Zgjedhjet, OSBE nis trajnimin e policisë/Didi: Zbatoni ligjin, jo bindjet politike

24 Mars 2015, 11:04Politika TEMA

Bëni detyrën duke respektuar ligjin dhe jo bindjet politike. Eshtë ky apeli që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi i drejtoi punonjësve të policisë gjatë trajnimit të organizuar nga OSBE në lidhje me detyrat e policisë në procesin zgjedhor të 21 Qershorit.

Didi tha se në këtë proces uniformat blu duhet të jenë në krye të detyrës dhe të mos ndikohen nga bindjet personale politike.

“Policia është e depolitizuar dhe detyrat i kryen në përputhje të detyrës. Nuk duhet harruar se polici duhet të kryejë detyrën e paanshme pavarësisht bindjeve të tij politike”, u shpreh Didi.

Sipas Didit, trajnimi i forcave blu do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve profesionale por edhe në mbështetjen me bazë materiale që do t’i jepet policisë

“Le të konfirmojë se policia e Shtetit do të jetë promotor i vlerave më të mira të një shoqërie demokratike. Të gjithë të jemi të privilegjuar që ligji na jep detyrën për të ruajtur të drejtën e votës”, përfundoi Didi.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Forian Raunig dhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

“Ju jeni Policia e Shtetit dhe në ditën e zgjedhjeve urimi më i mirë është të mos ju shohim ngjyrën, mos t’ju dëgjojmë zërin, duhet të na bëni të ndihemi të sigurt pa u dukur. Të na jepni siguri atë ditë pa u dukur, si një prezencë magjike, e shenjtë, ashtu siç ju jeni. “Policia qoftë me ju” është një shprehje shumë e këndshme”, tha Biba.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Florian Rauning theksoi se Policia e Shtetit ka një rol mjaft të rëndësishëm për mbarvajtjene  zgjedhjeve dhe njohja e rolit të gjithësecilit prej punonjësve të policisë, ndihmon në rritjen e efiçencës së punës së saj.

Raunig, e vlerësoi rolin e policisë në proceset e kaluara zgjedhore si tejet profesional, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit në këtë drejtim.

“Kjo është vetëm faza e parë e trajnimit. Puna që ju bëni është element thelbësor për të pasur zgjedhje të suksesshme. Kam besim se polica do të ndikojë paanshmërisht në këtë proces dhe do të punojë me profesionalizëm. OSBE do të jetë partner strategjik për të dhënë mbështetje të plotë”, tha Rauning.

Trajnimet do të kryhen edhe për nivelin drejtues të Policisë së Shtetit, para dhe gjatë procesit zgjedhor. Ky trajnim do të bëhet nga Prezenca e OSBE-së në vendin tonë.

Në fazën e parë të trajnimit në datat 24-27 mars do të marrin pjesë 110 zyrtarë të nivelit të lartë e të mesëm të policisë, përfshirë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e qarqeve, drejtorët e policisë kufitare dhe të emigracionit, si dhe shefat e komisariateve.

Më pas, Prezenca e OSBE-së do të trajnojë 6 grupe trajnuesish, të cilat do ta shtrijnë trajnimin te rreth 6 300 punonjës policie, deri më 30 prill.  /gj.k/

 

4 komente në “Zgjedhjet, OSBE nis trajnimin e policisë/Didi: Zbatoni ligjin, jo bindjet politike”

  1. Tarrasi says:

    Didi perveti esht trajnue pere zgjedhjet ekaluara kaqen vete komisonjer dhe numrus votash prandaj Osebeja tmos harxhoj ko gjoja pere trejnime te policve se irajnojn vete shefat e Komisarjateve me urdher te Didit dhe te Rilindjes bashke me Sajmir Mut Tahirin

  2. Kokra e lalucit says:

    Ky denari eshte figure fare. se ku i gjen ca fjale…

  3. tomorri says:

    More “taras” me teper se sa te them turp te te vije nga vetja jote nuk ja vlen me shume.
    Nje keshile do te te jap:
    Sikur dhe armikun me te madh ta keshe si individ kur ai ben nje detyre shteterore qe i sherben popullit duhen ruajtur kufijte e respektit.Me kete qe shkruan ti duhet ta kuptoshe sa poshte e ofendon qenjen tende si njeri ne se je i tille.
    Kurre mos perbuz ata qe me mundesite qe kane dhe ju jepen bejne per popullin e vete se aty je edhe ti zoti karafil.

  4. orienti says:

    ..mendoj se Didi drejtohet nga profesionalizmi dhe perkushtimi,..kurse Tarrasi mos te flase pergjumesh se i tremb te gjithe me gojtarine e tij.
    {ndonje trajnim gjuhesor ja rekomandoj}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje