Partia Socialiste do të publikojë ditën e hënë listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Deputeti Socialist Armando Subashi tha për TemA TV, se përzgjedhja e kandidatëve po bëhet duke u bazuar tek dekriminalizimi.
Sipas tij, Kryesia e PS po shqyrton të gjitha kandidaturat e propozuar nga strukurat e kësaj partie në të gjithë vendin.
“Ne jemi në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.
Kryesia e Partisë Socialiste është duke u konsultuar me bazën dhe sigurisht kur të vijë momenti për përzgjedhjen përfundimtare të kandidaturave, do të kihen parasysh të gjitha cilësitë etiko-morale të të gjithë kandidatëve.
Kjo çështje është e zgjidhur për Partinë Socialiste”, u shpreh Subashi.
Për sa i përket platformës së Partisë Demokratike për dekriminalizmin, Subashi tha se duhen ndryshime rrënjësore në Kushtetutë, pasi vetëm me amendamente është e pamundur që të kemi një ligj të pranueshëm.
“Për të sjellë ligjin për dekriminalizimin ne duhet të ndërhyrjmë në Kushtetutë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sjellim një ligj të mirë dhe të pranuar nga të gjithë aktorët”, vijoi më tej Subashi.
Gjithashtu, anëtari i Komisionit të Ligjeve, tha se pavarësisht se pas 3 muajsh do të ketë zgjedhje lokale, ndryshimet kushtetuese mund të bëhen, pasi nuk cënojnë organizimin e këtyre zgjedhjeve. T.H
po ka ne te zgjedhur ai Krietari qe na mahnit te gjithve. Se ku i gjen ato kanditarushka….
neve ne emigracion na duhet nje flete attest nga policia edhe kur kerkojme nje vend pune qofte edhe si roje sigurie ne nje diskoteke kurse ne shqiperi bohesh deputet kur je kriminel shqiperi te qofsha fale te kam nene e me ke djale e te kam dhjere shqiponjen mu ne koke
Problemi nuk eshte vetem qe kandidati te mos te kete te shkuar kriminale.
Por edhe te mos kete perfituar nga kriminelet apo toleruar denimin e tyre.
Keshtuqe ti Subash qe kerkon te behesh kryetar bashkie ne Fier, ke nje te shkuar te lidhur me kriminele kur ke qene gjykates. Prandaj e ke te veshtire te fitosh, nese te mbushet mendja te garosh.
Jam nga Memaliaj dhe uroj te na perfaqesojne persona me integritet dhe jo si ky Lulashi qe kemi, i cili nuk ka lidhje me administrimin e bashkise. Kam degjuar se ka vajzen sekretare te minister Ahmeti dhe ky fakt do pozicinoi perseri ne kete post Lulashin. Ju siguroj qe e ka te humbur se eshte person pa integitet ne komunitetin e qytetit tone, etj….