Para një muaji, publikova një artikull, në të cilin argumentoja (bazuar në disa sondazhe) se firoja e votave të mazhorancës, krahasuar me 1-milionshin e qershorit 2013, ishte rreth 200 mijë (http://respublica.al/opinion/2015/02/28/firoja-e-mazhorances-rreth-200-mije-vota ). Ndërkohë, firoja e votave të opozitës ishte rreth 30 mijë. Bazuar në atë vlerësim statistikor dhe duke abstraguar se firoja e votave të mazhorancës ka shkuar aktualisht në 250 mijë, ndërsa e opozitës në zero, kam përshtatur raportet e nivelit kombëtar në 61 bashkitë e reja, për të bërë një projeksion paraprak të shpërndarjes së votave, kur ende nuk janë publikuar kandidatët e secilës palë (me publikimin e kandidatëve, këto projeksione, më gjasa, do të ndryshojnë).
Projeksionet janë renditur në tabelën shoqëruese sipas diferencës së votave në secilën bashki. Kështu, e para është Tirana, ku diferenca e projeksioneve mes kandidatit hipotetik të majtë dhe atij të djathtë është më e madhja, 35 mijë vota (në 2013-ën, diferenca mes partive anti-Berisha dhe atyre pro-Berisha ishte 90 mijë vota). Nga këto projeksione, rezulton se mazhoranca ka aktualisht epërsi në 41 njësi vendore të reja nga 61 gjithsej (në qershor 2013 kishte epërsi në 51 njësi).
Në kolonën e fundit të tabelës janë përmbledhur zgjedhësit që mund të votojnë për një kandidat të pavarur, janë të pavendosur, ose janë të vendosur të mos votojnë.
Projeksioni i votave per kryebashkiakët deri në 27 mars 2015
Po Durresi ku eshte?
E paska nderprere tabelen Tema tek Tepelena, meqe Mero eshte nga Tepelena ?
Dmth edhe me variantin me te keq e majta fiton rreth 40 bashki.Por ne realitet firoja e opozites eshte po aq sa ajo e mazhorances, keshtu qe diku tek 50 bashki do jete perseri. Shkodren e fiton Bazhdari mbajeni mend.
Nesfond mbrapa ka foton ekryeministris perse emban ky jevgu apo jane Sondazhet qe ika ber Edvin Kristaqi dhe jajep ketina ti puplikoj se gjoja ky vete po bene krahasime pere zgjedhjet dhe punen emire snapaska ber Edvin Rilindja dhe Ilir Krimineli vetem sondazhi ite Arrestuarve enxjerre Edvin Koqen humes pallogarit tepapunit qe ika heq perti zevendesuar me komisonjeret dhe militantet partjak ky eshte sondazhi meimir qe ibehet Rilindasve dhe kriminelve ne pushtet
me keto rezultate pse te votojm … bustin e enverit ne bashki dhe kaq…….
pse te harxhojm kohe ,,,,,
Keto jane sondazhe dhe kane koeficentin e tyre te gabimit,po per mendimin tim, shume i ke lene opozites,edhe ata ne ato pjese te vendit qe ju mendoni se jane bastione te PD-se,me ne fund do e kuptoin qe e kane gabim,shih edhe veprimet e fundit te kesaj partie per Doshin dhe Frrokun,qe ndryshe thane ne publik dhe ndryshe vepruan.
Ke harru Durrsin, nga nxitimi besoj
durrsi eshte poshte mirdites
Fitore e padiskutu per KETI BAZHDARIN ne SHKODER
Me analize time fiton Keti me te majten ne Shkoder. PD perben qelbesiren. Fitore Keti Bazhdari