Deputeti Mark Frroku i ka drejtuar një apel Kuvendit që të mos i hapë rrugë një precedenti të rrezikshëm si ai që kërkon Prokuroria.
“Nuk duhet t’ia hapni rrugën këtij precedenti.
Unë jam i huaj në këtë histori dhe nuk është normale që të më ndërpritet jeta politike dhe normale.
Nuk kam bërë asnjë dëshmi të rreme, por kam thënë të vërtetën.
Në këtë sallë ka deputetë që po bëjnë rolin e organit të akuzës.
Kam qenë shumë korrekt në këtë sallë Parlamenti, në jetën time personale, por edhe me ligjin.
Kërkesa e Prokuorisë është denigruese, shumë e nxituar.
Mos ti hapim rrugë këtij precedenti, pasi më duket një precedent shumë i rrezikshëm.
Nuk kam frikë të përballem me drejtësinë dhe me çdo lloj akuze që më bëhet.
I mbetem pikë për pikë dëshmisë që kam bërë”, tha Frroku në fjalën e tij.
Në vijim ai shtoi se Prokuroria kërkon leje për kontrollin e banesës dhe ambienteve të tjera a thua se “dëshmia ime e rreme është bërë me armë të rënda apo me kallash”.
“Kërkesa është absurde.
Unë nuk kam ndërmend të tërhiqem nga jeta ime politike dhe do e vazhdoj deri në fund, edhe pas sqarimit të kësaj çështjeje”, tha Frroku. /gj.k/
Doshi: Nuk jam i shqetësuar, pres arrestimin. Do ballafaqohem në gjykatë me prokurorinë për provat
Tom Doshit, të cilit iu hoq imuniteti, ka thënë se nuk shqetësohet nga arrestimi i tij.
“Pres dhe arrestimin, nuk kam asnjë shqetësim. Gjithë provat që kërkova, prokuroria është e detyruar t’i sjellë ato prova. Provat i ka prokuroria. Kërkesa është bërë nga unë me vendim gjykate. Çdo gjë është në dosje. Është e patjetërsueshme. Çfarë do ndodhi me mua?- Do ballafaqohem në gjykatë me prokurorinë, u shpreh Doshi para gazetarëve.
Më tej ai thekson se denoncimi i tij ishte kontribut për shoqërinë shqiptare, për tu treguar deri ku ka shkuar krimi i organizuar. ”
Ata nuk arritën të më eleminojnë fizikisht, Bëra kontribut për shqiptarët që ta marrin vesh deri ku ka shkuar krimi i organizuar.
Demokraci nuk ka më në Shqipëri. Imagjinoni ç’ndodh me qytetarët e thjeshtë kur shkelet ligji për deputetët.
Për Ramën mesazhi është se sot ai ndodhet në një pozitë jo të mirë se kam punuar 10 vjet me të, por për të ka më shumë rëndësi karrigia’, u shpreh Doshi.
Shihni si kercenon mafiozi mafiozet!
Perse me kaq mllef,te eshte ngritur nje akuze dhe si e tille degjoi deri ne fund organet e drejtesise,ndoshta te japin ty te drejte, kjo nuk eshte futur,por duhet te futet ne kulturen e helites shqiptare dhe jo te jene te pa prekshem dhe ndeshkueshem nese shkelin ligjet.
Ta futen e Mark, bashke me Tomen. Shiko Mark, kur duan qelbesirat te arrestojne bejne sikur nuk degjojne. Ja u futen po ata te partis mem o Mark….bashke me Tomen keni hyr te gjiri i kuçedres Parti gjakatare qe ju vrau per nje shekull. Ju prap te muti i fusni hundet
Shikoni kur ta dredh dhe ky dhe mos te duket cudi qe gjate gjykimit te thote gjera kunder rampalles per te mbrojtur menderen e vete se vellain po ja denojne mos harroni nastradini “larg bythes time”dhe atehere do jete dhe plas skandal i madh ,dale dale s’keni pare asgje akoma
Jepi tani beji sa me shpejt publike ato qe di, se u dogje dhekane me ta mbylle gojen pergjithmone ne burg, beje katarsis.
Marko i mbyturi te mbyt, ta futi icik Toma, dhurate te bukur te beri tashi per Pashke! Hajt mos u merzit se ndoshta i festoni bashke..te vendi
O kryeminister , o deputete, erdhi fundi i Marsit. Po me kryekriminelin çpo behet? Nese nuk merrni masa brenda Marsit do ta paguani keq nga populli. Ate qe jua dha me 23 Qershor 2013, juamerr prap, por jua merr me ceremoni. Duhet ti qendroni korekt popullit, nese doni te qeverisni siç i premtuat para zgjedhjeve.
Populli nuk genjehet se i hoqet mandatin dy deputeteve mafjoze. Mafjoze jane 30% e parlamentit.