Gjendja e tmerrshme në Kopshtin Zoologjik/ Bashkia: Tjetër bllokim politik i Ramës

23 Mars 2015, 14:53Politika TEMA

Pas disa pamjeve të rënda të marra nga Kopshti Zoologjik në Tiranë dhe publikimit te tyre në media ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila ka fajësuar Edi Ramën për gjendjen.

Sipas saj ky është një tjetër bllokim politik i qeverisë dhe kryeministrit Rama.

“Bllokimi me urdhër politik të Edi Ramës i dhënies me koncesion të kopshtit zoologjik në të cilin nuk është investuar prej 20 vitesh po sjell degradimin e tij

Situata në kopshtin zoologjik të Tiranës vazhdon të rëndohet për fat të keq, për shkak të politikave bllokuese që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë ndaj Bashkisë së Tiranës përmes bllokimit të projekteve, të buxhetit dhe përgjysmimit të fondeve në dispozicion të saj. Pasi nuk ka marrë asnjë masë për 11 vite si kryebashkiak për të ndryshuar situatën në kopshtin zoologjik, me urdhër politik ka bllokuar dhënien me koncesion të tij e cila do të mundësonte krijimin e një kopshti zoologjik modern për qytetin e Tiranës.

Që prej muajit tetor të vitit 2014, në Këshillin Bashkiak është çuar për vendimmarrje projekti i dhënies me koncesion i cili vazhdon të mbetet i bllokuar edhe sot, ndërkohë që ka një interes të madh për të. Bllokimi i dhënies me koncesion të kopshtit zoologjik është pjesë e politikës së bllokimit me urdhër te kryeministrit Edi Rama të çdo projekti modernizues që Bashkia e Tiranës ka hartuar dhe është gati të jetësojë për ta shkëputur qytetin nga zhvillimi betonizues dhe për t’i dhënë atij një zhvillim modern dhe europian.

Bashkia e Tiranës i kërkon dhe njëherë Këshillit Bashkiak të miratojë sa më parë procedurën për dhënien me koncesion të kopshtit zoologjik në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i një parku zoologjik në parametra modernë dhe të parandalohet çdo incident dhe degradim i mëtejshëm i tij”, thuhet në reagimin e Bahskisë

12 komente në “Gjendja e tmerrshme në Kopshtin Zoologjik/ Bashkia: Tjetër bllokim politik i Ramës”

  1. Claus says:

    Edhe kopshti zoologjik duhet dhene me koncesion?

    Mire ai gjatoshi tip kafshe qe per 11 vjet u mor me llac dhe beton, po ky flokelepiresi me kena perse nuk ka marre masen me te thjeshte per ca rregullime qofshin edhe primitive?

    Jane turpe shqiptare, qe ne nje Europe edhe sistemi me primitiv nuk do te kishte arrire deri ne ate shkalle, po keshtu eshte kur jeni mesuar me therje deshesh per “Kurban” dhe therje delesh ne mal te “Tomorrit”.

    Nuk gjen fjale per keto mizorira qe diku ne ndonje vend tjeter do te kishte protesta, por prisni se bota do t`i marre vesh keto bemat tuaja.

    Kur nuk ke meshire per nje qenie te gjalle si do te kesh meshire per qeniet njerezore.

    Dhe pastaj zdapi kryeminister i ve damken e “turpit” Europes qe nuk u jep viza kosovareve!!!!

    Me vjen keq per ato kafshe qe jane mbyllur ne ate vend, se vec tortures nuk ndjejne gje tjeter, edhe per njerezit gjithashtu, por keta te fundit i kane dy pare mend ne tru, por kafshet e shkreta c`taksirat kane te kalojne jetet e tyre ne ate kopesht te madh humanologjik?

    1. Celo Mezani says:

      “gjatoshi per 11 vjet u mor me llac dhe beton” ?!?!
      Claus te paskan keqinformu fort. Ndonese dukesh nga postimi qe je cun qytetar edhe ti nuk paske shpetu dot nga drogimi qe te ben propaganda.

      Dekaden tjeter kur te pese baballaret e urbanizimit te Tiranes Berisha, Nano, Meta, Rama e Basha te jene largu pergjithmone nga politika do shkruhet edhe historiku i Tiranes “kapitaliste”.

      Cdo mur dhe cdo lulishte e ka nje autor. Ke per tu habit se sa e ulet eshte % e betonit qe ka bere Rama (me pak se 5%) dhe sa e larte % e gjelberimit qe beri/shpetoi po Rama.

      Ne nje pike jam dakort me ty, qe pavaresisht se vete betonizoi pak, Rama kishte influence ne politike qe te bente me shume per pengimin e betonizimit, por preferoi kompromiset perpara luftes pa kompromis. Thjesht kapitulloi perpara dyshes Berisha-Nano qe kane qene gjithmone ne nje harmonizim spektakolar per ta shkaterru Tiranen

      1. Claus says:

        Na mo Celo, po t`u duk`tam cun qyteti, o Celo?

        Po leri retorikat sa beton ka hedhur dhe sa beton ka shqepur Rama. Kete e dime te gjithe, halli yne eshte ai i gjori kale qe vazhdonte te rrinte ne kembe me zorre perjashta duke llahtarisur kalamanj dhe te rritur.

        Po a nuk ishte dhe ai kamp perqendrimi, ah me fal, kopesht, per kafshet nen hyqmin e Rames per 11 vjet?
        Mire qe ato gra dhe burra qe punonin aty u jepte ca uniforma te bashkise, po te pakten te kishte ndonje pike meshire per ato kafshe qe ishin denuar te kalonin vitet atje.
        A vuri ndonjehere dore?

        Ah po ne ate kohe bleu nje luan nga Maqedonia ne kohen e tij dhe te mjerin luan e mbylli ne ate kamp perqendrimi.
        Apo i ka harruar keto gjera?

        Po ai kale cdo aty ne nje furrik me demin? Aq shume kurizitet na paskan femijet te shikojne kuaj dhe gomere, a thua se nuk shikojne neper rruge e Albanistanit me shumice?

        Mire qe nuk na kishin futur mace dhe qener, ca pula dhe ca gjela dhe “kampi i perqendrimit” do te plotesohej me se miri. Ndoshta do ti vinte asaj shqiponje jetegjate ne ate kamp dhe nje flamur ne krahe dhe natyrisht qe kombi do te kenaqej dhe mizerja do te zhdukej.

        Me shume respekt per ate lloj njethundraku te gjore o Celo, se sa per ca palo politikane shqiptare me pese gishterinj.
        Eshte kafshe qe i ka sherbyer me shume njeriut se sa ca homo sapiensa ne politike.

        Ai njethundrak ju ka mbajtur mbi kurriz o Celo, kur moret rruget per ne Shqiperi, se ju kishte zene pusi greku tek pusi i Sulejmanit, prandaj leri historite kapitaliste te Tiranes se e njoh mire.

  2. 1444 says:

    Veterinerin per ti bere operancion kalit e paska bllokuar Rama?!
    A jeni ne rregull nga trute e kokes ju apo jo!

  3. Zig Zag Man says:

    E lene te vjedhi dhe vrasi pa hesap kafshe dhe njerez Kryetar Lulushin, dhe ngrejne flamura Authoctonus si patriote! Populli hantikapat shqiptar!

  4. Bigu says:

    jepini edhe grate me koncesion o felliqsira

  5. caku says:

    Dhe masakrat s’kane te sosur,duke filluar me njeriun e “RI”,e vazhduar stoikisht me masakren pyjore,mjedisore,ndertimore,arsimore,mjekesore,financiare,institucionale,gjyqesore,parlamentare,shpirterore,pronesore,e tani po na tregojne ynerin me te fundit,kenaqesine qe ndjejne duke pare vuajtjet e nje qenieje te gjalle,nga me fisniket e besniket e rruzullit.-Kjo pamje tregon shkallen me te ulet te qyteterimit te arnauteve dhe shpirtin mizorr qe i karakterizon !

  6. Emigrant says:

    Per cdo gje qe nuk eshte i afte te beje thote e ka bllokuar Rama po ju a jeni kryetar bashkie apo cfar mutin jeni Kryetari i Babshkise se Tiranes eshte nje mini kryeminster Ju i kushtoni me shume pamjes se jashtme se sa puneve Megjithese kudo qe kini qene nuk kini bere asnje pune te dobishme per njerzit vetem skandale.

  7. Lumo Skendo says:

    Pse merziteni dhe beni llafe?
    Vete Shqiperia qyshkur u krijua,
    ka qene dhe mbetet
    nje kopesht zoologjik !

  8. fieraku4u says:

    E TEMERSHME AJO PAMJE E KALIT. I SHKRETI KALE.

  9. tepelensi says:

    Po ne 2011 deri ne 2013 Rama ti bllokoi fondet!!!Sa te pa cipe qe jeni ju te PD

  10. tepelensi says:

    More juve te PD bravo ju qofte qe e mbani njeri tjetrin,e ja hidhni fajin qeveris,se te kishin qen te PS,gjysma e kopeshtit zoo. do qe pushuar nga puna o do kishin ikur per ndjekje penale.Per kete qe mbani njeri tjetrin ju kam vertet Zili.Fatkeqesi qe trasheguam nga prinderit krahun e gabuar = PSn.E di qe nje pjese do shajne,por ky eshte fakt,PD istet e mbeshtesin shume njeri tjetrin.Smbaj mend 8 vjet qeveri PDje te jen share ne publik apo te ken akuzuar njeri tjetrin si ben PSja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje