Përfundon takimi Shqipëri-BE/Rama: Vullnet për një proces gjithëpërfshirës. Hahn: Reformoni drejtesinë

24 Mars 2015, 13:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh angazhimin e Qeverisë për realizimin e reformave duke u mbështetur në 5 prioritet kyce në rrugën e integrimit europian.

Ndërsa Komisioneri Johanes Hahn ka vënë theksin në dialogun pozitë-opozitë për realizimin e reformave dhe zgjidhjen e problemeve.

Deklarata u bë në përfundim të takimit të nivelit të lartë në takimin e raundit të pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, i cili bashkëkryhesohej nga Komisioneri për Zgjerim në BE Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë tryezë janë diskutuar 5 prioritet që Shqipëria ka si kusht për hapjen e negociatave dhe integrimin në Bashkimin Evropian, mes të cilave edhe dekriminalizimi.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka raportuar mbi ecurinë e prioriteteve të vendosura në BE. Ndërkohë pas ministres, kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherësh drejtuesja e Këshillit Kombëtar për Integrimin, Majlinda Bregu sqaroi ecurinë e qeverisë në raport me kërkesat e paraqitura nga BE, e cila ishte gjithashtu e vetmja përfaqësuese e PD që foli në këtë tryezë.

Edi Rama

Dua t’i shpreh mirënjohjen Komisionerit Hahn në vazhdimin e këtij procesi me rëndësi historike për ne. Ky ishte edhe rasti i parë që t’i shprehja edhe një vlerësim të sinqertë për vazhdimin e angazhimit të KE për procesin e zgjerimit dhe për perspektivën evropiane.

Dhe ky takim ishte momenti i konfirmimit të këtij angazhimit të dyanshëm. Nga ana jonë vumë në dukje rezultatet e reformave dhe konfirmuam vullnetin e palëkundur mbështetur në 5 prioritetet kyçe që në vlerësimin tonë janë një instrument i pazëvendësueshëm nxitës.

Nga ana tjetër dua të nënvizoj edhe angazhimin e qeverisë si në reformat e brendshme por edhe për të përforcuar rolin e rajonit çka ka marrë rëndësi të veccantë në procesin në Berlin.

Puna është intensifikuar që prej takimit të shkuar. Kemi pasur zhvillime me rëndësi, për konsolidimin e një bilanci që ka treguar deri më tani të jetë progresiv në luftën ndaj krimit dhe korruposionit.

E informuam për pikën në të cilën ndodhet reforma në drejtësi që qysh sot na jep garancinë e një produkti që do të mbyllë periudhën e gjatë të një tranzicioni të një sistemi të kalbur dhe do të vendosë themelet e një sistemi drejtësie evropiane bazuar në sistemin e së drejtës. Konsumi i energjisë së vëna në dispozicion është i barabartë me atë të hartimit të kushtetues së Shqipërisë.

Nga ana tjetër konfirmuam vullnetin tonë për një proces gjithëpërfshirës edhe me opozitën dhe sot kemi kënaqësinë që sot opozita foli më tepër se sa qeveria. Edhe vendimi i Kuvendit për krijimin e Këshillit që me vullnetin tonë të plotë i është besuar që ta kryesojë opozita është provë e besimit tonë, si dhe për të ecur krah për krah me opozitën duke pasur sa më shumë ndërveprim dhe duke krijuar kushte sa më të rëndësishme për opozitën.

Për ne mbetet e qartë, nuk jemi në kohën më të mirë politike për të folur për zgjerimin, por jemi në kohën më delikate për të mos e lënë procesin e zgjerimit pa e shtyrë me vendosmëri më tutje. Dhe për këtë arsye në i shohim negociatat jo si një tjetër hap në proces, por si vetë procesi”, tha Rama.

Komisioneri Hahn

Dëshiroj të konfirmoj atë që tha zoti kryeministër se kjo është vizita ime e parë në vendin tuaj në postin tim. Të gjitha takimet kanë qenë frymëzuese për të gjetur këndvështrime për këtë çështje.

Dialogu do të thosha jep frytet e të ecurit përpara sepse pa dialog nuk mund të ecet përpara. në këtë këndvështrim jam i lumtur që kam parë dialog si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca dhe duket se të gjithë janë të angazhuar drejt procesit të integrimit.

Unë besoj se kjo është një gjë e mirë dhe e mundur sot. Duke parë të gjitha diskutimet kanë qenë premtuese, dhe siç e tha kryeministri Rama duhet të ekzistojë ky lloj dialogu. Ne po flasim për një proces që do të thotë një përafrim i vendit me standardet e BE. prandaj është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi.

Ka nevojë për politika koherente dhe duhet të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shoqëruar dhe ndjekje penale dhe dënime dhe së fundmi për respektimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe lëvizjes së personelit. Është e rëndësishme që të ketë më shumë asistencë evropiane në burimet njerëzore.

Dhe ne do të punojmë në këtë drejtim. Nesër do të mblidhen ministrat e transportit dhe të energjisë së Ballkanit në Kosovë për kolektivitetin dhe vlerat që kanë. Ballkani perëndimor mund të quajmë ata tregje që po dalin në pah. Por ama edhe kushtet e biznesit duhet të jenë të tilla që t’i përshtaten investitorëve të huaj. pra kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Dhe kjo lidhet me krijimin e vendeve të punës, që do të sillnin një nivel më të lartë begatie për vendin. Do të thosha që ne si BE jemi të vendosur për të mbështetur Shqipërinë që të ecë për para sa më shpejt të jetë e mundur, por çështja nuk është shpejtësia por cilësia. Të jeni të sigurt se ne kemi dëshirë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE”, tha Johanes Hahn.

/gj.k/

1 komente në “Përfundon takimi Shqipëri-BE/Rama: Vullnet për një proces gjithëpërfshirës. Hahn: Reformoni drejtesinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje