PD vijon protestat për dorëheqjen e Metës/Spaho: Kusht për një hetim të drejtë

23 Mars 2015, 11:34Politika TEMA

Partia Demokratike ka vijuar edhe protestën para Kryesisë së Kuvendit për të kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i Kryeparlamentarit, pas akuzave të deputetit Tom Doshi për vrasjen e dy deputetëve.

Ndonëse Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandateve për deputetin Mark Frroku dhe Tom Doshi, nën akuzën për kallëzim të rremë e për t’i hapur rrugë hetimit, duket se Partia Demokratike vijon protestat me  pankarta “Meta ik”, ku u mbështetën nga deputeti të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

“Ne protestojmë për gjendjen e vështirë ekonomike, dhe përkeqësimin e jetës së qytetarëve që vjen si pasojë e keqqeverisjes së dyshes, Rama-Meta. Gjendja e rendit dhe e sigurisë po bëhet përditë e më skandaloze. Çdo ditë njihemi me vrasje, tritol dhe dinamit apo kriminelë. Në këtë vend, deputetët dhe ministrat ulen gjunjë me gjunjë me kriminelët, ndërsa qytetarët e thjeshtë për mospagimin e energjisë elektrike burgosen”, tha Spaho, Nënkryetar i PD dhe Kuvendit.

Po ashtu, ai kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta si kusht për një hetim të drejtë e të pavarur, pasi sipas tij, pushteti po mundohet të manipulojë hetimin, si dhe e ka konsideruar çeshtjen e dekriminalizimit, si jetike për vendin tonë.

“Dekriminalizimi duhet të jetë gjithëpërfshirës duke nisur nga Parlamenti, administrata publike, pushteti qendror e vendor. Partia Demokratike do ta ketë dekriminalizimin në axhendën e saj kryesore dhe nuk do t’i ndahet deri në realizimin e saj pavarësisht kostove politike që do të ketë. Ne do të insistojmë të protestojmë. Për sa kohë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nuk jep dorëheqjen, kjo çështje nuk do të zbardhet por do të manipulohet dhe arkivohet siç ka ndodhur me çdo ngjarje të kësaj natyre në vendin tonë”, tha Spaho. /gj.k/

12 komente në “PD vijon protestat për dorëheqjen e Metës/Spaho: Kusht për një hetim të drejtë”

  1. Po says:

    Pse nuk e dha doreheqjen heren e pare Meta kur ishte me ju dhe ju be 1 hetim “super i drejte”.Me rezultatin 5 me 0 doli gjykimi ne gjykaten e larte.Ju e dini mire se me ke u takua Meta 1 dite para gjyqit

  2. ismeti says:

    po ku meti 21 janari e harroj ky rusi berishoviqi

  3. eli-tiv says:

    ..pse te ndalojne….punuan shume forte per te krijuar “sebep”…muaj te tera nene rrogoz….urithi sali di ti beje keto pune…vetem te nje niveli tmerresisht primitiv..PD funksionon si org terroriste…Jemi ne pritje te krijimit te nje te djathte …pd nuk perfaqeson interesat te asnje shtrese…

  4. Ardenica says:

    E pse u bet legena o derzinje. Prokuroria po kerkon arresimin e Tomes dhe Frrokut si shpifes ,ju beni gam -gam ende me doreheqjen e Ilirit,mikut tuaj qe u mbajti ne pushtet. Nerastese meta duhet te denohet eshte arsya e vetme lkjo qe u mbajti 4 vjet ne pushtet.

  5. endry says:

    Mire keto u ulkan ne gjunj me kriminelat por ato qe ishin, ministrat u ulshin ne gjunj dhe kriminelat rrinin ne kembe… gjithsesi ndryshimi eshte…

  6. vlora 1912 says:

    Hani hani se ju ben mire.

  7. kendezi says:

    Ore Shquparake! Besoni apo nuk besoni tek
    sistemi i Drejtesise qe vet e kollandriset?
    Tani Rini Shtrember,por flisni drejte;
    Kur Drejtesia e tha fjalen e saj,se eshte Sajese,
    ju c,fare kerkoni atehere? Po pse ore kaq te pa
    Pune jini,sa te rini rrugeve si vajmedeti?
    Qe po silleni si Kalamaq te perkedhelur, nuk e ve askush
    ne diskutim,por qe edhe te beni sikur nuk e kuptoni,
    padyshim qe ju formatone si: “Shejtaner Budallenj”!
    Ore: I thone nje llafi qe:
    “Plakut Pordhet mos ja degjo,llafin po! por me ju po
    ndodh e kunderta: Ju po i degjoni Pordhet se vetem ato i kane mbetur!
    Dhe po vazhduat keshtu,Do kundermoni Dynjane me keq se e kini Kundermuar.O te Zezet Ju c,fare ju ka gjetur.
    Apo cfare nuk e ze njeriun dhe nuk e heq!
    Me Saliun vetem Karnavale kini per te mbet.

  8. VEZHGUESI says:

    Ky “Trapi” e pranon vete qe ka ikur koha kur nuk denoheshin ne kohen e Sales Deputetet.

  9. Dini says:

    Po vjen 21 qershori, deri ate dite keni mundesi me ba protesta sa te mundeni, se mend per te hy ne zgjedhje nuk keni, pasi humbja eshte teper e thelle, sidomos pas deshtimit te skenarit tuaj me Doshin.

    Nje e djathte reale duket ne sfond dhe ajo do ndryshoje klimen politike ne vend.

  10. H. Malo says:

    Ore Mondi, se te kam njohur qe ne gjimnaz more dreq, ja fute Sales me frazen e fundit.

  11. mushkonja says:

    ikni more halet e kombit

  12. petrit zela says:

    -Kaq naïve jane pd-istat,sa qe nuk e kuptojn se perse protestojn???
    -Nuk jane ne gjendje te perceptojn sakte,pse duhet larguar Ilir Meta??
    -Ilir Meten aty e kishin,pse nuk e denuan??
    -Makinacionet Nazi-fashiste + komuniste te Berishes nuk kane fund..
    -Megjithate fundi,po I afrohet me shpejtesi..Me se fundi dhe bedelat-protestues te pd-es,do te shpetojn nga keto turtura cmendurije,natyrisht kur lideri I tyre shpirteror,do te ballafaqohet me ligjet e drejtesise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje