri corbe deri do te mbetet politika dhe situata ne Shqiperi…
Duhet te shtohet ne amendament: as femijet dhe as dhenduret nuk mund te kandidojne per poste qeveritare.
PO ata qe kane vjedhur e bejne KORRUPSION pse nuk i quani KRIMINELE? NEse doni ta beni sic duhet, vendoseni me kusht kush ka shperdoruar qofte dhe 1 cent nga paraja publike perjashtohet mundesia per te punuar ne administrate sikurse dhe nje kriminel, trafikant apo ku ta dime tjeter. Por beni kujdes se juve te PEDES mbeteni pa kryetar, ndersa keta te Mazhorances e pakta pa Kryetar Parlamenti e po ashtu pa kryekomunar bashkish si ata te Gjinokastres, fjerit, elbasanit, Pogradecit e Durrsit. Hajde Tung
Keto qe thoni e dhjesin edhe Bashen edhe Berishen edhe Ristanin.
ne krye te listes te te perjashtuarve nga politika si kriminel te jene ministrat mbrendshem qe kane bashkepunuar haptazi me bandat e trafikantet e droges duke I marre ne mbrojtje. pushtetareve shqiptar u ishte bere e njohur se nje pjese e teritorit shqiptar ishte pushtuar nga trafikantet e droges, u ishte dhene e filmuar. por sic dihet, ministrat e brendshem e kryeministra nuk mirrnin asnje mase per te eliminuar kete te keqe te madhe per shqipetaret e per rajonin. kur ministri I brendshem shqiptar vendosi te crrenjose kete te keqe, ish-kryeministri e ish-ministr e zv/ministra e mbrojten fort teritorin e trafikantve e trafikantet. ata qeveritar qe baskepunuan me trafikantet duhet te shkojne para drejtesise per moskryerje detyre e si bashkepunetor me kriminel. pse nuk nderhyne ne lazarat ministrat e brendshem te berishes basha, nishani, noka pse. te pergjigjen para drejtesis. mos u merrni me pordhet e pd-se per shuplakat qe mori rrugac strazimiri nga ca rrugecer si ai.te perjashtohen nga politika ministrat e brendshem qe bashkepunuan me banden e lazaratit. edhe kryeministri I tyre te shkoje para drejtesise. keta kriminel duan te fshihen pas nje rrahje rrugacesh qe nuk perben krim. krye ministra e ministra qe kane vrare qytetaret ne boulevard te shkojne para drejtesise. ju lutem na thoni kush eshte kriminel ai qe te vret, te merr jeten apo ai qe te te jep disa shuplaka surratit. se pari te perjashtohen nga parlamenti e politika qeveritaret vrases, qeveritaret bashkepunetor me bandat e trafikantve, pastaj ne fund merruni edhe me shuplakat e me halimin. nga politika te largohen vrasesit e veshur me pushtet. krimineli qe ka shperdorur 220 million euro eshte me I rrezikshem se ai qe I dha 4 shuplaka surratit rrugac strazimirit.