DEBATET e plota në Kuvend/ Meta: PD ka marrë në mbrojtje një falsifikator. Paloka: Heqjen e imunitetit të Metës e bëjmë me qetësi e dashuri

26 Mars 2015, 11:30Politika TEMA

Kuvendi u përfshi nga debatet në fillimin e seancës parlamentare ku do të vendoset me votim të fshehtë mbi kërkesën e Prokuoririt të Përgjithshëm për leje nga Parlamenti për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Opozita kërkoi shtyrjen e seancës parlamentare me 48 orë, por kryesuesi i seancës tha se kjo nuk përfshihet në Rregulloren e Kuvendit.

Situata e krijuar në Kuvend detyroi drejtuesin e seancës të ndërpresë punimet me një pushim 5 minutësh.

Mes debateve të shumta, ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili nuk ka drejtuar seancën parlamentare, por ka qëndruar në sallën e Kuvendit si të gjithë deputetët e tjerë.

Meta ka marrë fjalën pas deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka marrë të mirëqënë akuzat e bëra një ditë më parë nga Tom Doshi, sipas të cilit Durim Bami është kërcënuar në qeli me vrasjen e fëmijëve nëse do të flasë.

Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht, sidomos demokratët”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.

Në vijim kreu i kuvendit tha se “opozita i mban iso personit që e panë të gjithë shqiptarët për presionin që ushtroi ndaj prokurorëve.

“Ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij.

 

Dje të gjithë shqiptarët panë se ky falsifikator u paraqit me 5 avokatë, dy privatë dhe 3 deputetë të PD.

Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme“, theksoi Meta.

Në reagim ndaj deklaratës së bërë nga Meta, kreu i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka u shpreh se në bazë të Rregullores së Kuvendit, fjala në seancë i jepet vetëm deputetëve që kërkohet heqja e imunitetit.

“Nëse ju zoti Kryesues i seancës ke vendosur heqjen e imunitetit për Ilir Metën ne jemi absolutisht dakort që ta bëjmë këtë me shumë dashuri dhe qetësi“, tha Paloka.

Debatet në Kuvend

Meta: I nderuar zoti drejtues i seancës

Opozita: Jep dorëheqjen

Meta:Zoti Beqaj ju lutem ilaçet.
Personalisht ndihem shumë mirë që jam ulur në vendin tuaj (duke ju drejtuar Dules) Ju përgëzoj për tolerancën tuaj të jashtëzakonshme, por dua t’ju kritikoj për intolerancën tuaj të treguar pak më parë këtu. Keni bërë të gjitha veprimet për një procedurë sa më transparente

Topalli: Jep dorëheqjen

Meta: Një deputet ka falsifikuar raport mjekësor për të shmangur ballafaqimin me të vërtetetat

Deputetët e opozitës: Jep dorëheqjen

Meta: Filluan krizat zoti Beqaj ilaçet. Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht. Opozita i mban iso presionit ndaj prokurorëve, ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme.

Berisha: Ndjehesh komod që ulesh në vendin e një njeriu të akuzuar për dy vrasje. Ai bllokon paraqitjen e provës se i ka dërguar në qeli Durim Bamit xhelatin e i ka thënë të pres kokat e fëmijëve nëse dëshmon të vërtetën. Nëse ky është trillim ai që e ka bërë meriton ndjekje vetëm për këtë. Por në rast se është e vërtetë aty duhet të ishte Ilir Meta. Ti je Parti e të drejtave të Njeriut, dhe në një farë mënyre me këto veprime duket sikur bëhej avokatia e Ilir Metës me bllokimin e provës, çka stononte me zhvillimin e seancës. A ka mundësi të votojnë njerëzit pa lexuar një gërmë këtu. Mirë ne që e ndoqëm seancë, por a duhet të njihen ata që se ndoqën. Të gjitha këto janë në funksion të një njeriu.

Dule: Askush në këtë sallë dhe në Këshill nuk e kishte të dëshirueshëm praninë e tij si në zhvillimin ashtu edhe në vendimmarrje. Ka dhe disa rregulla loje, drejtimi i seancës është e drejtë kushtetuese.

Rama: Ju lutem respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë ku bëhemi dëshmitarë të shkeljes së rregullores. Të procedojmë siç e parashikon rregullorja. Muhabetet e shtëpisë së oficerëve t’i bëjnë atje.

Topalli: Zoti kryesues i seancës, në Parlament ka një histori, në zyrat e kryesisë së Kuvendit ka një arkivë. Shumë deputetë kanë qenë të pranishëm, ka pasur shumë kërkesa për heqje imuniteti. Në momentin që vjen një relacion nga prokuroria për të kërkuar heqjen e imunitetit, ka një praktikë, Këshilli i Rregullores e ka për detyrë për të kërkuar bashkangjitur me relacionin e Prokurorisë, dokumentet bashkëngjitur. Vota kundër e mazhorancës për të mos pranuar provat shtesë është e paprecedentë. Nuk mund të gjykohet pa provë, ju dje votuat kundër marrjes së provës. Unë ju kërkoj ti merrni prokurorisë provat dhe dokumentet shtesë.

Dule: Është një çështje që u diskutua edhe në Këshill. Kodi i Procedurës Penale është amenduar në 2014 dhe tashmë kërkohet vetëm relacioni. Rastet që ju i referoheni janë bërë më parë.

Paloka: Ne sapo na erdhi një raport i Këshillit për Imunitetin që është përgatitur nga deputetët e mazhorancës dhe shohim që është përfshirë edhe mendimi i opozitës. Mendimi i opozitës do të paraqitet nga deputetët, nëse mazhoranca do marrë përsipër të thotë mendimin e opozitës nuk e dimë a kemi parlament pluralist. Kërkoj që mendimin e opozitës ta japë zoti Halimi.

Dule: Me kërkesën e pjesëtarëve të opozitës në mbledhjen e djeshme të Këshillit u shpreh kërkesa që në këtë raport të artikulohet edhe mendimi i opozitës i cili edhe është përfshirë. Nëse opozita kërkon të ketë raportin e saj pa asnjë problema do të lexohet në seancën plenare.

Halimi: Lidhur me atë që thoni ju zoti kryetar duhet ti themi qytetarëve të vërtetën. Në fjalën e deputetëve të PD u theksua në fund të mbledhjes se qëndrimi i deputetëve të PD duhet të shënohet qartë në procesverbal. Në përfundim të mbledhjes nuk u vendos se cila do të ishte data kur do paraqitej ky raport. Pas pak minutash në përfundim të mbledhjes, kur u tha se sot do të zhvillohej kjo seancë dhe raporti do ishte sot, unë ju kam telefonuar dhe në mungesë të përgjigjes ju kam cuar mesazh dhe ju e keni lexuar. Meqënëse se keni caktuar datën se kur do paraqitet raporti opozita do të paraqitet me raportin e saj. Kjo është e vërteta, apo jo zoti DUle?

Dule: Ju falenderoj për ndërhyrjen tuaj. Ju kujtoj për përmbylljen e diskutimit tonë të djeshëm në Këshill. Jemi dakord me kërkesën e Prokurorisë, raporti do të reflektojë pikërisht këtë qëndrim konsensual.  /gj.k/

13 komente në “DEBATET e plota në Kuvend/ Meta: PD ka marrë në mbrojtje një falsifikator. Paloka: Heqjen e imunitetit të Metës e bëjmë me qetësi e dashuri”

  1. asnjanesi says:

    Ne keto 25 vjete pluralizemi nuk egziston asnje grame demokracie. Ketu ka vetem akuza dhe kunderakuza . Shpresa per ndertimin e shtetit shqiptar po shuhet dita dites. Te gjithe keta pseudopolitikane bejne sikur zbatojne ligjet por po i shkelin me te dyja kembet. Me genjeshtra te pafundme dita dites po na mbajne ne erresire te plote. Ketyre nuk u interesojne ligjet por kush mund ti shkeli me shume dhe te behet personi me i respektuar brenda politikes. Saliu i pari Meta i dyti Rama i treti e keshtu me radhe ne rresht te gjithe. Edhe per sa kohe duhet ti durojme keta ligjshperberesit? 25vjete akoma? ……………. Jo……. Votimet vendore po afrojne ketyre do u dhene goditja e pare asnje kandidat i tyre mos te votohet. Te kemi edhe zgjedhje te parakoheshme me pas dhe ketu ti debojme nje here e mire. Ja vlen barra qerane per keta matrapaze jetesh njerezore. Nuk ka te ardhme me keta kanibale te babazitur do te na hane te gjalle me gjithe recka. Vetem votat e ndeshkimit i dergojne andej nga erdhen Sic ndodhi ne greqi ta provojme edhe ne. Populli eshte Sovrani jo keta horrat e rruges.

    1. toni says:

      Kjo eshte diktatura .
      Edi ramen e kane pare te gjithe ne televizion si ai nxiste me shenja protestuesit e 21 janarit qe te avanconin ne drejtim te Kryeministrise. Demostrata e 21 Janarit nuk ishte gje tjeter vecse nje marrje me dhune e pushtetit E Mbetur ne Tentative, Nje veper penale kjo nje mije here me e rende nga ajo per te cilen akuzohet sot Tom doshi megjithese dhe kjo nje akuze e fundit e bere ndaj tij eshte ne hetim dhe e paprovuar.

      Partia demokratike duhet te kerkoje ndjekjen penale te Edi Rames per kete ngjarje dhe te mos e lere qe ajo te mbulohet me pluhurin e harreses. Gjithashtu te kerkohet qe prokuroria te hetoje te gjitha lejet e ndertimit te dhena nga Edi Rama ne kohen qe ai ka drejtuar bashkine e Tiranes.

    2. Albana says:

      Koment shume i sakte.

  2. eda says:

    Sa te jete plaku i cmendur neper kembe te politikes shqiptare, mos shpresoni te kete qetesi. Ai duhet te shporret. eshte pengmarresi i shqiptareve

  3. andrea says:

    PER MENDIMIN TIM NE RADHE TE PARE IMUNITETI DUHET TI HIQET ILIR METES – BERISHES DHE ME VON KUJT TI VIJ RADHA DOSHI E LOCI E BRAHO-TURP SOT E NJEZETE CA VITE KETA SURETER MERREN ACOMA ME ME THE TE THASH. EDI RAMA QEROJ NJE ORE E ME PARE KETA KELYSH.

  4. Teta says:

    Me qetesi dhe dashuri ti o Paloqe e beje kur doli vidjo me leket ne dore.Po ta kishe bere atehere sot nuk do te kishim rast te dyte.Prandaj cfaredo qe te thuash tani nuk jeme I besueshem.

  5. voktori says:

    Opozita ne ditet e saja ma te veshtira.Duket se te gjithe kete intrige e kane krijuar ata vete ne menyre qe te percajne mazhorance. Doshi ne qofte se nuk ashte lojtar i kesaj intrige, ashte viktime e saj. Pas mbledjes se djeshme te keshillit te mandateve, duke u ndeshur me vendosmerine e mazhorances qe te mos binte ne lojen e sales, tashti sala dhe klani i tij perdridhen sikur kane kujin ne b…

  6. dita says:

    Pdja e mbushur me intrigant, karieriste dhe sigurimsa te PPSH, ndrsa PS e mbushur me idealiste dhe intelektual te PPSH. Kjo eshte diferenca

  7. Shqipe says:

    Meta ky kameleon hipokrit qe perpiqet ta dredhe nga te gjithe anet, ku ti leverdis.

  8. Skrapari says:

    Zoti meta eshte politikan i sprovuar dhe izgjuar dhe legjenda e shqiptarve nuk ka frik nga mushkonjat

  9. CANI says:

    O Ilir Meta a ka qen i fallcifikuar vidoje e Edit kure e publikoj per korrupcion ku ti ishe aje personi i korruptuar turp.

  10. shqip hesapi says:

    Nese Iliri pranon te prishe qeverine cdo gje rregullohet ne vend,ne sekonde.Per kete po ngulmon Saliu dhe Meta do ta beje shpejt kete gje por ben sikur….Keshtu shpetojne dhe viktimat budallenje Doshi e Frroku.Celesi eshte Saliu,brava eshte Iliri,Rama bie prej fikut se nuk ka bythe t’i coje ne gjykate te dy keto monstra.Po ta beje kete Rama dhe te behen zgjedhjet e parakohshme PS-ja fiton dhe e vetme.

  11. edi says:

    Shpresoj te arrestohet ilir meta dhe pas tij edi rama si dy njerezit me te korruptuar te lidhur me krimin e organizuar.Bilanci I deritanishem I qeverise mafioze rama-meta vrasje vjedhje droge korrupsion papunesi varferi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje