Basha i akordon Mesiç titullin "Qytetar Nderi"

23 Mars 2015, 13:33Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka akorduar titullin Qytetar Nderi, ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesić (Stipe Mesiç).

Basha vlerësoi rolin dhe kontributin e ish- Presidentit Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t’ju dorëzoj titullin: “Qytetar Nderi” i Tiranës: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian,” ( 23 mars 2015)”.

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, duke vlerësuar përparimin e bërë në rajon me krijimin e shteteve te reja nga shpërbërja e ish – Jugosllavisë, siç ishte Kroacia apo Kosova, tani vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes këtyre vendeve, si dhe ka sugjeruar një bashkëpunim të fortë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ish -Presidenti kroat, Mesiç thekson se vendi i tij do të jetë një mbështetës i fortë i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Europa, sipas Mesiç do të jetë konkurruese vetëm duke pranuar në të, të gjitha shtetet aspirantë, pra duke qenë e bashkuar.

“Shqipëria ka si qëllim të hyjë në BE, Kroacia është në BE. Kroacia do të jetë ajo që do të ndihmojë Shqipërinë për të aderuar në BE. Edhe për shqiptarët, edhe për kroatët është shumë e rëndësishme hyrja në BE. Evropa duhet patjetër të bashkohet. Edhe diçka është shumë e rëndësishme për hyrjen në BE.

Nuk jetojnë të gjithë kroatët së bashku në Kroaci, por as shqiptarët nuk jetojnë të gjithë së bashku në Shqipëri, por kur Shqipëria do të hyjë në BE, kur BE do të hapë kufijtë e tij, atëherë kufijtë nuk do të pengojnë më bashkëpunimin e njerëzve. Hyrja në BE është një qëllim i mirë dhe besoj se nuk do të jetë ëndërr e largët, është një qëllim që arrihet. Unë uroj që miqtë e mi të dashur shqiptarë të mund të arrijnë sa më shpejt qëllimin e hyrjes në BE”, theksoi Mesiç. /gj.k/

2 komente në “Basha i akordon Mesiç titullin “Qytetar Nderi””

  1. Insistoj says:

    Pordhë me rigon…!

  2. salem says:

    Te vetmen gje te mire qe ke bere o Luli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje