“Një histori që dëshmon tranzicionin e shëmtuar shqiptar, ku kundërshtarët e konsiderojnë njëri-tjetrin armiq”.
Kështu e ka quajtur nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba një ngjarje të bërë publike për herë të parë nga ana e tij, por duke u kujdesur të mos e kthejë në personale.
Për këtë arsye Biba nuk ka dhënë emrin e ish-funksionarit të lartë të shtetit gjatë qeverisjes “Berisha” i cili e ka quajtur “armik”.
Gjatë një takimi për rolin dhe trajnimin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor të 21 Qershorit, nënkryetari i KQZ-së ka sjellë në vëmendje një situatë të ndodhur në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike, e kur zoti Biba ishte në të njëjtin pozicion në KQZ, por në ato vite i zgjedhur nga pakica parlamentare.
Në pritje të një takimi të ngjashëm, tregoi Biba, një funksionar i lartë i shtetit e ka pritur në zyrë me fjalët “mirëserdhe në zyrën e armikut”.
Kjo situatë sipas tij, ka ndodhur para zgjedhjeve të 2013-ës.
“Një ngjarje këtu e dy vjet më parë në pozicionin e nënkryetarit, në atë kohë i zgjedhur nga pakica parlamentare, në një ditë të ngjashme si kjo marr një ftesë të ngjashme si kjo.
Takimi pritej të niste, në një paradhomë të një funksionari shumë të lartë të shtetit në atë kohë, po prisnim, kur hyj në zyrën e zotërisë, më thotë “mirëserdhe në zyrën e armikut”.
Mbeta i habitur i sikletosur, nuk po e vazhdoj më tutje historinë se nuk dua ta personalizoj, por mendoj se situata ime në atë moment do të mbetet një histori për tu kujtuar edhe ne pleqëri si një histori tranzicioni i shëmtuar shqiptar, ku kundërshtarët e konsiderojnë njëri-tjetrin armiq”, u shpreh Biba. /gj.k/
e di kush eshte ai past drit poni poni ose pijaneci ristani vem bast
Z.Biba.Saliu kishte armik kedo qe nuk votonte ate.Kishte armiq dhe hasem per vdekje edhe njerezit e thjeshte qe nuk votonin PD-ne por PS-ne.Ti po thua se je habitur qe te konsideronin armik ty,qe ishe nen-kryetar i KQZ-se??Ata me kane armik edhe mua qe nuk mbaj asnje post publik e madje nuk banoj ne Shqiperi.
O labi o koqe ,do denari me tall trapin dhe ti i shko nga mbrapa….pyete njehere kte biben pse e dha dorheqen nga kqz ja?
Denar, mbetesh artist o djale I artistit Dervish Biba, krenaria e Fierit.
Pershendetje nga larg dhe suksese ne detyren e rendesishme.
Asnje vlere nuk ka tregimi yt perderisa nuk je konkret.
O Astrit, kjo eshte nje histori qe Denari e ka rrefyer me kohe ne mjedise shoqerore dhe dihet se ka qene ish zv.ministri i rendit Poni ai qe i ka thene ashtu. Ka pas dhe deshmitare ne zyren e tij.
Po Denari eshte zoteri e nuk e permend emrin e te vdekurit, packa se Poni ishte qelbanik ne cdo kuptim.
keto jane kalamlliqe o zoti Biba, ju kurre nuk shpetoni nga propoganda trashigimia me e shemtuar komuniste-enveriste.
Denari nuk ka thane ndonji gje te madhe dhe te paditur.
Ne jemi te gjithe deshmitar me te majte e te djathet.Kur Berisha ka deklarue me shume pasion dhe qellim keq drejtuar opozitarve.”Do ju ngrije buzeqeshjen ne buze”.Kjo nuk asht sheje miqesie.
“Do te vras!” drjetuar deputetit opozitar Balla nga tribuna e kuvendit.Kjo nuk asht sheje miqesiet.Berisha mbasi ka vrare 4 veta diten e 21 janarit me rikosheta ajrore ka kercnue,perseriteni dhe nji here,”do ju vare tek selvia!”Kjo nuk asht sheje miqesie.E sa e sa heroizma qe ka gatue e vashdon te gatuej kopshiti botanik i Sali Rame Berishes ne ate PD.Ku pa dyshim praktikat e PD nga 1991 e deri me sot te bindin per nji demokraci vertet hakmarrese te tipit fashist te duxes apo te hitlerizmit.
Si tha turkoallvani Enver “Luften e kllases nuk jua solla une por e gjeta ate midis jush” LOL
Ferdinand Poni.
O biba mire doreheqjen e dhe nga kqz po ate nga avokati i shtetit pse e dhe bashke tere stafin mos bere ndonje cike korrupsion,dhe sa here qe fiton ps ajo gruaja jote punon te gjykata larte ka aftesi profesionale apo suport politik nga ty apo nga miku familjar balla meqe grate tuaja njihen mire me njera tjetren
Cfare figure po ben o zoti BIBA ???
Po sa femije qe qeke mor burre!!!??? Po pse duhet ta marrim te mireqene ne kontekstin qe Ju zoteri I nderuar po na ofroni, e ne te cilin ju eshte thene kjo fjale e pse mos te mendojme se mund te kete qene edhe ndonje tjeter kontekst…. Pastaj tani te erdhi goja ty ???
ik more se na hapet barkun
Me burra si ju do behet ky vend???????!!!!
Jaguaro,
Bashkeshortja e ketij zoterise ka qene keshilltare ne Gjykaten e Larte qe ne 2002, kur Taulant Balla ishte akoma student ne Rumani. Eshte shkeputur pak vite dhe eshte rikthyer serish ne 2012. Keshtu qe ben mire te pyesesh se mos ka shoqe ndonje nga grate e Zenit, se Balla nuk hyn ketu.
Ju te SHQUP mire qe genjeni, po genjeni trashe.
emer serb – denar… manar…