Spektakli nacionalist shqiptar: Më shumë lehje, sesa kafshim

24 Mars 2015, 21:03Politika TEMA

 Nga Gjergj Erebara*

 

Shqiptarët po mësohen tashmë me spektaklet e përsëritura të nacionalizmit në të ashtuquajturat “mbledhje të përbashkëta” të qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë të zhvilluara në emër të të ashtuquajturit “bashkim kombëtar”.

Spektakli i parë u dha në Prizren në janar 2014, kur kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama, i ardhur i freskët nga zgjedhja si kryeministër në shtator 2013, e futi të gjithë qeverinë e tij në një autobuz për të vajtur në qytetin e Prizrenit në Kosovë, vend që ka një rëndësi të veçantë në nacionalizmin shqiptar.

Prizreni është qyteti ku më 1878, gjatë luftës Ruso-Turke që pothuajse shkatërroi Perandorinë Osmane, udhëheqësit shqiptarë u takuan aty për të shpallur vullnetin e shqiptarëve në tokat e Ballkanit që pretendoheshin edhe nga Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria.

Fjalori Enciklopedik shqiptar i publikuar më 1985 thotë: “Lidhja e Prizrenit qe e para organizatë politike mbarëshqiptare brenda në Shqipëri me një platformë ideologjike e një program politik kombëtar e me një struktuë organizative e shtrirë në të gjithë viset shqiptare”.

Takimi i vitit të kaluar në Prizren u shoqërua me një shfaqje të fortë nacionalizmi me fjalë të rënda por jo shumë hapa konkret përpara – apo pa ndonjë ide fizibël mbi një bashkim kombëtar. Gjithsesi, për Hashim Thaçin, në atë kohë kryeministër në prag të zgjedhjeve, spektakli eci mirë.

Të hënën në Tiranë, Edi Rama e përsëriti spektaklin me madhështi, sido që pa shumë shije. Një tryezë e rrumbullakët blu (ngjyra e flamurit të Kosovës) me flamurin kuq e zi me shqipojë një mes bëri rast për goxha foto nga lartë. Fjalimi i Ramës gjithsesi kishte pak kuptim.

“Rikthimi në tryezën e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona, zanafilla e së cilës u ngjiz në qytetin e të gjitha zanafillave të historisë shqiptare drejt shtetformimit, në Prizren, ndodh në kohën e duhur,” tha ai.

“E vërteta është, se ajo që ndodhi dje në Prizren dhe që po ndodh sot në Tiranë është përmbushje e një urdhërese madhore të kohës; politikbërjes në bazë të realiteteve.”

“Sa për ëndrrën tonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, politikbërja mbi realitete e ka urtësi dhe frymëzim të saj të përhershëm.”

Dikush duhet të nënvijëzojë përzjerjen e çuditshme të fjalëve, disa të nxjerra nga Bibla dhe disa të tjera nga narrativa historike që u ndërtua gjatë Komunizmit, i cili në Shqipëri zyrtarisht quhej “nacional – komunizëm”, të përzjera me ëndrrën e Bashkimit Europian.

Fjalët e rënda të shprehura me frymë poetike të dobët fshehin realitetin. Në fund, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme.

Në janar 2014, takimi u shoqërua me aludimet se nuk kishte substancë përveç fjalëve të rënda. Të hënën, në Tiranë, dy qeveritë nënshkruan plot njëmbëdhjetë “marrëveshje bashkëpunimi”.

Ka arsye për të dyshuar se në fakt nuk ka patur fare marrëveshje përveç titujve të tyre.

Shikoni psh, Memorandumin e Mirëkuptimit “Për Forcimin e Bashkëpunimit Ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”. Titulli sugjeron se bashkëpunimi ekziston megjithëse ai duhet të forcohet më tej.

Tri marrëveshje lidheshin me forcimin e bashkëpunimit mes ministrive të brendshme. Nuk merret vesh se pse nuk bënë një marrëveshje me tri kapituj. Dukshëm, nënshkrimi i tri marrëveshjeve tingëllon më mirë se sa vetëm një.

Ndërkohë, Kosova dhe Shqipëria kanë dy qeveri të ndryshme dhe dy klasa sunduese, të cilat, megjithëse të ndryshme, janë njësoj të diskretituara.

Qeveria e Kosovës u përball me një shuplakë të hidhur të realitetit gjatë muajit të fundit kur rreth 20 mijë shqiptarë emigruan ilegalisht në vendet e BE-së. Kjo është e barabartë me 1.3 për qind të popullatës.

Rama, ndërkohë, ka parë imazhin e tij si udhëheqës Rilindës, siç e thërret qeverisjen e vet, të njollosur. Shumë deputetë të zgjedhur nga partia e tij apo nga partitë në koalicion janë ekspozuar si njerëz me të shkuar kriminale, me lidhje të forta kriminale apo si të dyshuar për aktivitete kriminale.

Në këtë kontekst, një shfaqje nacionalizmi ndihmon. Gjithsesi, kjo shfaqje nuk duhet të alarmojë diplomacinë ndërkombëtare. Ajo është e padëmshme.

51 komente në “Spektakli nacionalist shqiptar: Më shumë lehje, sesa kafshim”

  1. Zig Zag Man says:

    Sunitet e Prizrenit flasin turqisht me mburrje! Hapuuu dheeee

    1. UCK says:

      ZigZag, DhjeraMen,
      Prit shqiptarin,
      Kah’ po t’vjen.

      1. albani. says:

        hoxhes qe perkujton kryekriminelin e njerzimin sullatn muratin,qeni im ne kosove ja dhjefte gojen turke.

    2. taksirat kusuri says:

      Zig zag, a e kuptoni ju mikro janullatosit se koha po punon per kombin shqiptar.A e kuptoni se ka perenduar dielli i boshtit athin-moske-beograd,a e kuptoni se perpiekjet e putinit jane veprime ne agoni se nacionalizmifetar ortodoks po jep shpirt njesoj si ekstremizmi myslyman,se bota po shkon drejt demokracise. I vetmi nga kampi i hienave qe po kupton trendin e kohes eshte kryeministri serb vucic kurse cipra po shtyn kombin grek drejt nje deliri te ri,vazhdimi i ketij deliri do coje greqine ne nje lufte civile me nje perfundim tashme te lexuar,republika greke me qender athinen,republika vllahe me qender selanikun e krahinat autonome arvanitase.Perastika zig zak

    3. erioni says:

      Erion veliaj duhet futur ne burg sepse eshte simboli i korrupsionit ne Qeverine rama , bashke me Koco kokedhimen.

    4. ALBATROS says:

      kETEJ LEHIN PER NACIONALIZEM NDERSA KETEJ PO JA SHESIN GJITHE SHQIPERINE TE HUAJVE GJOJA SI INVESTIM I HUAJ. POSHTE QEVERIA ZIONISTE TRADHETARE

  2. Kolonja says:

    PA NA THAJ TI MORE ARTIKULLSHKRES, SI DUHET TE VEPROJME? mOS DO TE RREMBEJME PUSHKET ? Bashkimi behet me ngadal e me mencuri. Arsimi po bashkohet,elektriku po bashkohet,doganat po behen formale, ligji qe lejon c’do shqiptar te punesohet ne kosove dhe c;do Kosovar te punesohet ne shqiperi,njoja e dipllomave,,,,,e tjera a nuk jane veprime konkrete? Mos e beri me mire Ai Saliu,qe u premtoi portin e SHENGJINIT E U KTHEU KRAHET,ASHTU SI E KA EDUKATE,

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Mos u lodh kot Kolonja..

    2. Halit o xhan says:

      E Sakte ” kolonja”-Bravo. Po ja qe ka dhe ca gazetare qe u pelqen qe Shqiperia te mos ndryshoje ..po te rrije ne vend numero ,,sic ishte.

  3. populli says:

    O z. Erebari nuk kuptohesh pse e ke bere kete shkrim per ta qortuar apo per ta aprovuar ate takim. Ndryshe thua netrecerekun e shkrimit (ku nuk i fsheh dot edhe ca doza ironie e deri edhe urrejtjeje),ndryshe pohon ne fund te shkrimit. Nuk na thua cili eshte problemi. Dy qeverite, edhe sikur edhe per kafe te takohen, mire bejne e te mira do prodhojne o Erebar, sepse edhe miqte per kafe takohen dhe ne kafe zgjidhin edhe hallet. Paske merak titujt? Je informuar me shume apo mendon se? Shkrim ziliqar dhe keqdashes.

  4. armand says:

    Te pakten ju gazetaret falenderojeni Rilindjen qe ju le te shkruani ate qe mendoni.

  5. shvejk says:

    Te lexohet shume kollaj inati neper rrjeshta o Erebara. I ngjan fort Lubonjes me kte artikull. Shkurt muhabeti , pse nuk na thua ku e ke me te vertete hallin?

  6. sit back. and.. relaks says:

    titull leshi, artikull edhe me leshi. per keto artikuj te paguajn me honorare apo e ke me rroge fikse? kur je kaq i zoti futju politikes dhe behu kryeminister e na i zgjidh hallet o zoteri mos bej gam gam e lloqe kavaje pa lidhje duke vene tituj bombastike sikur ca po shkruan.

  7. Berisha-Meta-Rama says:

    Shume sakte, artikull i bukur

  8. tfgs says:

    bourdhelo sunitesh,varu kkkkkkkkkkk……….

  9. Një lexues says:

    Shumë i saktë konstatimi.Qëni që leh nuk të kafshon.Vetëm një shqipëri e fortë ekonomike,me nivel të lartë jetese me kulturë e qytetërim mund të bëjë bashkimin kombëtar.

  10. Poshte shkjau! says:

    pordhe me rigon

  11. enter''" says:

    Idiotesira

  12. alma hoxha says:

    PAK DRITE …….LINI VEND PER PAK DRIT O SHQIPTAR,,,,,,

  13. zoro says:

    nuk na itereson fare kosova. kosova eshte nje vende me i varfer nga shqiperia dhe qe shikon islamizmin arab ne sy. pra shqiperia vetem humbet me keto politika .

    1. E vertete says:

      Zoro shpellari,Kosova eshte bazeni me i madh i thengjillit ne Europe,eshte e treta ne bote me zink,plumb dhe are e argjend.Ndoshta ti celbesire greke do meson me shume per Dardanine tone antike,Kosoven dhe pastaj do e hapish gojen e ndyre rrugaci.

  14. Zani T. says:

    Nje artikull me kaq negacion e vrere kisha kohe pa lexuar.
    Shume keq dhe turp! Po te ishte ne arsim, inspektori ne fund te bankave do te thoshte “ore e deshtuar”. Ne kete rast shkrimi eshte i tille. Si i porositur ne bodrumet e frikes se Jabllanovicit.
    Nqs i referohesh mencurise se “Njeriu shikon aq sa din”, ky qenkesh nje tytymçe (ka njerez dhe me kete mbiemer, po kjo kuptohet eshte nje rastesi) i mjere.
    Me la nje shije te hidhur, sh. te hidhur ky shkrim, packa se nga Gj. Erebara kam patur rast te lexoj gjera te bukura!

  15. Dini says:

    Nivel i ulet i te analizuarit te gjerave.
    Kushdo ka te drejte te shkruaje, por redaksia e TEMA-s duhet te beje nje cike kujdes, qe te mos na e konsumoje kohen me gjera qe pasi i lexojme, na bejne qe te mos e lexojme TEMA-n per disa dite.

