Mark Frroku ka reaguar pas raportit se prokuroria thotë që kërkon arrestimin e tij, pasi ka frikë të një arratisje të mundshme nga Shqipëria, duke qenë se ka nënshtetësi të dyfishtë.
Sipas tij, kjo gjë mund të mendohet vetëm nga ata persona që sipas Frrokut, e kanë cënuar atë si qytetar dhe politikan.
“Përmes këtyre radhëve dua që të shkurajoj të gjithë gojët e liga se unë Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Kristian Demokrate paskam rrezik për arratisje, pasi e kam shprehur publikisht gatishmërinë maksimale për tu përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që më janë bërë këto ditë.
Arratisja është vetëm në mendjen e atyre që më kanë cenuar mua si qytetar, politikan dhe i zgjedhur.
Unë i kam hedhur poshtë me neveri të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje dhe tani jam në të drejtën time për t’u mbrojtur në të gjitha instancat ligjore, si i zgjedhur dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë”, thotë Frroku./b.l
good, ath dorezo vullnetarisht te 2 pasaportat dhe mbyllet kjo seri e telenoveles. shteti shqiptar nuk duhet te lejoje shumeshtetesine per personat me poste qeveritare, deputet poste te rendesishme ne administrate si dhe per zyrtaret apo punonjesit ne sektore delikate ne ushtri, polici, apo shik dhe ku cenohet siguria kombetare.
ose prokuroria mund te nxjerri urdher per moslejimin e ketyre personave t elaargohen nga vendi per arsye te hetimeve.
Arrestimi eshte shantazh, pikerisht per t’u futur friken qe te largohen nga Shqiperia dhe rrjedhimisht te shpallin veten fajtore…Me sa duket politika pushtetmbajtese tashme po pergatit arrestimin e Berishes, jo se nuk e meriton, por me qellimin per te mbuluar pislliqet e veta (kujto arrestimin e Nanos)….kjo do te thote qe mafja 23 vjecare vazhdon te kete pushtetin ne Shqiperi…….
Ne gjithe kete zallamahi qe po zhvillohet, nuk e di perse me eshte krijuar bindja se je nje person qe duan te te marrin neper kembe dhe denigrojne! Qe ne momentin kur ti the se : “Nuk e di pse me implikoi mua ne kete ngjarje Tom Doshi.” une kam bindjen (dhe nuk dua kursesi te jem i gabuar) se nuk ke gisht! E drejta do te dale nje dite dhe cdo gje do te vendoset ne vendin e vet! Nese je larg dhe i paimplikuar ne kete ngjarje, lutem qe Zoti tju ndihmoje !
Hajde shtet hajde
Mum te fut njeri ne burg per shpifje apo deponim te rreme, e shumta gjobitesh..aq me shume qe deputetet Kane imunitet..Kjo prokurori shpifjen dhe deponimin e rreme per ndryshimin e provave le ta filloje me Berishen per 21 janarin kur donte te justifikonte ekzekutimet e 4 deshmoreve me pistoletat dhe cadrat..turp.vepra e tyre penale edhe sikur ta marrim te mireqene nuk ka patur pasoja, shpifja e Berishrs ne 21 janar kishte pasoja…Dewjtesi dhe prokurori me 2 standarte..
dmth ti po na kercenon or mark? do te shkosh ne burg edhe per kercenim ti mark?
Jam plotesisht dakort me parafolsin duke mos I hequr asnje presje duhet te meren me Arestimin e te tjere persona dhe pastaj me arestimine frokut.besoj ne SINQERITETIN E FROKUT…. shume gjera fshihen, Zoti qofte me ju.
Ky eshte i sigurte nuk e arreston njeri, tomes ja futi ,partine e mbrojti,,,
Pyes veten kush dhe per cfare merotash i kane sjelle ne parlament
Po Visho Ajazi a perben ndonje rrezik meqe ka dhe passaport canadeze dhe tritoli po trondit cdo cep te vendit…apo presim sa te ndodhe e keqja.