Ana e errët e pilotit të Germanwings, që shkaktoi tragjedinë në Alpet franceze

26 Mars 2015, 18:05Politika TEMA

“Në ëndrrat tona më të këqia nuk na e merrte mendja një gjë të tillë”, tha shefi i Lufthansas, Carsten Spohr. Më parë ai kishte konfirmuar para medieve se piloti i dytë qe mbyllur në kabinë për të nisur rrëzimin e avionit.

Andreas Lubitz, piloti i dytë në avionin e Germanwings ishte një njeri që i pëlqenin shakatë.

“Të qeshësh sa të të paralizohet fytyra” ishte një faqe që e preferonte ai në Facebook.

Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Die Welt”, pilotit 28 vjeçar i pëlqenin shakatë që i kalonin pak kufijtë dhe e shkelnin disi etiketën e mirësjelljes.

I pëlqente p.sh. që burrat të silleshin si çuna të mëdhenj dhe pilotët si kokëkrisur me zgërdhirje të vazhdueshme në buzë.

Po a kishte Andreas L. edhe një anë tjetër, të errët?

Probleme private për momentin nuk janë të njohura.

Edhe nëse mungon ende siguria për rrjedhën e katastrofës, pyetja tjetër që shtrohet është a vuante piloti i dytë vuante nga sëmundje psikike.

Shkollimin si pilot, që e pati nisur gjashtë vjet më parë në Bremen (Gjermani) dhe në Phoenix, Arizona (SHBA), sipas Lufthansas ai e ndërpreu për disa kohë.

“Për shkak të problemeve psikike?”, pyetën përfaqësuesit e shtypit në zyrën e Germanwings-it.

Një përgjigje për këtë shqetesim nuk dëshiron të japë pergjigje.

Në bazë të ligjeve gjermane janë vetëm autoritetet e ndjekjes penale ato që mund të shohin kartelën mjekësore.

Ky informacion i nënshtrohet detyrimit për të heshtur të mjekut “edhe pas vdekjes”, thanë përfaqësues të koncernit.

Por, pas ndërprerjes së shkollimit si pilot, Andreas L. i ishte nënshtruar sërish një testi shëndetësor dhe një testi nëse ishte i përshtatshëm si pilot.

Dhe këtë test e kishte kaluar me sukses.

“Ai ishte 100 përqind i aftë për të fluturuar. Rezultatet e tij në fluturim ishin shumë të mira, asgjë nuk të tërhiqte vëmendjen”, u tha sot medieve shefi i Lufthansas, Carsten Spohr.

Ai shtoi se në ëndrrat më të këqija nuk ia kishte e merrte mendja se mund të ndodhte një gjë të tillë.

Përvojat e para si pilot, 28 vjeçari i pati bërë me avionë pa motor, që rrëshkasin në ajër të shtyrë nga era.

Faqja e klubit të sporteve ajrore Montabaur në Westerwald, ku mësoi ai, për momentin është jashtë sistemit të internetit.

“Ai deshi ta shihte të realizuar ëndrrën e tij, fluturimin”, e përshkruajnë atë shokët e klubit.

Kjo ëndërr është kthyer me sa duket në zhgjëndërr të tmerrshme paraditen e 24 marsit në Alpet franceze.

Kërkimi i gjurmëve sapo ka nisur.

Një prokuror gjerman tha të enjten se ka nisur kontrolli i apartamentit të Andreas Lubitz. në Dyseldorf dhe vende të tjera për të gjetur dokumente dhe dëshmi nëse Andreas L e kishte planifikuar më parë aktin e tij.

Vështirë është të përfytyrohet si e ndiejnë veten të afërmit e viktimave, tani që mësuan për tragjedinë.

Gjithashtu është e vështirë të përfytyrosh si ndihen prindërit e Andreas Lubitz., në shtëpinë e të cilëve në Montabaur, midis Frankfurtit dhe Këlnit, lindi më 1987 Andreas L.

Policia e ka bllokuar rrugën që çon në shtëpinë e prindërve të Andreas L.ubitz me automjete policie, të vendosura tërthorazi, për të penguar automjetet e tjera të kalojnë.

Shumë ekipe kameramanësh përpiqen të arrijnë në këtë zonë, për të folur me fqinjët.

Por banorët janë tërhequr në shtëpitë e tyre.

Disa shohin nga pas perdeve ose grilave gjysëm të ulura të dritareve.

16 komente në “Ana e errët e pilotit të Germanwings, që shkaktoi tragjedinë në Alpet franceze”

  1. Bentirona says:

    Nuk e kuptoj nga e merrni kete info, se deri tani sipas gazetave gjemane, apo atyre fraceze,perveç faktit qe dera ka qene e myllur ne menyre te vullnetshme, asgje tjeter nuk thuhet. Nejse keni filluar te beni hetime internacionale, se me Frrok, e Kodosh, u be bajate.

    1. Majlinda says:

      ti nese je qorr dhe nuk shikon ne fund te artikullit ” DW “- pra nuk eshte e sajuar ne shqiperi, por te Deutsche Welle, o njeri !

    2. Spartaku says:

      Sa ta kuptosh ti u dogj Stambolli.

  2. Moeris says:

    Janë të panumërt shumë nga ata që do ta jepnin jetën time për bindjet e tyre!

  3. Mirenjohesi says:

    Shkrimi eshte bere mbi informacionin e konferences se shtypit te transmetuar direkt ne tv ” Das Erste”, ne mesditë.
    Ndiqe, nese di gjermanisht.

  4. Nje lexuese says:

    Ose nje menyre e mire per te mbuluar problemet teknike qe sipas njoftimeve te para pas renies se avionit, ishin pikasur qe 24 ore para nisjes. Per te shmangur falimentin e airbus apo te linjave low cost, nuk eshte problem i madh te shpallesh nje pilot si fajtor e te cmendur.

    1. E vertete says:

      Bravo,edhe une kam nje mendim te tille.Kompania ne fjale do kishte falimentuar,poqese tregohet per defekte teknike.Perndryshe,para disa ditesh,avioni ne fjale kishte pasur dy here kontrolle urgjente teknike.

  5. enter''" says:

    Shume shpejt I nxorren konkluzionet ne nje kohe qe nuk eshte analizuar kutia e dyte e zeze.

    Dicka nuk bind. Ose nje perpjekje per te shpetuar kompanine nga demtimi I imazhit ose nuk e di cfare gatuhet.

    Njerezit sot jane numra.

    1. tfgs papudhi i tredhur says:

      gojet e liga thone qe janullatosi u kishte bere magji nga inati qe gjermanet akoma nuk po zgjidhin gryken e thesi me para per greket

  6. Maximus says:

    Lajmi eshte edhe ne daily mail dhe BBC

  7. it'sme says:

    Titulli i lajmit eshte fare kot. Nuk sillet asnje lajm i errët nga jeta e pilotit, as edhe një, për be.

    Asnjëherë nuk ka ndodhur që brënda dy ditësh, të mbarojë hetimi se çfarë ka ndodhur në një avion të rrëzuar, dhe as të llapashiten nëpër media gjithfarë përrallash dhe hamëndjesh, si të vërteta të provuara dhe të merren njerëzit si budallenj për t’i pranuar këto paçavure si të vërteta.

    E gjithë akuza dhe pretenca për ndihmës pilotin “e çmendur”, që rroisi pa pritur e papandehur, mbështetet në tre “fakte”, nga njëra nga kutitë e zezë, fakte që hetuesit i përsëritin pa pushim:

    1. Kishte mbyllur derën e kabinës kur kapiteni pilot kishte dalë jashtë.
    2. Nuk e hapte derën kur piloti u kthye, trokiste dhe bërtiste që t’i hapej
    dera e kabinës.
    3. Nuk fliste dhe as ndihej gjatë gjithë kësaj kohe 8-10 minuta të rënjes
    së avionit.

    A nuk ka hipoteza të tjera të mundëshme dhe, madje, shumë më llogjike dhe të pranueshme se këto përralla?

    Le të arsyetojmë: – Doli kapiteni dhe dera u mbyll pas tij.
    A është rregulli kështu apo dera duhej lënë hapur?
    Nëse ky është rregulli, ndihmës piloti s’mund të akuzohet.
    – Gjatë 8-9 minutave të rënjes, edhe pse i kërkohej të hapte derën, ndihmës
    piloti nuk ka reaguar fare, as më zë, as me veprim.
    Hipoteza e parë që duhej të sillej, duhej të ishte se atij i ndodhi diçka
    që e pamundësoi atë fizikisht apo mendërisht për të reaguar, por jo të na
    serviret hipoteza se ai vuri në veprim planin e shkatërrimit të avionit,
    sidomos kur nuk ka asnjë të dhënë paraprake se ai kishte arsye për këtë.
    – Na serviret se ndihmës piloti e kaloi avionin ne drejtim uljeje
    automatike, por nuk na thuhet se si e konstatuan këtë manovër,
    kur akoma nuk është analizuar kutia e dytë e zezë e avionit, kuti
    e cila mund të sjellë prova të sistemeve të drejtimit të avionit,
    apo të funksionimit motorrëve të tij.

    Shpejtësia me të cilën u servir hipoteza e lajthitjes së ndihmës pilotit dhe e përplasjes së qëllimshme të avionit nga ana e tij, me mangësitë e dukshme të provave për këtë hipotezë, lenë shteg të dyshosh se kjo hipoptezë, nga e fundit në rradhë, është vënë në krye të hipoptezave, shpejt e shpejt dhe shkel e shko, për qëllime të tjera, që mund të jenë edhe qëllime komerciale, edhe qëllime reputacioni, apo edhe për të sherbyer si një dush i ftohtë mbi shqetësimin e publikut mbi sigurinë e fluturimeve ajrore nga kompanitë përkatëse.

    Le të shpresojmë se, së paku, qëllimi i kësaj hipoteze të qepur keq, të mos jetë kursimi i disa miliona eurosh që kompanitë e sigurimit të fluturimeve, do t’ju zbresin dëmshpërblimeve të familjarëve të viktimave, nëse pranohet teza se shkaku i katastrofës ishte, jo siguria dhe gjëndja teknike e avionit, dhe as niveli i trajnimit dhe i superngarkesës së pilotëve në orë fluturimi, por thjesht qëllimi vetevrasës i një piloti të çmëndur që, natyrisht, është jashtë fuqive të kompanive të fluturimit si dhe të korporatave të sigurimeve të fluturimeve ajrore për ta pasur nën kontroll.

    Viktimave, sidoqoftë, u qoftë i lehtë dheu, që i mori aq përdhunshëm në gjirin e vet.

    1. XhungëlHesapi says:

      @it’sme Nuk je i informuar aq sa duhet. Nuk i ke dhënë rëndësinë e nevojshme detajeve. Nqse mundem të të sqaroj lexo pak më poshtë.
      Tre pikat që ke vënë në krye të përgjigjes i ke të cunguara:
      1- Hapja dhe mbyllja e derës së kabinës është e përcaktuar me rregullore qysh prej ngjarjeve të 11 Shtatorit. Shiko kët’ videon për proçedurën dhe kthehu vazhdo leximin e komentit: https://www.youtube.com/watch?v=ixEHV7c3VXs#t=133
      Në bazë të rregjistrimeve zanore të kabinës pikoti i dytë ka qenë i vetëdijshëm (marrje fryme në menyrë normale) dhe hapjen e derës nga jashtë e ka bllokuar në mënyrë të qëllimshme manualisht. Cdokush që ndjehet keq dhe ka nevojë për ndihmë nuk bllokon derën në mënyrë të qëllimshme.
      2- Aktivizimi i ndryshimit të lartësisë së avionit (altitude) mund të kryhet vetëm pas një serie manipulimesh manuale. Pilotimi i një avioni linje nuk është si nje veturë ¨qe kur të bie i fikti po lëvizi timoni ikën për lesh. Nqse piloti i dytë do të kishte pamundësi fizike siç thua ti, avioni do vazhdonte në linjën e drejtë të itenerarit pa asnje metër humbje lartësie.
      Nqse prokurorët ja lejojnë vetes shpalosjen e tezës aktuale, e bëjnë se janë të rrethuar dhe kanë një interpretimin profesional dhe të padiskutueshëm nga profesionistët e Zyrës së Hetimeve të Sigurisë Ajrore.
      Sa për teorinë e konspiracionit që ty të gerryen, mos e ushqe fort sepse Lufthansa (ose çdo kompani ajrore) e di mirë që në rast rrëzimi të një avioni nga flota ajrore, në një mënyrë apo në një tjetër ata do të lejnë lesht. Vetëm siguracioni i një A320 jep diku tek 1.6 miliard euro shpërblime, plus çfare do japë vetë kompania në funksion të fajit që ka.
      Debati sot nuk është nëse ishte i qëllimshëm apo jo rrëzimi. Debati është çfarë e ka shtyrë atë pallën të kryejë vrasje masive. Kush do të kryejë vetvrasje nuk shkon e merr në qafë të tjerët.

      1. it'sme says:

        @XhungëlHesapi,

        Flm që konsiderove një sqarim për komentin tim si dhe për vidion e sugjeruar që e vlerësova shumë informuese.

        Më së pari, tek pika 1 e komentit tim, unë vetëm thoja se, që dera e kabinës të rrijë e mbyllur është një proçedurë normale, pra jo e bërë me qëllim nga co-piloti, prandaj edhe nuk mund të përdoret për akuzë ndaj tij.

        Më tej, nuk e dija se, sipas vidios, paskësh një proçedurë që, dikush nga jashtë kabinës, dikush që zotëron një kod hapjeje emergjente, mund të hyjë në kabinë edhe pa veprimin/bashkëpunimin e pilotëve brënda saj.

        Egzistenca e këtij obsioni, në fakt, është pak e çuditëshme sepse i bie, sipas kësaj që, një pasgjer “terrorist” apo nje stjuardjes/ë me “probleme psikiqe”, mund të detyrojë kodmbajtësin jashtë kabinës, të përdorë kodin e emergjencës për t’i hapur derën/rrugën atij që të hyjë në kabinë.

        Sidoqoftë, e pranoj se, egzistenca e kësaj mundësie hyrjeje, që kapiteni nuk arriti apo nuk mundi t’a përdorë për t’u rikthyer në kabinë, është një argument pro hipotezës që co-piloti mundet qëllimisht ta ketë mbyllur manualisht derën për të mos lejuar ndokënd të hynte në kabinë.

        Por përsëri, kjo është vetëm një hipotezë, një mundësi dhe, edhe pse flitet për një frymëmarrje të qetë të co-pilotit të regjistruar ne kutinë e zezë, nuk mund të përbëjë një provë sigurie se co-piloti ishte në gjëndje normale konshience apo aftësi fizike për të vepruar dhe për t’ju përgjigjur kërkesave që i vinin nga jashtë kabinës.

        Madje, nëse kishte roitur, siç përflitet, do të dukej më e pranueshme që kopiloti, në kulmin e kënaqësisë së realizimit të “planit vetëvrasës”, të ishte në fazën e deklamimit me zë të paranojës së tij dhe ti përgjigjej apo hakërrehej kolegut që i kërkonte të hapte derën apo ta shqyente atë.

        Në fund të fundit, askush nuk i di rrethanat e ngjarjes, askush nuk e di nëse në kabinë nuk ishte edhe ndonjë i tretë, ekuipazh apo pasgjer, askush deri tani nuk ka sjelle ndonjë provë shkencore se në çfarë status pilotimi ishte avioni kur filloi rënien dhe se, a ishin apo jo në gjëndje normale pune motorët e avionit kur filloi rënia e tij.

        Për t’u bërë e gjithë kjo ekspertizë, nisur nga çfarë kemi parë e dëgjuar nga katastrofat e mëparshme ajrore, kërkohen ditë e javë të tëra pune, hetimi e konsultimi shumë planësh, përpara se të sillet para autoritetve dhe publikut të gjëre, raporti përfundimtar dhe hipoteza më e mundëshme e shkaqeve të rrëzimit të avionit.

        Kjo ekspertize apo ky hetim, natyrisht, duhet të përfshijë edhe shqyrtimin e imët të rrethanave jetësore dhe karakteristikave të pilotëve, të ekuipazhit ndihmës si dhe të pasagjerëve të avionit që, gjykoj, nuk do të mund të bëheshin brënda 48 orëve të para të tragjedisë.

        Mua i dashur XhungëlHesapi, nuk më pëlqejnë teoritë konspirative dhe as nuk i besoj ato, por shpejtësia dhe cektësia e përdorur, për t’i vënë vulën shkaqeve të kësaj tragjedije, akoma pa mbledhur të gjitha copat e avionit dhe mbetjet e trupave të pasgjerëve, më duket shumë “fishy”, ose nuk më tingëllon edhe aq mirë, për t’u shprehur më butë.

        Sa për dëmshpërblimet, shkarazi, gjykoj, se nuk është njëlloj, si të lesh vetëm leshtë e kokës, dhe si të lesh edhe leshtë e bythës, bashkë me to.

        Kompanitë e siguracioneve janë superfuqi në rang global dhe po të siguroj se janë në lëvizje të plotë, me të gjithë motorët, portofolët dhe lobistët e tyre, që të manipulojnë ngjarjen, medjan që e mbulon atë, si dhe hipotezat dhe “provat e sigurta” për shkaqet e rrëzimit, nga të cilat do të varen se ç’pjesë të leshit do të shpëtojnë pa paguar për këtë tragjedi njerëzore, që gjithsesi, nuk ka para dhe përshpirtje qeveritare që ta shlyejë.

        Edhe një herë, respekte, zoti XhungëlHesapi!

        1. XhungëlHesapi says:

          Jam dakort me ty që duhet me prit përfundimin total të hetimeve, për të kopsit tamam ngjarjen. Kopsitjen e mbyll pikërisht gjetja e kutisë se zezë no.2.
          Gjithsesi në këtë stad të hetimeve, gjithçka qe ka ndodhur brenda avionit është e qartë pasi rregjistrimet zanore nuk lenë vend për dyshime.
          Përsa i përket portës, nuk ka rrezik hapje nga jashtë pasi siç shpjegohet diku tek minuta 4 e videos, edhe n.q.se dikush e ka kodin (kapiteni, ekuipazhi, terroristi etj etj), pasi futet kodi duhet me prit 30 sekonda që dera të zhbllokohet. Gjatë ketyre 30 sekondave, kërkesa për hapjen e derës sinjalohet brenda në kabinën e pilotazhit. Pilotët e kanë në dorë të mos bëjnë kurrgjë dhe dera hapet ose mund të aktivojnë çelësin në pozicionin “Lock” që bllokon hapjen. Pikërisht këtë gjë ka bërë piloti i dytë dhe kjo s’ka fije dyshimi në bazë të të dhënave aktuale.
          Ajo ç’ka inkriminon më tepër pilotin e dytë është ndryshimi i lartësisë së aparatit në menyrë manuale. Nqse ndryshimi i lartësisë do të ndodhte si pasojë e ndonjë avarie teknike, çdogjë sinjalohet në menyrë auditive në kabinë dhe do të ishte rregjistruar. Po dëgjoja intervistën një piloti të vjetër, që ka punuar edhe si këshilltar për këto institucionet e hetimeve të aksidenteve ajrore. Robi thoshte që çdo “bip, alarm apo sinjalim zanor” është pothuajse unik dhe janë bërë në mënyrë të tillë pikërisht që në rast fatkeqësish, rregjistrimet të ndihmojnë hetuesit. Meqenëse ka mungesë sinjalimesh zanore në kabinë që tregojnë ndonjë avari, ndryshimi i ngadaltë i lartësisë është bërë veçse në mënyre manuale.
          Jam dakort me ty që shumë shpejt i dhanë informacionet e para, por duhet me pa edhe kontekstin e periudhës në të cilën jetojmë. Prokurori i Marsejës e tha që në hapjen e konferencës së shtypit që hetimi do marrë javë të tëra, për ta zbardh totalisht ngjarjen. Nuk do jepte kurrfarë informacioni rreth kësaj historie me pilotin nqse nuk do ishte 100% i sigurtë, pasi diskretiton në rradhë të parë veten, dy gjeneralët që kishte anash, komplet Zyrën e Hetimeve dhe të Analizës ajrore (BEA) që ështe institucion i pavarur me reputacion botëror, diskretiton shtetin e vet dhe gjithë institucionet hetimore spanjolle dhe gjermane që janë palë në këtë çështje.
          Presioni mediatik, frika e interpretimit të ngjarjes si akt terrorist dhe gjithë implikimet që keto sjellin, kanë qenë shtysa për të cilat ai ka marre miratimin për të dhëne ato detaje që dha. Të paktën kështu e shof unë.

          Respekte

  8. Piloti Andrea Lubitz edhe nga faktorë të tjerë është i pafajshëm.

  9. elios says:

    avioni helios u rrexua per faj mekanik dhe per faj te piloteve.avioni sa ishte prishur dhe i ben 1regulim te perkohshem qe te nisesh per1 dite .ishte i prishur treguesi i naftes.ai thoste qe ishte plot .por aksidenti filloi qe kur u ngrit avioni kur ngriti koken avioni bytha e tij kapi ne toke dhe u gerrvish por u ngrit. por njerezit ha

    sen nje problem tjeter ata nuk merrshin dot frym piloti nuk kishte hapur nje paisje qe fuste ajrin brenda . avioni po rrexohej kur avioni u nda ne pjes por pjesae e pare qe u keput ishte bytha ose bishti qe u gerrvish. vetem une mbeta gjall nga te gjith njerezit atje.nje nga pilotet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje