Mark Frroku ka sqaruar me anë të një deklarate për shtyp, gjithë akuzat e ngritura ndaj tij nga ana e prokurorisë, e cila kërkon që ta arrestojë.
Ai thotë se kërkesa për arrestimin e tij është politike, pasi sipas Frrokut, nuk ka asnjë provë të qënësishme, që ta lidhë atë me akuzat që i bëhen.
Frroku thotë se edhe nëse do të kishte dhënë dëshmi të rremë, është e pakuptueshme që prokuroria të kërkojë kontrollin e banesës së vet.
Për më tepër, sipas tij, me këtë akuza do të duhej të arrestohej gjysma e deputetëve të Kuvendit shqiptar.
Deklarata e plotë:
Pas publikimit të disa materialeve hetimore, dëshiroj të sqaroj opinionin publik, përmes medias për disa prej çështjeve ku lakohet dhe implikohet në mënyrë abuzive dhe padrejtësisht emri im:
1- Po e them për të disatën herë, publikisht, se nuk jam unë personi që e ka njoftuar deputetin Tom Doshi se ndaj tij ka një skenar për ta vrarë. E ftoj organin e akuzës, por dhe opinionin publik që të verifikojë të gjitha deklarimet që persona të ndryshëm kanë bërë në media për këtë çështje, pasi aty gjendet autori që ka deklaruar se e ka njoftuar z. Doshi. Ky argument është mëse i mjaftueshëm për të provuar se që në zanafillë, unë nuk jam implikuar në këtë ngjarje ngjarje.
2- Unë e kam deklaruar më shumë se një herë se nuk kam pasur njohje me Durim Bamin, gjë që është konfirmuar edhe nga deklarimet e këtij shtetasi para akuzës. Në periudhën e raporteve tona intensive politike apo marrëdhënieve të biznesit me deputetin Tom Doshi, kur jemi takuar me persona që kanë qenë pjesë e shoqërisë së tij, unë nuk kam pasur njohje me asnjë shtetas që ka këtë emër.
Një referencë tjetër që përdor prokuroria në përpjekje për të argumentuar njohjen time me Durim Bamin janë pyetja e dëshmitarëve, që janë nipërit e Tom Doshit, shtetasit Alfons Shpati dhe Angjelin Ograja apo edhe dy punonjës të lokalit “Antika”, pronë e Tom Doshit. Këta dëshmitarë janë persona të lidhur ngushtë me shtetasin Tom Doshi me të cilin unë, Mark Frroku, jam përballur dhe kam mbajtur të njëjtin qëndrim.
3- Në materialin e Prokurorisë referuar Kuvendit për deputetin Tom Doshi citohet se “më datë 11.09.2014 shtetasi Durim Bami është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, me automjetin tip ‘Audi’, me targa AA600JP (i blinduar), i cili figuron në pronësi të shtetasit Mark Frroku”.
Po e theksoj se ky mjet në atë kohë nuk ka qenë në pronësinë time dhe prova më e mirë për ta faktuar një gjë të tillë ka qenë depozitimi në organin e akuzës nga ana e ime e aktit të shitjes së mjetit. Për pasojë, unë nuk kam si të kem përgjegjësi për veprimet dhe mënyrën e përdorimit të këtij mjeti pas shitjes nga ana ime.
4- Është e vërtetë se unë, Mark Frroku, dhe familja ime kemi pasur në pronësi kompaninë “Xhoi Lloto”, por ajo është shitur shumë kohë më parë. Shitja e kompanisë është deklaruar sipas procedurave ligjore dhe konform detyrimeve ligjore që kam edhe si zyrtar apo deputet. Por, unë nuk kam qenë asnjëherë administrator i kësaj kompanie.
5- Shtetasi Besnik Toma është shoferi im. Ai është marrë në pyetje për këtë çështje në prokurori. Por, dua të them se ai është thjeshtë drejtuesi i mjetit që unë udhëtoj dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për raportet e tij me të tretët.
6- Para anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, por edhe përmes kësaj deklarate, po e them se akuzat e ngritura ndaj meje shënojnë një precedent tejet të rrezikshëm për jetën parlamentare dhe politike në Shqipëri. Referuar kallëzimit që ka bërë prokuroria ndaj meje, me këtë standard që po përdoret ndaj meje do të duhej që të viheshin përballë akuzës më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit si dhe të gjithë drejtuesit e partive politike në vend. Akoma më i rrezikshëm është fakti se organi i akuzës, në kërkesën drejtuar Kuvendit, i kërkon autorizimin për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit.
Në këtë rast nuk ekziston asnjë nga kushtet e parashikuara nga nenet përkatëse (202 – 207) të Kodit të Procedurës Penale pasi konsumimi i veprës penale të dëshmisë se rreme nuk kryhet nëpërmjet sendeve apo objekteve të ndryshme, por me anë të deklarimeve, të cilat unë i kam dhënë dhe që Prokuroria thotë se i ka vërtetuar se janë të rreme. Atëherë, ku konsiston kontrolli i banesës dhe personit dhe çfarë synohet të realizohet me to?
Së rrjedhojë, e kam konsideruar të pavend hetimin që po bën prokuroria ndaj meje, kur ende nuk ka përfunduar hetimi i ekzistencës së faktit.
Të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje janë bërë për qëllime të pastra politike, por unë do t’i jap përgjigje çdo akuze me mjete dhe në rrugë ligjore, dhe institucionale si dhe do të bëj transparencën deri më një dhe do të jap përgjigje në kohë, edhe për publikun, për çdo akuzë të padrejtë që do të bëhet ndaj meje./b.l
Rregullo qeline pederast se do vuash per
1.vrasjen ne Belgjike
2.vrasjen e kryekomisarit
3.trafik droge
Per ty do degjohet historia e sapunit.
Kriminel profesionist,bashke me vellain burg te perjetshem,vrasja e kryekomisarit nuk eshte bere pa dijen tende.
po pse ke frike me qenese je kaqe i paster qetesohu se po na crregullohesh se ka kapluar drejtesia se seshte vec politika por po me duket edhe racizem si katolik si i krishtere po gjykohesh nga jenicere
Vetem 1 pyetje kam. Kur ti Frrok akuzohesh per vrasje, dhe nuk shkel ne BRUKSEL se gjykata te ka denuar me burgim, vellai juaj ne bashkepunim me ty si ligjvenes i qeverise akuzoheni per vrasjen e komisarit Lamaj,,, cfare dohet te thote ajo nena nga Gjirokastra e cila u denua me 2 vjet burg per 5 leke ashash!!!!!!!!!!!! Dhe aq me shume qe nuk ishte ajo qe e kultivoi,por i biri dhe si nene mori fajin persiper. Kurse ju me mandat deputeti jeni bere si GANGSTERET e Amerikes, apo Al Caponet e veriut.
Ketu e keqja eshte se duke mare nje mandate per te perfaqesuar popullin ne parlametnt,nuk do te thote qe te hedhesh hapat e gabuar,te mos kesh frik nga ligji se ke nje mandat,per kte ndoshta ke te drejte qe vertete mund te jene gjysma e deputeteve ne ate salle, per derisa tek ne nuk eshte futur ne kultur qe ligji eshte i barabarte per te gjith shtetasit,qofte deputet,k/minister,minister apo president.
Berisha duhet te hyje i pari pastaj frroku
e doshi,me fullhanin cu be zoti kryeminister
apo u harrua????????????????????????
C4,
Fullani po pret rradhen….. Jane me te rendesishem keta te tritoleve.
Kjo eshte e vertete;jeni shume plehra per t’u djegur,pa zhdukjen e te cileve nuk behet Shqiperia
Frroku ka shume te drejte, por ne gjendjen qe e katandisen keto mostra tempullin tone, atje duhet kalojne njeri pas tjetrit depotetet e inkriminuar. Le te jete ky nje mesim per drejtesine e cila duhet te zhvishet nga klanet dhe te mbroje per here te pare, Shqiperine qe ne zshqiptaret me se fundi, te mos ndihemi jetim nen kercenimet e banditeve qe u majmen me grabitjen e djerses sone.
Kjo qenka Si pune grash llafazane nje thashethem kafenesh. Gjithe kjo histori tregon qarte nivelin e deputeteve qe thurrin llafe dhe intriga si baxhella rrugesh. Futini brenda qe Te ven mend baxhellat e tjera Te parlamentit
Parlamenti duhet tu heq inunitetin ketyre dy deputeteve,dhe per krimet qe kane bere te mos fshihen pas imunitetit.
Mark Frroku, në këtë rast, ka plotësisht të drejtë.
Arrestimi i tij është thjesht politik, është i papreçedent dhe është një provë e qartë se Rama, është një miop politik, është i manipulueshëm dhe nuk ka as stofin dhe as këllqet e një lideri maxhorance.
Rama është një xhuxh përpara Berishës.
Deri më sot, nga pordhët deklarative të Ramës, kur ishte në opozitë, se do ndëshkonte korrupsionin dhe krimin ekonomik dhe politik të Berishës dhe klanit të tij mafioz, kemi parë të shkojnë para drejtësisë vetëm shokët e Ramës, Shpëtim Gjikën përshëmbull, por jo vetëm atë, dhe tani, kemi dyshem tjetër të “miqve” të tij politikë, Doshi dhe Frroku, që po u hiqet mandati për tu arrestuar.
Po për çfarë po arrestohet nga Rama Frroku, aleati, miku dhe deputeti i Ramës?
Sepse ka trilluar tek Doshi atentatin e Ilir Metës dhe kjo, me gjasa, do të destabilizonte vëndin dhe pushtetin e maxhorancës.
Por le ta zëmë se kjo është e vërtetë.
Por Berisha vetë, në darkën e e vrasjes së Azem Hajdarit, doli publikisht dhe deklaroi se Hajdarin e ka vrarë Fatos Nano dhe, jo vetëm kaq, por menjëherë pas saj, me këtë akuze të trilluar, orkestroi grushtin e shtetit, djegjen e Kryeministrisë, pushtimin e RTV, dhe militarizimin e plotë të Selisë së PD-së.
Nuk po hyj në të tjera historira pa fund të shpifjeve, trillimeve dhe komploteve të Berishës me pasoja katastrofike për Shqipërinë.
Dhe për të gjitha këto, Berishës as që i ka hyrë ferra në këmbë, as që e ka parë derën e prokurorisë me sy dhe as që i ka bërë qerpiku tërr që të vazhdojë të akuzojë kundërshtarët e tij, edhe kur ata janë në pushtet, kur kanë “edhe gurin edhe arrën” si i thonë, siç po ndodh tani, kur vazhdon përroi i shpifjeve, akuzave dhe protestave të Berishës për korrupsion, krim dhe mafia të pozitës.
Dhe misteri vazhdon, Berisha bërtet dhe akuzon dhe Rama arreston aleatët dhe miqtë e tij, me kryeprokurorët e Berishës, që kanë lënë në gjumë ose mbyllur të gjitha dosjet e krimit dhe abuzimit të Berishës dhe oborrit të tij dhe duan të provojnë forcën me arrestimin e miqve të Ramës.
Dhe Rama nuk është i pari i të majtës që e bën këtë. Fatos Nano, para tij, bëri të njëjtën gjë dhe theu turrinjtë, po nga Berisha, që u ngrit si gjarpëri nga hiri për të kafshuar Nanon, maxhorancën e tij dhe vetë Shqipërinë, për llogari të padronëve të tij në Beograd.
Për turpin e Ramës, ndërsa 1 milion votuesit e tij presin spastrimin e prokurorisë dhe gjykatave nga rrjeti mafioz i dorës së Berishës, ndërsa presin të shohin në shtyllën e turpit dhe të tradhëtisë, si dhe në bankën e drejtësise, oborrin familiar dhe politik të Berishës dhe vetë atë, kryeagjentin e UDB-së të kryqëzuar, ne shohim Ramën të çojë në burg miqtë dhe aleatët e tij.
Me parë se Doshit dhe Frrokut tu hiqej imunoteti dhe të arrestoheshin, do të kishim dashur nga Rama, që ata të mos ishin deputetë, të mos ishin bërë miq, të mos ishin përdorur për të ardhur në pushtet,duke u fërkuar krahët dhe bizneset.
Ndër mijëra poshtërsitë dhe ukubetet e Berishës ose, më mirë pikërisht për shkak të tyre, shkëlqen si diamant një dhunti e tij: Berisha nuk i shet miqtë, bashkpuntorët dhe aleatët e tij, ata që i shërbejnë kauzës së tij, edhe kur ata vjedhin, mashtrojnë, shkelin ligjin, madje edhe kur ata vrasin.
Mjafton të kujtojmë se si Berisha u vuri gjoksin duarpërgjakurve të 21 Janarit, se si u preu duart prokurorëve që donin të arrestonin gardën që e mbrojti dhe i mbajti në oborrin e Kryeministrisë dhe nuk ja dorëzoi prokurorisë oficerët e inkriminuar.
Pyesni cilindo, kë do donin të kishin pasha, kur zbatojnë urdhëra të dyshimta, Ramën apo Berishën.
Rama, përkundër arrogancës dhe harbutllëkut ordiner me vartësit dhe stafin e tij, njëlloj si Fatos Nano, është një dhjeraman dhe i paqënë, kur vjen puna për të ndëshkuar krimet reale të kundërshtarëve të tij, sidomos ata të llojit Berisha.
Çështja Doshi&Frroku e provoi përfundimisht këtë.
Me kryeprokurorin e Berishës, me votat e Berishës dhe të socialistëve, Rama po dënon miqtë e vet dhe me duar e këmbë, përpiqet të mbulojë surratin nga grushtat dhe protestat e Lul Bashës, kryeqehajajit të radhës së Berishës.
As arbitrat nderkombëtarë, ata nga ShBA dhe BE, që i kanë lidhur duart kur vjen puna për të çuar në hapsanë Berishën edhe për superkrimet e tij, nuk do mund ta mbulojnë këtë çfaqje të shëmtuar të dhjeramanisë së Ramës dhe as pasojat që maxhoranca do ketë në zgjedhet e afërta lokale dhe, sidomos, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga kjo farsë që po luhet për opinionin publik shqiptar.
Sipas ketij, Berisha qenka kriminel me karakter.
nuk e di ne se autorizimi eshte per te mare si te pandehur apo per ti arrestuar.ne se eshte kjo e dyta atehere kemi te bejme me banditizem te prokurorise.kjo per faktin se ky zoteria sa here eshte kerkuar nga prokurori eshte paraqitur.atehere pse duhet arrestuar kur vepra per te cilen akuzohet parashikon edhe denim me gjobe ne se provohet fakti.pra,te presim te denohet me vendim te formes se prere nga gjykata dhe pastaj te arrestohet.sa i perket mandatit te deputetit ,ate ja kane dhene votuesit dhe nuk ja vlen qe tani qe perflitet ta akuzozh per kriminel.apo keshtu e kemi ne shqiptaret qe po te shkau kemba te japim shtymen…kete zoterine nuk e njohe dhe as dua ta njohe por te gjith ata qe e duan ne turren e druve te djegur te gjalle edhe pse nuk ju ka bere gje personalisht ju them.mos i denoni njerzit para se gjykata te shprehet me vendim pasi mund tju ndodh edhe ju qe ju akuzon dikush dhe nje prokuror bandit tju arrestoje edhe pse ju mund te jeni duke u robetuar per te mbajtur familjen.ky duhet te jete gjykimi njerezor dhe ketu nuk kam parasysh servilet, hipokritet dhe njerzit me dy fytyra qe kthehen sipas eres…shkurt.te hetohet ti provohet fajesia dhe pastaj te arrestohet kjo eshte normale.
Mos akuzoni njerezit vetem me fjale pazari.Prokuroria le te hetoje per te gjitha dyshimet ndaj Frrokut,por i takon vetem prokurorise te shprehet e jo pazarit ke fejsbuku,se ashtu del 80 perqint e Shqiptareve kriminel.Sa ndertime pa leje ne toka te huaja eshte ndertuar?epo veper penale eshte ,sa kan vjedhur energji e uje te pijshem?sa kan perfituar nga fondet publike?sa kan mashtruar me cmimet e cilesin?sa kan marre para nen dore mjek e polic e tatimor eeeeee ska fund, kapitalizmi eshte stan qe kete bulmet ka shfrytezimin e njeriut nga njeriu.
MARINEN E BLINDUAR KA QENE PRON E TIJ PRANDAJ BEHEN DEPUTET QE TE BLINDOHEN PSE NUK BLEN HELIKOPTER KY TE COJ NJERZ TE SEMUR NE SPITALE TE COJE NJEREZ QE E VOTOJNE
PAS BLINDIMIT FSHIHET GENJESHTRA
NE JE BURRE THOJ TE VERTETAT
Kshu esht kur tradhton shoket o mark………