Deputeti Doshi ka pohuar dy ditë më parë se ai do të publikonte të vërteta rrënqethëse në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, Doshi dhe Frroku.
Dhe ai ka pohuar mbrëmjen e sotme se dëshmitari Bami u kërcënua nga njerëzit e Ilir Metës, me jetën e fëmijëve të tij.
Pyetje për deputetin Doshi nga Kastriot Islami: Si reagoi kryeministri kur e njoftuat
Doshi: Më datën 6 kam takuar Saimir Tahirin, i ka shpjeguar të njëjtat gjëra siç mi kishte shpjeguar mua. Pas 2-3 ditësh Durim Bami ka shkuar sërish në Ministrinë e Brendshme, ka dalë e ka marrë Drejtori i Policisë së Tiranës, Çipa, dhe është bërë takim pa praninë time. Pas këtij takimi kam qenë unë prezent, kur drejtori i Policisë ka shkruar 9 faqe dëshmi të Durimit siç e ka dhënë në video. Presioni i Ilir Metës shumë i madh. Meta dyshonte se Rama po më mbështeste mua. Rama ishte në presion dhe zgjodhi Ilir Metën.
Frroku më ka thënë se “Të ka ruajtur Zoti”. Meta nga parlamenti erdhi të më takonte tek “Il gusto” që të jepte përshtypjen sikur ishte mik i imi. Toni i Kombinatit ka thënë duhet vrarë Tom Doshi se ka marrë vesh të vërtetën. Nuk kisha pse ta sajoja. Me Ramën kisha marrëdhënie shumë të mira, me Metën kisha marrëdhënie shumë të mira, sa kishim festuar ditëlindjen e Taulant Ballës. Me Prokurorin e Përgjithshëm kisha marrëdhënie shumë të mira. Kolegët e mi kanë frikë të më marrin në telefon se e merr vesh Ilir Meta. Nuk kishte pse të ishte sajesë. Unë zgjodha rrugën të dilja publikisht. Po u mbyll kjo çështje nuk ka më institucione, nuk ka drejtësi. Durim Bamit i ka shkaur polici i RENEA-s, me maskë në dhomën e hetimit dhe i tha që po fole ata do të vriten. Dëshmitari është kërcënuar me fëmijët ia kanë marrë dhe i kanë thënë po folët fëmijët i keni në filan vend dhe e di mirë ai prokurori aty se ka parë videon.
I kam thënë Durim Bamit, t’i them prokurorëve të të çojnë në spital, jo tha se atje ka ilaçe, kishte frikë se e vrisnin. Vetë më ka thënë Prokurori i Përgjithshëm se kjo çështje nuk do të mbyllet. Nuk është marrë asnjë tabulat, nuk është bërë asnjë hetim.
Prokurorët: Nuk mund t’iu japim përgjigje pyetjeve të zotit Halimit, pasi çështja është në gjykim. Ka një sërë provash hetimore, ato që janë të nevojshme i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: Të jemi të qartë me ju, nuk po iu kërkoj se sa prova keni. Po iu kërkoj këtë provë, e keni apo jo? Nuk po iu kërkojë ta nxjerrim në media. Nëse e dispononi ti vihet në dispozicion këshillit brenda ruajtjes së sekretit.
Prokurorët: Iu thanë se kemi një sërë provash që nuk mund të nxirren në pah veprimet hetimore. Provat i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: Unë e kam të qartë, që unë ta kërkoj atë provë duhet ta dij a ekziston.
Doshi: Ekziston kjo provë…
Prokurorët: Kemi disa prova të nderuar deputetë, si kjo provë dhe provë të tjera që janë sekrete.
Halimi: Jam i qartë e kanë këtë provë dhe prova të tjera…
Doshi: Unë propozoj që mediat të dalin jashtë e të diskutojmë…
Halimi: Zoti Doshi lidhur me një takim të Metës me familjarë të deputetit tjetër, Zotit Mhill Fufi. A jeni në dijeni të këtij takimi, çfarë informacion keni? E dyta iu kanë thirrur personalisht po familjarët. Sa herë jeni takuar me kryetarin e Kuvendit për këtë ngjarje? E treta ju keni deklaruar se porositësi është Ilir Meta, cili është motive. Ju keni deklaruar se s’keni besim tek prokuroria, pse kërkoni hetim ndërkombëtar?
Doshi: Pse nuk kam besim tek prokuroria, si të kem unë besim kur prokurori natën që unë kam nxjerrë videon Eugen Beci transferohet në Elbasan. Ka qenë mik i Tonit të Kombinatit. Kemi punuar me prokurorët, kisha besim, morrën rrugë gjërat për mirë. Pranuan të bëja përgjim ambiental. Bëmë dhe një ballafaqim tjetër, me Durim Bamin, edhe me Mark Frrokun. Iu thashë prokurorë unë dua të jeni të gjithë këtu, do të them një detaj shumë të rëndësishëm. Iu thashë që Durim Bamit i është kërcënuar me i vra fëmijët. Kjo është e rëndësishme, duhet me i marrë dhe familjen në mbrojtje. Këtë shqetësim ia kam shprehur edhe malësorit. Jemi malësorë tani të themi të vërtetën. Në atë material që ka ai në dosje, përgjimi është bërë me kërkesën time, aparaturën e kam vënë unë në trup. Ta zbardhin e ta shofin kush është e vërteta. Pse Durim Bamit duhej ti vrisnin fëmijët, pse i është bërë atentat atij. Si shkon polici i RENEA-s e i jep adresën se ku ndodhet familja e tij? Pse s’merren kamerat në Drejtorinë e Policisë? Kjo është e vërteta. Kjo është e vërtetë, prokuroria ka manipuluar provat. Nëse duan ta zbardhin, është rasti për të sjellë prokurorë ndërkombëtare, prokuroria është e mbytur në llum. Sillni materialin e shikojmë dhe nxjerrim përgjegjësi kush ka manipuluar provat. Pse mos shkoj kryeprokurori i përgjithshëm për të dhënë shpjegime. Nëse do pyetej ai do thoshte po, e përgjegjësi binte mbi të. E për këtë të nesërmen nxjerr urdhër arresti. Pse prokuroria nuk merr kamerat në Hanover, thonë se nuk e shohin të nevojshme. Nuk duan ta zbardhin. Kryetari i Sigurisë Kombëtare shkon e takon një kriminel.
Xhafa: Askush nuk ka ngritur akuzë fajësie. Këtë gjë nuk e themi ne. Ky nuk është komision i natyrës Komision, nuk të çon në burg. Është vetë Gjykata që të çon në burg. Askush nuk ka shkuar në burg se e ka kërkuar gjykata.
Ristani: Sipas ligjit komisioni jep mendim Parlamentit për të dhënë autorizim për arrestimin e një deputeti. Unë duhet të kem prova se ka një dyshim të arsyeshëm për të arrestuar deputetin. Për të vazhduar, ne kemi dhe problemin tjetër. Ka politikanë që janë të interesuar për ta mbyllur këtë hetim. Desha tiu pyesja zoti Doshi, ju keni referuar çështjen tek ministri i Brendshë, ka vajtur Bami e ka referuar dhe vetëm. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto iu ka vënë në dijeni se çfarë ka bërë ministri i Brendshëm.
Doshi: Ta thashë dhe njëherë dy herë është takuar me mua, dy herë e ka takuar në ministri e njëherë në Durrës. Ai thoshte që duhet të shkonte Bami të bënte kallëzim. Unë i thosha që personi që ka marrë porosi nga Meta është në Gjermani. Ai thoshte se është në kërkim. Toni kishte kaluar dy herë nga Kapshtica. Kjo mban erë të keqe.
Ristani: Ju thoni që është filmuar biseda me Bamin, ku ai shpreh pamundëinë për të thënë të vërtetën. Në çkushte proceduriale është zhvilluar?
Doshi: Është bërë me kërkesën time, në një nga zyrat. Unë kam vënë aparaturën në trup dhe kam taku Durim Bamin. I thashë thuaj të vërtetën, në një moment më tha s’mund të flas. Ma bëni me dorë për fëmijët, ma tha se më ka ardhur një polic i forcave speciale … më bën me dorë e më thotë që burrat e huaj janë atje. Nuk dinte as adresën se ku ishte gruaja e vetë. I thashë të çojmë në spital, jo tha se atje është me rrezik. E kur u cova në këmbë derdhi lot, edhe një prokurore derdhi lot. Më pas më tha se jam në kushte që smbund të flas. Ai tani vjen me paturpësinë më të madhe e më akuzon për kallëzim të rremë.
Ristani: Pasi përmendi deputeti mund të ketë fshehur në banesë, sense e prova. Nëse na kërkoni të bëni kontrolle në banesë, në banesën e deputeti, dhe çfarë do të thotë me ambiente të tjera?
Prokurorët: këto do ia specifikojmë gjykatës….
Ristani: Kur thoni ambiente që frekuentoni, do të thotë se është dhe Kuvendi?
Prokurorët: Duam të kontrollojmë ambientet private…
Ristani: Si ndikon kallëzimi i rremë i tom Doshit pranë institucioneve ndërkombëtare?
Prokurorët: Kemi thënë se deputeti Doshi ka konsumuar ato vepra. Ato janë në relacion.
Ristani: Tek cila pikë e relacionit është kallezimi i remë për institucionet ndërkombëtare?
Prokurorët: Thjesht me krijimin e provave të reja. Dhe do ballafaqohemi me zotin Doshi në Gjykatë. Provat do jepen para gjykatës.
Ristani: Nuk qëndron për institucionet ndërkombëtare….
Xhafa: Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, mbetem besnik pikëpamjes sime që e kam shfaqur dhe në raste të tjera që nuk janë procedura të natyrës hetimore. Këto janë procedura parlamentare. Unë kam dy pyetje për zotin Doshi, duke iu referuar materialit të Prokurorisë, ku theksohet se në asnjë rast nuk është pranuar bashkëpunimi me organet e prokurorisë dhe policisë. Zoti Doshi është deputet dhe tha këtu që kam takuar ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, përse nuk ndoqi rrugën normale ligjore? Po e bazoj tek raportet personale dhe miqësore. Pse e çmuat të nevojshme të regjistronit Durim Bamin. Këtë kallëzim duhet ta administronte organ ii prokurorisë?
Doshi: Pse skam bërë kallëzim në prokurori, më tha më lër 4-5 ditë kohë dhe mbas 48 orëve, porositësit i shkoi prapë porosia. Ishte i vetmi qe e dinte dhe unë kam humbur besimin. Ai më shiti tek personi që kishte bërë porosi. E njëjta është luftë është dhe sot. Le ta sjellin materialin. Unë ia bërë se do ta vrisnin, i bleva dhe makinë të blinduar. Po të mos e kisha dhe këtë regjistrimin e dytë, binte poshtë dhe i pari. Si thua prokuror a është kështu, me vendim gjykate. Unë jam deputet si këta, po ti ke mendu se do më arrestosh që të premten. Pse ka qejf prokurori i përgjithshëm e Ilir meta me më pa mua në burg. Iu kërkoj kolegëve të mi sillni pamjet këtu, dhe pas e shikojmë kërkesën që do bëjnë deputetët për ju. Keni falsifikuar çdo gjë dhe për këtë do mbani përgjegjësi penale.
Islami: Ne në pyetjet që kemi bërë nuk e kemi marrë në mbrojtje zotin Doshi. Ne kishim një shqetësim, për ndikimin që mund të bëjë politika në këtë çështje. E treta që ka të bëjë me pyetjen, zoti Doshi ju thatë që Rama dhe Meta ka qenë miku yt. Që keni pasur marrëdhënie të mira me prokurorin e përgjithshëm, ndërkohë që akuzoheni për kallëzim të rremë. Mos vallë shoqëria shumë e madhe është krejt motive i këtyre akuzave?
Doshi: Me kryeministrin skam pasur asnjë gjë, pas këtyre ngjarjeve filloi ajo pakënaqësia ime për qëndrimin që po mbante. Në 11 nëntor unë skam komunikim me atë. I shkova në zyrë e i thashë që unë s’dua të rrëzoj qeverinë por ai s’mund të jetë kryetar Kuvendi. Me Mhill Fufin ai ka pasur probleme për zgjedhjet. Donin të krijonin dhe një opinion se kush merret me mua nuk e ka të gjatë.
Ore a eshte Ilir Meta ne kete mes? A noxorri Spartak Brahon per mbrojtje. A nuk beri te njejten gje kur u kap gafil nga Dritan Prifti?
Pse beni sikur keni dyshime a eshte, a nuk eshte e vertete kjo histori?
Cdo shqiptar me dy pare llogjike dhe qetesi mendore, e di qe Tom Doshi thote te verteten, sepse Ilir Meta se ka problem te urdhroje vrsje dhe me siguri kjo nuk eshte hera e pare per te.
@dado,cfare thua o idiot,Meta eshte hajdut kete e dime por te pakten ketu ska lidhje fare,por ti duket qe je si lloji tomes se ke harruar si u nis ky muhabet.Ne fillim ishte i pakenaqur qe skishte investime ne shkoder,pastaj na doli gje tjeter.ik o rrote futi nje tas groshe se lirohesh dhe ndoshta kthjellohesh ne arsyetim!
Sa shpejt e moren ne mbrojtje Doshin atat te PD-se.
I terheq hajdutet si magnet.
Me vjene shume keq qe pa logjike mjafte nga
opinionistet i marrin si te mireqena ato
cka thote Toma.Askush nuk ka durimin qe te
flasi Prokuroria.psh Une jam nga ata qe nuk i
besoj as ke praku Deres Tomes.Kush ma heq te
drejten te mendoj se nuk eshte perseri Toma ai
qe paguan ata me maska per ti bere presion Banit?
atehere prisni.Kamerat jane.Personi apo personat e maskuar
do te indetifikohen,do te pyeten dhe mund te thone
ate qe une pretendoj,pra na ka paguar Toma qe ta bejme
nje gje te tille.
Dmth Toma mbetet aktori dhe regjizori i sajeses.
Ai eshte mjafte i rrezikshem.Duhet mbajtur larg shoqerise.
Eshte bere vertete problematike.Kush i besone eshte Berishist.
kaq dhe pike!
po te jete e vertete rreqethese eshte Mero, s’ke pse e ve ne thonjeza
ore qe eshte kokrra e mashtrusit doshi duket qe ne surrat, shifja koken e thepisme mrapa, shife ca koketuli eshte, duket qarte per cdo shqiptar me dy pare llogjike qe doshi mashtron diten per diell
Prokuroria ka shkruar per incizimin e bisedes mes Frrokut dhe Bamit, dhe nuk thote asnje gje per kete nicizim te Bamit dhe Doshit. Mjafton kaq per te kuptuar qe prokuroria spo thote te verteten.
hajde prekurori o bap!
Prokuroria ka dhene aq prova sa te mos dale sekreti hetimit.
Doshi c’pati qe kruhet me Prokurorin?
Qe te urdherosh nje vrasje,duhet te kete nje problem te madh ne mes urdheruesit dhe viktimes.
Na thua dot ti,se me dy pare llogjike qe ke,kush ishte arsyeja qe duhej bere vrasja e Doshit?
Kjo gje nuk eshte thene asnjehere,as nga Toma as nga te tjere.
Po e dhe ti arsyen,bravo te qofte dhe gabim qe ste kane bere prokuror te pergjitheshem!
o Doshi me duket se e hengre
http://cutt.us/doshi-plas-faktet-rrenqethese
Tom po pse sfole qe ne fillim mor burr, pse sbere padi kur ru kerkua,….. po kur te ben dalje nga llokmat e pushtetit dhe nga zyrat e tatim-doganave fillove te kercenosh kryeministrin se seshte burre, se eshte bukshkale etj.. etj dhe se Ilir Meta donte me te vra !!!…. edhe tek Sokol Balla the qe “kam ber shpenzime ne opozite..”.. Pra diku tjeter fle lepurushi mor Tom.
Ti don me than se ka dore dhe ambasada USA ne ket mes po ske burnin me e hap gojen
Vetem ketu qe nuk ka lidhje Meta. Ai mund te kete bere shume gjera, por jo te porosise vrasje. Kjo vertetohet thjesht nga fakti qe Dritan Prifit akoma merr fryme. Nga ana llogjike nuk ka arsye pse Meta duhet te kishte porositur vrasjen e tij. Mese ju jeni i afte te shpjegoni arsyen, atehere jam dakort me ju. Deri sot as Doshi nuk ka dhene nje arsye pse pretendon se Meta ka perkuar vrasjen e tij. Cila eshte arsyeja?
Po mire o shoku “dado” le te themi se ke te drejte. I bie qe Meta,sipas teorise se Doshit, te jete jo vetem vrases por edhe idiot. Pse Meta duhej te shkonte deri ne fushe-kruje per te gjetur killerin? Do thuash e gjeti “Toni”.Atehere i bie te jete dy here idiot.Ketu po flasim per “vrasje” deputetesh dhe jo per te blere gomere,mushka e lope ne pazarin e F-K. Fakti qe ky plan per vrasje eshte pergatitur ne nje kafene nga “njerezit” e Metes e pajis kete te fundit me certifikate si i semur mendor. Meta mund te jete gjithcka por,i dashur “dado”,te jesh i sigurt qe vetem idiot dhe budalla nuk eshte. Me 500 mije euro Toma (zoti ja shtofte ditet) s’kthehesh ne Shqiperi nga pushimet.Meta eshte ne pushtet me fitoren e te majtes dhe ishte edhe me pare kur drejtonte PD. Ai eshte nje njeri qe di ti beje mire hesapet dhe te gaboje kaq lehte me Tomen s’eshte ne natyren e tij. Kemi nje muaj qe s’po gjejme dot regjisorin dhe skenaristin e filmit “Doshi $ Fufi”. Eshte njelloj sikur mos te dallosh nje film teTarantinos nga ai i Sergio Leone.
Regjizori e skenaristi eshte Prifti. Ai qe regjistroi videon tek lokali per kunatin e Berishes e te tjeret. Ai qe e ka radhen pak me vone. Kjo gje eshte fare e thjeshte. E thjeshte si ABC-ja.
Pse qe te jesh ne ambientet e paraburgimit dhe te te vije dikush nga radhet e forcave speciale dhe te te kercenoje qe do te te vrase femijet dhe do te te zhduk se je deshmitar ne nje krim – vrasje qe nuk u realizua TTTTYYYYY ore idiot gazetar nuk te duket fakt renqethes !!!!!!!
Ore dado vetem Tom Doshi nuk thote te verteten. Ai eshte nje kriminel qe s’ka lene gja pa bere,nipat e vet deri perdhunime. Le te filloje nje hetim parlamentar ne pronat e tij dhe do te shikoni c’fare monstrash e kane ne dore kete vend.Te thenat rreth Klanit kriminal Doshi jane shume te verteta.
me duket se ka ardhur koha te dahemi nga tritolet.po tomes i them te terheqi kemben zvarre te marre edhe sali luvgatin me vejte te shpetoi populli, boll e ka mbajte peg ky krye mafjoz dhe antishqiptari me i mathe qe ka njofur historia shqiptare.
ATTENTION:
Ti o malok i ke kercenuar femijet, sepse te nxorri “blof” dhe “mashtrus”.
Nese edhe kete rradhe “Prokuroria” bie,
atehere “Populli” do mbroje vete-veten, pasi nuk do kete me Drejtesi, pra “dy duar per nje koke” d.m.th. pra nje popull i armatosur nga Sali Bisha ne 97-ten, do mbroje vete-veten me armet e 97-tes.
jo vetem ja ka kercenuar, po ka dash me i mush menjen me e cu edhe ne spital te burgut qe ta hiqte qave vete dhe ketu e nxjerr sikur bami kishte frike se mos e hiqte qafe meta po te shkonte tek spitali burgut. i vetmi vend i sigurte per bamin tani per tani eshte burgu.
Edhe nje deputet te afte qe patem, qe pat mbaruar Harvardin, edhe ate kerkojne te na e futin ne burg!!! Sa keq!
Telenovela ”doshi-kodoshi” nuk mund t’i sherbeje si alibi Komisionit Parlamentar te Mandateve qe te zvarritet e te mos e kryje detyren e vet.
Hajt pra,jepni viston dhe leni prokuroret te bejne detyren e tyre.
Tom mungon vetëm nje detaj i “vogël”: MOTIVI
Zbraze thesin një herë e mirë dhe bëhu burrë!
po sikur motivi te jete me i thelle e te coj ne nje vrasje te tjeter qe ndodhi ne mes te Tiranes , Bllokut me sakte …thjesht nje ide
le ta thote pra Toma!
Dakord o Tom, po ti ku e more vesh qe Durimi eshte kercenuar brenda rajonit te policise? Apo ta tha me shenja gjate ballafaqimit. Motivin e meselese se nxjerr asnjeri se e dine qe ndajne pislliqe te medha bashke.
historia do jete qe parlamenti i heq imunitetin doshit, prokuroria e con kerkesen ne gjykate dhe gjykata vendos hetim ne gjendje te lire e terrci e verrci, doshi bredh i lire, historia harrohet e hajt shendet.
kaq e pat burrnia jote gjon markagjoni i doçi i doçerve sa poshte ke rene
Eshte veshtire te besosh se te gjitha keto jane trillime, ketu ka dicka ne lidhje me me Meten.
Opinionisti, une shpesh jam munduar te besoj se kjo eshte e vertete e te them te verteten me I.Meten perballe jam i prirur ta besoj Ate si burimi i te keqijave ne politiken shqiptare mirepo….motiv nuk po shoh gjekundi,nuk po kuptoj se si nje kryetar kuvendi ,nje pozite superiore kjo ,paska nevoje te eliminoje fizikisht nje deputet te thjeshte te partise aleate ne qeverisjen e vendit e nese ka njeri te ma shpjegoje aresyen pse ju lutem me shpjegoni edhe mua.Keshtu sic po vene punet nga ana tjeter nuk po kuptoj se cila force politike mund te fitoje sado pak nga kjo,PD jo e jo sepse deri tani levizja Meta ik po i del fiasko ,Ndoshta Berisha qe me menyren e tij kerkon te beje protagonistin aty ku luga nuk i kap dot pilaf,ndoshta kish bere hesapet te krijonte nje acarim ne rradhet e shumices kur nje deputet beson se kunder tij ka nje komplot e ndermer veprim pa pritur ta godasin e godet vete i pari…Nje gje eshte e sigurt se ajo qe humb eshte Shqiperia e shqiptaret.
O dado,nuk qenke dado e mire………
to ka fillu te kete frike ku asht prova renqethse,me the te thashe,pse pagove nje te semure psiqik per te deponuar pro ty pse pagove domin 80 mije euro se historia fillon nga fillimi dhe jo aty ku ti thua I thashe me tha nuk ti mohon njeri ato por thelbi I atyre qe thua nuk qendron te tjerat jane llogje kavaje,per mua I nxirni te gjitha videot dhe kush asht I paster te rri dhe mafiozet ne burg
O tom si kA mundesi qe meta te urdheroj disa lojtare te themi per te fshehur ngjarjet, si ka mundesi qe meta tju besoj nje gje te tille ketyre lojtarve? A nuk ka frik meta se ndonje mund ta tradhetoj? O tom kjo loja tende duket shum mosbesuse, qofsha I gabuar po keshtu duket. Po te kesh ndo nje as te forte nen dore nxirre se me kto qe thuA as ne njerzve me te thjesht se hame
Historia filloi direkt pas vrasjes se santos.
Sdo mend qe toma ka te drejt por spo tregon arsyen pse donte ta hiqte qafe likja?
Vetem para santos dikush humbi miliona euro tek anija ne mal te zi pyetja mbetet kush fitoi e kush humbi..
..
Keta prokurore qenkan mafie e gjalle,mjerre kush bie ne ingranazhet e tyre !
e pame sonte Brahon qe merrej me banalitete duke folur per raporte fallco si nje femije filloreje. Duket qe e ka humbur fillin pas bombes se videos me urdher gjykate. Pandora ka nisur fluturimin, kutia eshte hapur ne ne fund.
Mero, nuk te imagjinojme dot pa editorial, mos e shit shpirtin.
Prokuroria doli komplet bllof!
Doshi Tundi Feren te nxjerij lepurin por nga fera I doli arusha.Tani jep miljona ta besh te pa ber por ruhu nga ARUSHA(burgu).Deri tani te njohim Doshi Co.,tani na dole CO Doshi.
shko ne burg dhe mos trillo”fakte” se eshte mbrojtje e deshtuar.
Nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoja se Ilir Floriri do vriste Tomen, por duke kujtuar mbrojtien qe i beri ish prokurori i regjimit, Bllokut 700 000 Euro, te len shume dyshime. Pse? Po i njejti person fluturon urgjentisht per Gjermani, per te ndihmuar qingjin e parlamentit. Fjalimin qe mbajti Papa Françesku ne Napoli, te shtunen, vlejne dhe per politiken shqiptare. Politianet shqiptare u zhyten me shume ne llum dhe fundosen me shume sistemin e drejtesise.
Si do te besohet doshi kur ate qe ka pas ne video e ka kundra, bamin kundra,frrokun kundra,toni kundra,pa prove te mjaftueshme pa ndjekje te rruges ligjore dhe nje here e filloi acarimin me doganat ,tatimet e pastaj na del se paskan dasht me e vrare. Pse pas pergjimit te tij nuk shkoi me bamin ne prokurori ose polici per te bere kallzim denoncim dhe pergjimin tja bente prokuroria bamit por ai edhe ke tahiri bami nuk ka fol vetem doshi, tani bamit ti besohet cfare ka thene ne video dhe mos ti besohet cfare thote live ne sy te prokuroreve dhe te tomes se kane qene sajesa nga toma se me ka kercenuar dhe favorizuar me makine etj etj etj prandaj keshtu eshte kur I del ne maje malores tani fillo zbritjen.
Nag gjthe sa lexova ne kete shkrime, ku jan permbledhur “ALIBITE DOSHI” nuk mora vesh gje.
Te tjera pyetje I behen te tjera pergjigje te jep. E vetmja gje qe del paster eshte santzhimi qe ai po I ben komision it te mandateve…., prokurorise…., dhe deputeteve qe ka kunder….. Kesaj I thone kruashe veshin e majte me doren e djathte…..Doshi akoma nuk. Ka te qarte se puna e PROKURORISE eshte te krijoje situata, dhe manovracione per te zbuluar faktin….. Te ruaj sekretin kur perben fakt per hetim…..etj.
Ky mendon se duke bere cubin, do bindi popullin, do thyej ligjin, dhe do trafikoje lende narkotike apo do te fallsifikoje skadenca ushqimesh……
Per asnje nga pytjet e bara nuk eshte ne gjendje te pergjgjet, drejte e ligjerishte. Me sa duket aty te komision I I famshem nje I bie gozhde sa tjetri patkoit….. Toma ne Keshill dhe ne PARLAMENT mbeshtetet vetem nga komisioneret dhe deputetet trafikante…….Sa shume qenkan te mpleksur me KRIMIN ne PARLAMENT mo!!!! Prandaj thot bota past roni Parlamentin…….. Kapni vetem njerin se te tjeret vijne pas…..
Kjo corbe e KRIMIT, me Recetete te Doktor Berishes, gatuar ne guzhinen e Llalles, me peshkun e helmatisur Doshi, pergatitur per Ramen, me standartin fallco, Meta, aksidentalishte po serviret per te gjithe deputetet, ku direkt dhe indirekte, po con ne emergjencat kirurgjikale te botes te gjithe te kelmatisurit, te gjithe trafikantet qe strofullen e kan te “PARLAMENTI”
As Toma, as Froku, as Berisha, as Llalla nuk e kishin menduar se kaq shpejte do tu vinte rradha……
Ne se keta komisioi I mandateve dhe parlamenti do te mbyll in kete skandal, shqiptaret te rembeu ne armet e te dalin malit per LIRI .
nuk besoj qe ka ndonje shqiptar (pervec lsi-stave)qe e ve ne dyshim qe toma thote te verteten. Like floriri eshte nje bastard hajduto- kriminel.
Po me ate raporten si konviktor shkolle,pastaj me sa di une raportat merren per 14 dite vetem te mjeku I petgjithshem I familjes jo ne cdo spital dhe ne cdo doktor qe tako ne rruge apo kur I respekto gruan doktorit
Pyetje publikut te ndruar qe merre pjese ne keto komente:
1. Kush fitonte nga vrasja e Doshit?!.
2. Kush jane arsyet qe duhej eleminuar Doshi?
Me respekt
emigranti US
E verteta duhet thene qe ne fillim,se zvarritjet nxjerrin problem,te qena dhe te pa qena..Se krijojn shum veshtiresi,jo vetem ne hetime,por
stimulohet dhe mos besimi ne popull…Zvarritja e deponimeve tuaja
Z Tom Doshi,jo vetem qe juve ju demton maksimalisht,por u krijon hapsira te medha spekulatoreve politik,sic jane deputetet,Islami, Ristani,apo Halimi I vogel..Se keta te tre,ja japing ngjyren me te bukur Opozites se sotme destructive…
Te jem i sinqerte,jam nje person qe e kam urryer gjithmone z.Tome Doshi.Ka hipur shume lart, here me hile e here me force.Por, kete rradhe Toma ka te drejt, nuk genjen. E megjithate, ketu del ne pah niveli u ulet intelektual i Tomes. “Antena” e tij nuk kishte aftesine e duhur per te kapur valet e realitetit shqiptar. Toma,ende nuk e ka kuptuar se forca e mund drejtesine.Shteti shqiptar eshte i kapur ne menyre absolute nga mafia,prandaj Tomes donin ti benin varrin dje, por po ja bejne edhe sot. Nuk ka asnje medyshje ,donin ta eliminonin.Sigurisht, me vjen keq per situaten e tij tejet te rende, por ate po e vret gjynahi dhe buka e Shkodres.Manipuloj zgjedhjet ne Shkoder vetem per te fituar ish partia e punes(sot partia socialiste).Pra, e tjetersoj Shkoderlocen!Toma rrjedh nga nje familje te persekutuarish politik,por iu vetafrua atyre qe i vrane gjakun e tij dje dhe po vrasin edhe kete sot.Pak e ke zoteri Toma, keshtu i don mushka drute,,,,,,!
Shkakun e vrasjes nuk po na e tregon ky Doshi. Shok i mire me te gjithe dhe tani i akuzon se duan ta vrasin. Te gjitha provat e paraqitura prej tij jane te sajuara dhe organizimi i vrasjes se tij neper kafenete e Tiranes. Ose ka lajthitur ky apo i kane zene syte paraja e madhe dhe i duket sikur duan ta vrasin te ģjithe ose po bene lojra agjenturash per te destabilizuar vendin se e deklaroi vete qe do trondise mazhorancen. Por qe kur pa videot Sali Berisha nga te Takut duket sikur u qetesua situata ne vend. Doshi ka mbetur si peshku pa uje dhe pa mbeshtetje pa prova te reale rreth vrasjes se tij…………………….Shume mister rreth videove te Takut. Cfare permbajne ato rreth Berishes qe nuk po ndihet me? Kane prova qe e arrestojne menjehere familjen Berisha? Meta ka respekt per Doktorin mos valle videot kane lidhje me femijet e tij qe djalin e Berishes e quan “budalla” Meta? Ose organizatori i ceshtjes Doshi eshte djali i Doktorit per ti treguar te jatit qe eshte i afte te merret me politike dhe te bej karriere si i jati dhe se mund ti ngjaj atij edhe ne organizime komplotesh. Po Rama a i ka pare videot? Po prokuroria i ka pare videot? Te gjithe po bejne indiferentin apo videot kane marrveshjen e “KATOVICES” dhe nuk u inteteson te shfaqen per asnje pale. Mjer populli shqiptar qe do jete ne gjithe historine e tij i mjere dhe pa fat prej ketyre politikaneve pa shpirt njerezor.
RROFSHIN AGJENTET E FSB-SE SE RUSISE DHE UDB-SE SE SERBISE.
PROPOZOJ QE TI GRADOJME NE DETYRE DHE JO TI KALBIM NE BURG, SIC E KANE HAK.
Mire ja ta zeme Bamin e kane kercenuar te mos tregoje te verteten. Po Frroku qe eshte mik i vjeter i Tomes, nga kush eshte gjasme trembur qe kerkon ta nxjerre veten jashte loje? Pra Frroku e kuptoi qe loja kunder shtetit u be shume e rrezikshme dhe u terhoq. Aq sa edhe ne Komision nuk u paraqit per te mbrojtur veten. Kaq e thjeshte eshte kjo pune. Eshte loje e ndyre e Tom Doshit sipas mendjes se semure te Priftit. Eshte e thjeshte si ABC-ja.
Une nuk u besoj akuzave te Tomes , por qe te themi te verteten pa shkak apo pa nje baze as gje nuk lind , dhe ne kete linje Tom Doci ka shfrytezuar hajduterine e njohur te Ilir Metes , ndaj te dy ; si Toma , si Ilir Floriri duhen larguar nga Parlamenti , Iliri duhet edhe te denohet per vjedhjet qe ka bere ne kohet e shkuara kur ishte kryeminister ne kohen e PS dhe zv’/kryeminister ne kohen e Saliut . Tome Dobici Te paguaj nje gjobe shtetit aq sa gjysma e pasurive qe ka gjithesejte ne pronesi .
Nga doli kjo fare e qelbur politikanesh qe po mban rob Shqiperine. Derisa qenka kaq e veshtire qe ketij plehu KoDoshi t’i rrefehet vendi, u dashka kuptuar se te gjithe qenkan te qelbur si ai.
o toma as shqupi nuk po te mbron ma te perdori mish per top kam than une verioret jane pak me te trasha se jugoret
o doçi i doçerve kur ti ke marre qe te mbroje edhe nje burgaxhi si puna e arben ristanit me duket se po perfundon ne vendin kur ishte ai dikur vajmedet halli ku u katandise
Faktet e Tom Doshit po hidhen poshte. Ne kete rast eshte drejtesia aq e felliqur qe nga koka, qe c’do kerkim te zbulimit te fakteve nga ana e Doshit e manipulojne. Doshi mos te prese t’ja sjellin nderkombetaret per hetim, por te veproje vet. Te hedhi nje akuze ne gjygjin Europian per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Straßburg.
Po nuk eshte cudi qe edhe kjo ngjarje te perfundoje si te tjerat.Te gjithe i pame videot te Metes me Priftin apo Priftit me ate vartesin e vet dhe kjo drejtesi i nxorri te pavlefshme.Keshtu do te nxjerre te gjithe videot e tjera me dhe pa urdher te gjykates kjo drejtesi per sa kohe qe drejtesia eshte e tredhur nga politika.Ka burre nene qe i del kunder Metes qofte ky prokuror i pergjithshem apo kryegjykates.Meta rrezon qeverine jo me drejtesine tone super te varur nga politika.Thuaj qofte me kaq o Tome se mund te ishte edhe me keq.Mjafton te shohesh perkrahesit e flakte te LSI ne qender apo edhe ne rrethe dhe e di llojin e kontigjentit qe e mbeshtet Meten.Jane ato me te rrezikshmit.Mjere ne te shkretet ne c’vend jetojme e rrisim femijet tane.