    Ne se duhet thene dicka per artikullshkruesin, ne 2-3 shkrime qe kam lexuar, verej nje nihilizem te tepruar dhe te padrejte.

    Pse te kritikojme se mblidhen 2 qeverite? Mund te kritikoheshin ne se nuk do mblidheshin. Simbolika eshte teper e forte dhe Rama duhet pershendetur per kete.

  16. prindi says:

    Ore Errebare! C!!do te thuash ti me kete artikull?Qenke shume cinik .Eshte gje e madhe te baskupunojne e te kordinojne te dy qeverite tona Shqiperi e Kosove.Ku paguesh ti per keto artikuj qe ben e qe synon te shtreberosh punet e mira te kombit tone shqiptar? Je inatci i keq.?

  17. ........ says:

    Gjergji si nuk ingjave pak vellait tend,po lere lere……….te kafshosh do dhembe te forte lale ………..

  18. deso says:

    Per shkerdhatat tfgs me gjithe shkqet e tjera Rama po jua fut me lezet vitin tjeter do krijohet nje force e nderhyrjes se shpejte ne Kukes, 10 000 trupa te motorizuara, pastaj hajde e mos e quaj bashkim sidomos nga 2018 kur te njesohet monedha, hahaha si mut do behen serb e greke

  19. Alex says:

    Se ku ke dashte me dale me kte artikull o shkrues me pagese(fikse?) vec ti ne se e di , se zor se kush tjeter i jep dum! Jane disa komente si p.sh, pordhe me rigon, Idiotesira,bordelo…,artikull leshi, e te tilla komplimente qe me siguri do ti keshe lexuar(per te pare efektin tek lexuesit)! Hajde media hajde!Me te tilla artikuj do kulturoni njerezit o te kulturuar!A Ju marte m…i shalet ju!

  20. "BALASHI" says:

    Degjo o Gjergj! I poshter fund e krye. Ziliqar. Denglaxhi. Keqdashes. Inatçi. Medioker. Zemerzi. I pa afte te besh gjera te mira per kombin e prodhon brockulla.
    Mire te thote POPULLI(me lart)sikur per kafe te takoheshin s’ do benin keq e, ti s’ duhet te shkruaje idiotlleqe. Si nuk u pelqen asgje. As emrin LEGJENDE GJERGJ nuk di te respektosh.
    Burrit duhet ti flase zemra e jo sholli i kepuceve.
    Krahaso kete kohe me para 1.5 vjet perpara. S’ ka kaluar shume kohe. Ne beme 40 vjet krahasimin ekonomik me 1938, e ti nuk ben dot krahasimet me para 1.5 vjetesh. Turp!

    1. Pëllumb zaimi says:

      Z. “Balashi” është i mirëinformuar Erebara? @ Balashi ? Pajtohem plotësisht me opinionin e ” Balashi” i cili nuk gabon kollaj. Më prudent Erebara? Edhe sikur spektakël të ketë qënë prapë ka shumë vlera sepse krijon një imazh të fortë bashkimi e koordinimi ndërqeveritar e ndërshqiptar! Ndoshta kini dhe duhet të kini edhe mungesë informacioni. Jo të gjitha gjerat thuhen publikisht për më tepër kur stuhitë nacionaliste në Ballkan e veçanërisht ajo që mund të nxitet nga sërbët do të përkeqësonte shumë marrëveshje e marëdhënie të prodhuara deri tani! Në këtë kuptim komenti i “Balashi” duhet varur “vath në vesh” për t’u dëgjuar sa herë që shkruani një analizë pa informacionin e nevojshëm! Jam i sigurt që nuk e kini dhe ju siguroj se kjo nuk ndodh me Balashi-n! Nderime Balashi !

  21. Don Albano says:

    Nuk e kuptoj pse kritikohet artikulli. Behet sepse disa lexues jane partizane apo ????? Pernga gjuha duket shume profesional, pernga analiza i thelle. Ndoshta i mungojne paraqitja e zgjidhjeve te problemeve. Mos valle zgjidhjet vijne nga gazetaret? Atehere perse na duhen politikanet?? A nuk ju duket se mundesite per bashkepunim te vertete (dhe jo med perralla bible apo fjalime vatikani) jane sot aq te medha saqe ngado te fillosh do beje nje detyre patriotike. U fol per bashkepunim ne fushen e buqesise dhe nuk u tha asgje se si do behet. Pas fjalimit te dy kryeqeveritareve gazetaret u moren me dy ministrat e bujqesise per disa ore dhe asnjeri prej tyre nuk nxorri te pakten nje menyre konkrete apo fushe ku do bashkepunohej. U fol per bashkpunim ne fushen e energjitikes dhe serisht pa asnje element konkret se si do bashkepunohej.U fol per tregtine e lire kur dihet mire se mallrat nga Serbia levizin me lirshem ne Kosove sesa mallrat nga Shqiperia, po ashtu eshte me kollaj per nje serb te shesi produkte ne Shqiperi sesa eshte per nje kosovar. Me kamjon arrin me shpejt nga Athina ne Tirane ne rruge tokesore sesa nga Prishtina ne Tirane dhe kjo per faktin se ndalohesh ne dogane per ore te tera ne kufirin me Kosoven. Saper sugjerime konkrete se si mund te bashkepunohet:
    1. Nje nenshtetesi Kosovare apo Shqiptare duhet te japi te njejtat mundesi per nje kosovar te punesohet ne Shqiperi dhe anasjelltas
    2. Nje license apo diplome ne Kosove duhet te jete e njejte me nje ne Shqiperi
    3.Kosovaret te kene mundesi te shkollohen ne Shqiperi dhe anasjelltas
    4.Nje kontrakte mes nje kosovari dhe nje shqiptari rrespektohet njelloj andej dhe ketej kufirit
    5.Ska pse te kete dogane apo kontroll ne kufi nga asnjera pale
    6. Energjia te blihet e perbashket sepse blihet edhe me lire kur blihet me shumice
    7. Qymyri kosovar mund te mbuloje mangesite e sistemit tone ujor ne vere dhe ne dimer kosovaret mund te ngrohen falas me energjine nga hidrocentralet tona qe nuk dine ku ta hedhin ujin.
    8. Investimet ne energjitike te jene te perbashketa
    9.Investimet ne bujqesi po ashtu
    10. Duke bere tendera te perbashketa ulen shpenzimet per keto tendera te pakten 50%
    11.Dy apo tre avione supersonike mund te patrullojne te gjithe territorin, trojet e shqipes
    12.Po ashtu edhe ndihma e shpejte me helikopter duhet te jete e perbashket
    13. Spitalet e perbashketa psh. 3-4 super spitale moderne mund te perballojne te gjitha territoret shqiptare

    Them se mjaftojne keto pika per tani. Po ta vrasesh mendjen gjen edhe fusha te tjera bashkepunimi, por keto duhet ti bejne politikanet tane se per ate pune paguhen per te menduar per popullin jo per te menduar se si do vrasin njeri tjetrin

    1. anticensurë 234 says:

      në vitet ’90,fillimin e tyre,thuhej se politka më e mirë bëhet në kafene!!me një fjalë nga njerëzit e thjeshtë!!sot po e njëjta gjë,në blogje!!
      përse ndodh një gjë e tillë??
      thjeshtë se,përveç aktivistëve të partive,askush nga ne nuk përfiton diçka nga politika!!jemi vetëm shqiptarë dhe jo pushtetarë ose përfitues parazitë nga pushteti!!
      ti thua përse na duhen politikanët??
      fare thjeshtë për të komplikuar gjërat që të mos ketë idiot që ti kuptojë dhe ata të përfitojnë!!
      pyet përse e shajnë këtë artiku??
      për faktin e thjeshtë se janë njerëz që nuk e njohin asnjëherë brëndësinë,janë sipërfaqsor,vlersojnë fjalën dhe jo veprën,vlersojnë gunën dhe jo punën!!
      janë po të njëjtit njerëz që vishen me flamurin shqipar në të njëjtën kohë që bëjnë tregëti me grekun e sërbin(maqedoni është brënda tek sërbi),ulërijnë për bashkomin shqiptar dhe blejnë mallra sërbe e greke!duan bashkim dhe bëjnë gjithçka për të pasur një pasaportë greke o sërbe,o europiane nëse kanë mundësi!!
      erebara e ka kapur në një drejtim”shumë zhurmë për asgjë”,por mund të shkruash shumë shumë më tepër!!
      e ka mbyllur po me një drejtim”europë mos ki frikë,këta i kanë brekët me llastik”,nuk ju kafshojnë aspak juve,por thjesht mashtrojnë popullin injorant shqiptar!!njëlloj si e mashtruan me NATO e viza;si e mashtruan me rilindje e ngjala lalëzi!!si po e mashtrojnë sot me “dekriminalizim të politikës”!!si e mashtrojnë me një kryetar parlamenti të kapur në korrupsion,me një ish kryeministër të lyer në gjak,me një krye kryetar bashkie hajdut pulash!!
      erebara kërkon të sigurojë europën,ndërkombëtarët,që të mos shqetësohen nga ky “nacionalizëm” fallco,sepse është për konsum të brëndëshëm,”solo per l’albania”,si thoshin italianët ndërmjet dy luftërave botërore!!nuk i ha palla të informojë publikun(më parë popullin)shqiptar ose më mirë ata që bien në karremon e rilindasit të vdekur,këtij çuni të tredhur të tironës!!

  22. demokrat says:

    Padronit serb qe te paguan buken e gojes, mund ti sherbehet edhe pa rene ne pozitat e lehesit. Si shpjegohet qe gazetaret shqiptare te BIRNIT, perdoren ne menyren me te keqe te mundshme. Serbet dhe maqedonet, ben mbledhje te perbashket dhe asnje nuk e konsideroi as parade nacionaliste dhe as mbledhje hienash. Kur shqiptaret mblidhen, dhe me nje ndrojtje dhe kujdes a thua se ecin mbi veze qyqesh, nuk mungojne mednjeshkurtrit albanophone qe ta lene dobicin serb ne dere, “nacionalizmin shqiptare”.

  23. Bido says:

    Ky eshte nje artikull jashtezakonisht I dobet.
    Shkrime te tilla Lindin kur njeriu nuk ka ndonje gje per te thene e megjithate I duket se duhet te shkruaje.
    Nje artikull mind te jete informative (gje qe I mungon Ketij shrimi), one analitik, Por analiza gjithashtu I imungon.
    Persia I perked funksionit shoqror ose edukativ ai eshte teresisht negativ.
    Ne vend qe te inkurajoje perpjekjet e para serioze per nje bashkepunim midis shtetit nene dhe Kosoves ai me arrogance vulgareI perbuz dhe i nevlefteson keto perpjekjet atdhetare te te dy qeverive.
    Kemi arritur ne ate pike qe mind te quiet plot gojen mjerimi I gazetarise.
    Shume ralle Na takon te lexojme shrime te bukura e te mencura gazetarije.
    Ja rezultatet e shkolles se plepave te Sali Obskurantizmit.

  24. petriti says:

    Ky fare gjergjo erbara duhet me qen shqiptare per me dhan memdim deri ather usttttt b.kuve.

  25. astrit says:

    Mos prit hajer nga njerez qe bejne shoh, ai qe punon nuk ka kohe per ballo mondane e shetitje ne pasarela nacionaliste. Teater kukllash per te medhej te pa shprese

  26. turisti says:

    Artikull shume i mire, i shkruajtur nga nje gazetar profesionist.

    Puna per rritjen e bashkepunimit ndermjet dy shteteve nuk ka nevoje per tam-tame dhe dekore me qylyme, flamuj dhe fjalime patetike per çdo vit. Duhet pune konkrete, pa shume llafe dhe zhurme.

    Kujtoni bashkimin e dy gjermanive.Simboli i vetem i kesaj ngjarje te madhe historike ishte vetem shembja e murit te Berlinit dhe vetem kaq.Pas kesaj Gjermania ju pervesh nje pune kolosale e cila vazhdon edhe sot, per te rritur standartet e ish-Gjermanise lindore ne nivelet e pjeses perendimore te saj.

  27. faro says:

    Se ku te fle lepuri ty Erebara, une nuk e marre vesh! Vetem se ti cdo te beje me shume per Shqiprine nuk na the

  28. Insistoj says:

    Shumë saktë, artikullshkruesi…! Ngopuni o shqiptarë të mjerë, me ca përralla nacionaliste dhe flini me barkun bosh, por me shpirtin plot “me krenari kombëtare”…! “Ushqim” shumë i mirë për “atdhetarët” të mbushur me urrejtje kompleksike për të tjerët, si Ilir Hoti, Net…etj.etj. dhe nuk shikojnë se Kosova dhe Shqipëria, po t’u jepet mundësia dhe t’i lënë të lirë, “do të zbrazen” brënda ditës…(???!!!)

  29. endri says:

    Bashkim leshi — 2 shtetet me te varfra po bejne pordhe —
    Rrini urte se nuk ju pjerdh njeri mor injorante dhe budallenj

  30. endri says:

    pordhe me rigon dhe nacionalizem me spec te kuq …

  31. Albania 4 Ever says:

    Une , nje gje nuk kuptoj..te jesh ketu ne Angli asnje gazete nuk lejon fyerjet rraciste ndaj asnje rrace tjeter, lere pastaj te kombit britanik. Si mund ti lejoje kjo gazeta Tema ca plehra si Tfg, enter, apo plehra te tjera te ashtuquajtur “greke” edhe “serbe” te postojne artikuj anti shqiptare. I pari Mero Baze duhet te futt ne burg per Rracizem…..ndesa sa per ju “greket” me pension 200 eurosh, hajdeni e shikojini greket tuaj qe po sillen verdalle rrugeve te Londres e qyteteve te tjera britanike.

    1. anticensurë 234 says:

      opo këta s’kan më pension!lehin vetëm për inerci tashti!!lehin falas sepse u mësuan të lehin e s’rrinë dot më!!

  32. NAN MYZEQARI says:

    ne se keto mbledhje nuk japin asnje rezultat,atehere jane vetem per te larguar vemendjen nga realiteti si ne SHQIPERI DHE KOSOVE

  33. fshatari says:

    Mos ja vini re ketij gazetaleshit me sindromin `Down`…shkruan bota shkruan edhe qy

  34. vangjeli says:

    pse ju dhembe nacionalizmi shqiptare ketyre zagarve te janullatosit.

  35. Dardanet says:

    Erebara eshte i sojit te Esat Pashe Toptanit.Keti palaco i pengon c’do bashkepunim ndereshqiptare.Pune korraku rondokop.

  36. nick says:

    Po kush te tha ty more koqe se u mblodhen per te kafshuar e bere masaker?!
    O do jesh pabuks ti qe te paska ngel mendja te e ngrena e te e shqyera, fatkeqsi per kete vend, nga politileshe te tipit sala & Co, deri tek ky… mishengrenes i zhgenjyer se ngeli pa mbllacitur ne perfundim te mbledhjes se qeverive, po zhduku more hale.

  37. Pëllumb zaimi says:

    @ Balashi ? Pajtohem plotësisht me opinionin e ” Balashi” i cili nuk gabon kollaj. Më prudent Erebara? Edhe sikur spektakël të ketë qënë prapë ka shumë vlera sepse krijon një imazh të fortë bashkimi e koordinimi ndërqeveritar e ndërshqiptar! Ndoshta kini dhe duhet të kini edhe mungesë informacioni. Jo të gjitha gjerat thuhen publikisht për më tepër kur stuhitë nacionaliste në Ballkan e veçanërisht ajo që mund të nxitet nga sërbët do të përkeqësonte shumë marrëveshje e marëdhënie të prodhuara deri tani! Në këtë kuptim komenti i “Balashi” duhet varur “vath në vesh” për t’u dëgjuar sa herë që shkruani një analizë pa informacionin e nevojshëm! Jam i sigurt që nuk e kini dhe ju siguroj se kjo nuk ndodh me Balashi-n! Nderime Balashi !

  38. petrit zela says:

    Zoti Erebara.Jo vetem qe nuk ke prirje per gazetar,por ju nuk keni vler
    as per tu shitur ne tregun e Zii te gazetareve..Kur nuk je ne gjendje
    te perceptosh sado pak situaten politike nderkombetare,perse ngatarrohesh me probleme qe nuk I pershtaten natyres suaj.Ne cdo vend te botes ndjenjat e nacionalizmit jane bashkeudhetare ne perjetesi me
    qytetrimin..Por qytetrimi udhehiqet nga arsyeja, dhe jo-nga instiktet e egersise primitive,qe lindin ne nje kohe me njeriun..Dhe ju si antishqiptar e prezantuat veten,me kete shkrim,si nje provincial por me shum te meta mendore.Se nuk mundemi dot te etikojm ndryshe..
    Luftrat locale,ne tere kontinentet e botes jane rreale,me perspektiva te mundeshme per tu zgjeruar.Ndersa ju si I rrjedhur nga trut e kokes,kerkoni te beheni nxites qe qytetaret e shqipnis etnike te jene protogoniste per te hapur nje tjeter front lufte,dhe ku; ne gadishullin ballkanik,per te rindezur vullkanin,akoma te pashuar mir..

  39. "BALASHI" says:

    Erebara! Edhe diçka tjeter te “vockel”. Nga vjen ti? Qe hiqe kaq medioker. Ne vend qe te perkrahesh çeshtjen shqiptare, ben te kunderten.
    A i di kufijt e vertete te Shqiperise? Jemi katandisur nje thele se ka patur njerez si ti. Greqia e Veriut eshte Shqiperi, deri ne Preveze. Nuk jane pak, por 8-9 komuna, sa nje shtet i tere. Teritoret e njerezit ne Maqedoni jane shtet formues. Mali i zi po ashtu. Serbia ka akoma Presheve, Medvegj, Bujanovck.
    Pra shtet ne 6 shtete: Shqiperi, Greqi, Maqedoni, Mal i Zi, Kosove e Serbi. Çuditerisht te tere thone ne 5. Jo eshte shperndare ne 6 shtete. E kur sheh edhe nje rreze sado te vogel drite per çeshtjen kombetare, pershendete e mos e anatemo.
    Shyqyr qe s’ kemi shume si ty. Edhe ata qe ishin para 1.5 vjetesh ne drejtim po u vjen fundi me kete lloj rrumpalle qe krijuan. Po te them si perfundim, bej sado pak per atdheun tend, sa 1 e milionta e nje prej rilindsave. Boll me kundervenie vet vetes.
    Degjo: Mos m’ u hiq i ditur e dergon ne shtyp sufllaqe te tilla. Ne fund fare po te them qe ta dish e te ndjekesh shembullin e tyre: “Mendja e Ismail Qemalit, Pena e Naim Frasherit dhe pushka e Isa Boletinit bene Shqiperine” qe po e prishin dita dites ca tipa si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje