Doshi kërkon anulimin e kërkesës për arrestimin e tij

23 Mars 2015, 15:16Politika TEMA

Deputeti Tom Doshi i  ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e tij.

Në shkresën e tij zyrtare, avokati Vladimir Meçe, i cili do të mbrojë ligjërisht Doshin në këtë çështje, vetëm pasi është pajisur me një prokurorë ligjore,  i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bazuar kërkesën e tij në pasaktësitë proceduriale.

Sipas tij, kërkesa e Prokurorisë nuk është bazuar në procedurë.

Ai është person që i ka shërbyer hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria dhe është treguar i gatshëm të paraqitet përpara organit të akuzës sa herë është parë e nevojshme. Në asnje rast deputeti Doshi nuk i është shmangur hetimit, thuhet në kërkesën e avokatit.

Ndërsa deputeti Tom Doshi, ka shkruar në Facebook:

Per transparence me publikun dhe median, po ju vejme ne dispozicion Kerkesen qe avokatet e Z. Doshi, Ferid Mucaj dhe Vladimir Meci, i kane bere sot Prokurorise se Pergjithshme.

Do te shikoni ne kete kerkese nje nxitim te cuditshem te Prokurorise se Pergjithshme per te kerkuar lejen per arrest te dy deputeteve. Ne daten 20 Mars, dite te premte, jane marre me nxitim disa veprime:

Vendimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda per moskompetence lendore, dmth qe kjo prokurori nuk ka te drejte te hetoj deputete te Kuvendit
Rregjistrimi ne Prokurorine e Pergjithshme i procedimit penal nr.1 per Z. Doshi
Kerkesa drejtuar Kuvendit per lejen e arrestit per deputetet

E quajme nxitim te pashpjegueshem kete veprim, sepse Prokuroria e Pergjithshme pa kryer asnje veprim qe kerkon ligji, merr persiper te beje shkelje flagrante te tij:

-Nuk i komunikon Z. Doshi qe po hetohet
I mohon atij te drejten te mbrohet vete apo me avokat
I mohon te drejten per te dhene shpjegime apo paraqitur prova

Duke cenuar parimin kushtetues te nje procesi te rregullt ligjor. Zoti Doshi njoftohet vetem nga media per nje process hetimor, akuza dhe kerkesa per arrestim.

Per keto shkelje flagrante te ligjit avokatet kane kerkuar nga Prokuroria e Pergjithshme te terheq kerkesen per Kuvendin si te kundraligjshme dhe arbitrare, dhe te vazhdoj hetimet ne menyre normale.

Imagjinojeni kur Prokuroria shkel te drejtat e nje deputeti te Kuvendit, cfare mund te bej ajo me te drejtat e nje qytetari te thjeshte, qe nuk ka mundesi te marr as dhe nje avokat. Pa bere asnje minute hetim, kerkon te marr leje per arrestime……

Ndërsa deputeti tjetër Mark Frroku në një deklaratë të shpërndarë për mediat, i quan politike akuzat e ngritura, ndërsa kundërshton kërkesën e prokurorisë për të ushtruar kontroll të banesës.

 

20 komente në “Doshi kërkon anulimin e kërkesës për arrestimin e tij”

  1. aldo says:

    filluat teatrot edhe si i semure tani??haha sa kurva,sa laparuk,sa fenaruq

  2. leon says:

    KE KAQ KOHE MER TOM QE NA QAVE GAJDEN,,,,ME KETO QE KE BERE,,PISLLEK JU DUHENI DENUAR…BEN FROOKU VELLAI MARKUT TISHOKU FRROKUT…JU DUHENI QERUAR POR TE MERRNI EDHE SALIU MBRAPA…

  3. elinor,.,,,.. says:

    Pse keshtu, eshte nen moshe a si?

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Paskan steme ne leter.. Apapapa I madh je ti Maku..Tani dukeni me te rendesishem.. Rripeni Doshken nga leket se te vjedhura I ka..

  5. pirxh pirxh se lirohesh says:

    O avoketer me shkolle nate, arrestimet behen duke patur dyshim te arsyeshem ska nevoje per avokat. Provat dhe avokati caktohet perpara se te filloje gjykimi, dmth ne kohen kur ai do.vetdeklarohet i pafajshem ose i fajshem etj. Nderro avoketerit se spaske gje ne vije.me keta.qe.ke zgjedhur

  6. ??? says:

    Deri dje I thoshte prokurorise te hetoje, kurse tani I thote ta mbylli ceshtjen!!! Hajde Tom hajde, po pse o rrush cfare eshte drejtesia kinema ku te luash ti telenovelat e tua? E nise kete pune, shkoi deri ne fund tani.

  7. uk says:

    PROKURORIA NUK KA SHKELUR PROÇEDURËN. Hetimet e plota fillojnë pas miratimit të komisionit të mandateve për heqjen e imunitetit të Tom Doshit në mënyrë për tu hetuar plotësisht dhe të përballet me gjykatën nëse ka shkel ligjin.

  8. MENTORES says:

    Procedura Penale jep garanci per nje proces te rregullt dhe te drejte ligjor! Doshi ndoshta nuk eshte ndonje figure qe ja vlen te mbrohet, por nuk eshte ky diskutimi. Kodi Proc Penale ne menyre taksative percakton se nje person arrestohet kur ka dyshime te arsyeshme se 1. Do tentoj te arratiset dhe 2. Se mund te demtoje hetimet qe jane duke u kryer. Per cilen nga keto raste kane prova pertej dyshimit te arsyeshem??? Njerez qe rregullisht vene te japin shpjegime ne Prokurori!!! Pse nuk kerkojne nje garanci monetare prej te akuzuarve, edhe kjo e parashikuar ne ligjin procedurial penal??? Keta thjesht po goditen per hesape brenda mafies shqiptare qe drejton institucionet e vendit! Nuk fillon drejtesia edhe kur goditen bandite te ketij lloji! O njerez REFLEKTONI!!!

  9. anonimus says:

    Doshi i kerkon prokurorise te terheqe mandat arestin???!!!! WTF???!!!! Imagjinoni te ishte minister ky apo kryeminister. Ik o Doshe dil para ligjit se nuk je i paprekshem dhe lere brezin e llogjikes te lire se na keni marre frymen me injorancen e fuqishme.

    1. Spartaku says:

      Per Ilir meten qenka e domosdoshme te hiqet imuniteti qe te hetohet,kurse,sipas Doshit nuk iu dashka hequr imuniteti ketij kodoshi.Ne burg e ke vendin,se na krijove gjithe kete gjullurdi per interesa te kryekriminelei Sali Berisha.I shpife keto akuza ne nje kohe kur vendi ka shume probleme imediate.Po ti nuk je deputet,ja alabak,qe nuk merre vesh nga politika dhe rendesia e problemve shqetesuese.Ty nuk ka dashur te vras njeri,por i stise vete per hater ta Saliut.Me keq e gjeç.Shko atje ne biruce dhe beje qejf.

  10. MAJAKOVSKI says:

    Perfundimisht u harrua vjedhja e bujshme e Bankes se Shqiperise, u harrua Fullani dhe Ardian Bitraj dy hajdutet e shekullit te XX dhe XXI, pra fitoi Meta.Kjo eshte loja!

    1. Spartaku says:

      Po,po,eshte e vertete.Kjo eshte loje.U harrua Fullani.Jane skenare te Sali krimineit keto.

  11. tani says:

    Sa garant eshte procesi i rregullt tumi i kombinati miku i monit edhe likja qe e dreth edhe prokurori i enverit qe shkon ne gjermani dhe ne emer te popullit do ta denoj doshin me vdekje mos me plum me gjera te tjera ose me veze

  12. daja says:

    U dashte zbardhja e dredhise se Tomes e Markut per te reflektuar keta dy manipulatore.Njerezit e biznesit ne Shqiperi e Kosove ne pergjithesi nuk jane pasuruar ne saje te djereses e mundit as te dijes se madhe qe kane pase,por me mashtrime,manipulime,permes kercnimesh ndaj konkurences,shfrytezimit te favoreve qeveritare e kjo e fundit ka qene primare ne Shqiperi.Pacollin e ka bere pasanik Jelcini .
    Shihet edhe ne kete inskenim sa te ceket mdhe te paskurpullte jane.Perbehen ne moral ,drejtesi,guxim,e fisnikeri e bejne gjera te neveriteshme te cilat as nuk u shkojne nepermend njerezeve te ndershem.
    U perpoqen te rrenojne shtetin e rendin kushtetues per interesa te tyre eskime e tani kur u zbuluan u struken si pulat duke u fsshehe pas madateve dhe raporteve mjeksore.pastrimi i Parlamenteve si te Shqiperise ashtu te Kosoves nga elemnte te tille te cilet ne nje menyre a ne nje tjeter jane te inkriminuar nga vete menmyra se si jane pasuruar ieshte jo vetem ne interes te qytetareve por edhe te vete partive politike dhe lidershipit te tyre.Ne pergjithesi keni vrejte se asnje nga keta biznismenent shqiptare nuk jane as inteligjent.Filloni nga Pacolli e Kokdhima e deri te keta te pularive te ketij inskenimi.Nuk jane fare te denje te perfaqesojne qytetaret sepse 95% te shqiptareve i takojne shtreses qe mbijeton nga muaj ne muaj duke filluar nga mjeket e arsimtaret e deri te nje shumice e madhe qe jetojne ne varferi dhe ne varferi te skajshme.Qfare u duhen ketyre qytetareve biznismenet e korruptuar ne Parlament.

  13. Goni says:

    Sa shpejt i flak tutje bijte e vete partia.Sa ka ne djep dhe i duhen.i tund e perledhel.Kur si duhen me,jo vetem i flak nga djepi,por dhe ua ve te tjereve ne djep;eshte i juaji tani.Si ne kohen e xhaxhit.Nga bije te partise,beheshin bije te armikut te klases.Tani Toma eshte i PD,apo jo shoku Mero?

  14. Leshi says:

    Presion I ambassadorit american ka ardhe I ri done me bere do leke edhe ky pse nuk tha gja ai tjetri para sete ikte kesh tu bajne keta vijne nga america e Anglia jetojne ne shpija ME qera per kater Vjet bahen milardjera paguj meta paguj sala paguj edi na Thojne luftoni korropsjonin keta te huajte Jane nana e kurropsjonit

  15. Ajaxs says:

    Te matesh me Ilir Meten eshte e pa mundur.Doshi nuk ka shpifur ka thene nje te vertete. Por ILIRI eshte shume i fuqishem, Ai do ta hedh nokdaun Doshin.Me mafiozin ILIR nuk matesh dot o TOM, se dhe ti nuk je i paster.

  16. asnjanesi says:

    Intervista e Metes mbreme tek A1 tregoi te gjitha. Meta pa ju trembur syri i tha vete te gjitha. Ai na tregoi qe eshte zoti i ketij vendi qe mund te beje cte doje pa ju trembur askujt as Rames e Berishes. Intriga e shantazhe me keto merren politikanet tane. Konflikti i pularive i nxorri te tera ne drite. Berishes i treguan video me Shkelzenin e i qepen gojen ,Rames shantazh per zgjedhjet ose koalicion me PD dhe Meta i komandon te gjithe i ka bere satelite te tij. Meta LSI eshte kthyer nje boomerang te dyja partive te medha se u zoteron sekretet e tyre…por nje dite do te zberthehen te gjitha se smund te vazhdohet keshtu populli po vuan dhe do te kerkoje drejtesi

  17. GAMORI says:

    USHQEHET ME DROGE MAJCIJE DHE SALIJE

  18. esa says:

    Nuk eshte e njejta gje kur te shpall fajtor drejtesia dhe kur te shpall fajtor opinioni i vendit tend. Lul Basha eshte i pafajshem per procedure nga drejtesia, pamvaresisht se opinioni e di se i ka vjedhur leket e rruged se Kombit. Ilir Meta eshte i pafajshem nga drejtesia, pamvaresisht se e pame me ze dhe figure duke vjedhur. Tom Doshi mund te shpallet i fajshem nga drejtesia, por like floriri eshte perseri vrases, dhe kete nuk e ve ne dyshim asnje shqiptar(pervec lsi-stave). Beni nje sondazh 1. I fajshem Doshi? 2. I fajshem Meta? Dhe do i shikoni mendimet e opinionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje