Lindita Nikolla: Nuk do të jem unë kandidate për Bashkinë e Tiranës

24 Mars 2015, 09:14Politika TEMA

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në emisioni “Shqip” mohoi një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës.

E pyetur nëse do të ishte në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, zonja Nikolla u shpreh se deri sa të realizojë detyrën e ministres së Arsimit do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post.

Patjetër që do të jem në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive. Do të vijoj të jem ministre e Arsimit për sa kohë realizoi detyrën”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë, në mbledhjen e pak ditëve më parë në Asamblenë e Tiranës së Partisë Socialiste, në sugjerimin e anëtarëve për kandidatët e mundshëm ishte edhe emri i zonjës Nikolla.

13 komente në “Lindita Nikolla: Nuk do të jem unë kandidate për Bashkinë e Tiranës”

  1. berto says:

    Normal moj shoqja lindita:po kush Te njeh ty NE tiron mi dreq,pastaj cfare kontributi ke ti ne PS qe Te synosh per kandidim?hajt se shihna.

  2. Gjergje Kastrioti SKENDERBEU! says:

    shyqyr!

  3. tani says:

    shyqyr lale se turp me te cu ty..po te kishe bo dhe nje master te kristal ndofta po vetem me nje te ufo,te mjafton vetem per minister arsimi

  4. emigranti says:

    E VETMJA KANDITADURE QE FITON ZGJEDHJET NE TIRANE ESHTE ZONJA VALI BIZHGA OSE MIMI
    KODHELI.MOS U LODHNI ME KANDIDAT TE TJERE.

  5. ANETA says:

    SIGURISHT QE BASHKIJA ME E MADHE E SHQIPERISE DO NJEREZ QE I NJEF GJITHE TIRANA.NJE GRUA NGA MATI NUK KA PERSE REZIKON TE MAJTEN SHQIPETARE.

  6. ZahoKoka says:

    Me vjen keq por Ju nuk duhet te jeni Ministre e Arsimit, sikurse Edi Rama nuk duhet te jete Kryeminister. Shikoni cfare Gjiganti nxjerr, nje qytet shtet Singapor, Lee Kuan Yew. Pasi studjoi ne Fitz william College, Cambridge University,morri baren e rende te drejtimit te Singaporit. E morri me GDP 400 usd me 1950 dhe sot ky vend ka GDP 50000 USD. Kurse ju mor plehra vetem vidhni dhe na cani trapin do behesh apo s’do behesh, po kurre mos u befsh, bile u c’besh e na u befsh kurban…

  7. NORA says:

    Vetem Z.Pandeli Majko e meriton kete post.

  8. astrit says:

    Albana Dhimitri kandidate potenciale per Bashkine e Tiranes.

  9. albi says:

    jam per Albana Dhimitrin dhe pik, askush tjeter nuk ka njohurite dhe kapacitetet reale ti pergjigjet administrimit te nje qyteti kaq problematik si Tirana qe nuk behet me intervita dhe demagogji shterpe por me pune. Vetem ajo mund ta coj perpara modelin e Rames qe e shkataroj ky nallbani nga hollanda

  10. arjan says:

    Do ishte vertet interesante nje femer per bashkine e Tiranes dhebsigurisht nese shkojm drejtksaj zgjedhje mendoj se znj.Albana eshte kandidatura me e mire ne planin profesional dhe adminstrativ, sot me shum se kur politika duhet te bej plitik dhe teknokratet te japin max per nje shqiperi ndryshe ku cdo gje zgjidhet neper bare dhe lokale

  11. Lul Spurdhjaku says:

    O Lindita po ti sje as per mesuese e jo me per ministre apo Kryetare e Bashkise se Tiranes, ndoshta kryetare koperative, po.
    Sa per Albana Dhimitrin nuk jam dakort.
    A eshte ne fuqi Partia Socialiste?? Deri tani jo.
    Socialistet u perjashtuan nga qeverisja dhe vendin po e qeveris ish-Bashkia me ish-kryetarin. Tani te veme edhe ne bashkine e Tiranes prape zotin Rama-Dhimitri. Kjo nuk shkon. Le ta vere Albanen ku te doje.
    Posti i Kryetarit te Bashkise duhet mbeshtetur edhe politikisht. Pikerisht per kete duhet te jete nje figure politkike e se majtes, nese duhet grua ka plot gra te spikatura e me pervoje PS.

  12. astrit-albi-arjan-albana-G99 says:

    Po more po, vetem Albana e ben, (biles ajo e di mire si behet). Shume

    mire, Albanen do Rama, Albanen te vere, por edhe ta votoje, se ne nuk na

    pyet per asgje. Per rrjedhoje, meqe na ka perjashtuar nga cdo

    proces perzgjedhj, nuk ndjehemi te perfaqesuar nga

    bishti i Rames. Me rregull treshi, votoj ate qe me perfaqeson me mire,

    kandidatin me te kompletuar dhe dinjitoz. Gjithashtu nuk kemi asnje

    interes tek Rama, ai nuk i puneson socialistet sepse nuk i ben zemra

    te heqe demokrate nga puna. Per rrjedhoje, ta votojne demokratet.

    Votat tona nuk ka pse i kerkon me sondazhe fallco. Per mua po vuri

    Majkon, edhe me prishet mdendja, saper Albanen ta haje vete e ti pije

    lengun, se ska asnje lidhje me PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje