Meta takon Kryeprokurorin kroat: Reforma në drejtësi, prioritet

23 Mars 2015, 13:24Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit  me Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan e vuri theksin tek reforma në sistemin e drejtësisë, si një prioritet për Shqipërinë.

Meta tha se Shqipëria mund të marrë eksperiencë nga Kroacia në këtë drejtim, ndërsa shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.

“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”, tha Kryetari i Kuvendit.

Gjithashtu, Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.

“Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”, u shpreh Meta.

Kryeprokurori Dinko Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, nënvizoi Cvitan./gj.k/

2 komente në “Meta takon Kryeprokurorin kroat: Reforma në drejtësi, prioritet”

  1. Temali says:

    Sa hipokrit qe je mor hajdut. Po te kishte qene prioritet reforma ne drejtesi do ta kishe bere te paren. Prioritet per ty dhe shum te tjere eshte korrupsioni. Ik flliqesire se na je bere ale ne sy si Berisha.

  2. MAJAKOVSKI says:

    Ky prokurori kroat mendon tani qe po i ndyen duart me ty o Ilir Hajduti.Ai mendon qe ti duhesh arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje