Arrestimi i dy deputetëve/ SHBA rithekson qëndrimin e saj: Largoni personat e inkriminuar nga politika. Zbatoni ligjin dhe siguroni proces të rregullt

27 Mars 2015, 16:45Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sërish pas arrestimit të dy deputetëve ditën e enjte, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Në deklaratën e saj, Ambasada e SHBA-së rithekson qëndrimin e saj për largimin nga politika shqiptare të të gjithë personave të inkriminuar apo të korruptuar.

Ambasada e SHBA-së po ashtu ka kërkuar nga Prokuroria dhe institucionet gjyqësore zbatimin e ligjit dhe zhvillimin e një procesi të rregullt.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-së:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt.

Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”./j.h

26 komente në “Arrestimi i dy deputetëve/ SHBA rithekson qëndrimin e saj: Largoni personat e inkriminuar nga politika. Zbatoni ligjin dhe siguroni proces të rregullt”

  1. njeriu says:

    mire e keni ju por puna eshte se me kete thirrje i bie ta fillojne qe nga koka te gjitha partite kryesore!

    1. më dhurove një buzëqeshje says:

      ?

      1. Pilo Lala says:

        Ec Perpara Donald Lu,
        E fillove pak si me dyshim kur takove Berishen, por me duket e kuptove, dhe ato qe ka nxjerre Ambasada Amerikane, na japin shpresen, qe do futet Berisha shume shpejt ne burg.

    2. emigranti says:

      SHQIPERIA NJE SHTET I MBARUAR QE NUK DI TE QEVERISIN POPULLIN E VETE KANE QE ME 90 QE KOMANDOHEN NGA AMBASAADORET E SHTETEVE TE HUAJ SI AMERIKA ETJ… KUSH PJERDH PER AMBASADORET KETU JASHTE SHTETIT AS QE NUK I PYET NJERI KURSE NE SHQIPERI AMBASADORET DHE AMERIKA KURVE SEBASHKU ME EUROPEN E BERI SHQIPERINE MISH MASH: IKEN NJE KINEZ AMBASADOR DHE VJEN KINEZI TJETER DHE KOMANDON QEVERINE : TURP TURP TURP AMERIKA SKA DHENE DHE SJEP ASNJE KACIDHE PER SHQIPERINE ASNJEHERE SE KA NDIHMUAR FINANCIARISHT: VETEM SE E KA SHKATERRUAR:

  2. Besjan says:

    Ilir meta eshte njeriu me i inkriminuar. Mban peng kryeministrin dhe kryetarin e opozites. Nese deshironi dekriminalizim arrestoni kokelopen. Vetem ne kete menyre cmontohet nje here e pergjithmone krimi dhe korrupsioni ne Shqiperi.

  3. Qelban Rektori says:

    Nuk ka si thuhet me shqip:
    Arrestoni edhe Sali Berishen!

  4. fieraku4u says:

    E HONGRI TOMA BUDALLAI…AKOMA NUK E KA KUPTUAR IDIOTI QE AMERIKA ESHTE AJO QE PO KERKON QE TOMA TE SHKOJ NE BURG.

    PO TOMA SI IDIOT DHE ARROGANT QE ESHTE, AKOMA I JEP GOJES, DHE HIQET SI GANGSTERR APO SI CUBI LAGJES.

    KURSE MARK FRROKU U TREGUA ME A ZGJUAR SE TOMA, E MBYLLI GOJEN DHE ULI KOKEN. SE E KUPTOJ QE ME AMERIKEN NUK MUND TE BESHE GANSTERRIN APO CUBIN.

    NUK E KUPTON TOMA, QE SHQIPERIA TE FUTET NE EVROPE, DUHEN ARRESTUAR CA TIPA SI TOMA. TE NJEJTEN GJE BERI DHE KROACIA, DHE FILL PAS ASAJ U FUT NE EVROPE.

    1. Pilo Lala says:

      Kroacia nuk futi brenda ca si Toma, por ish-Kryeministrin e Kroacise.
      Prokurori qe i arrestoi eshte ftuar per ndihme ne Tirane, per te arrestuar Berishen.

  5. Gabeli says:

    Arretstoni Ilir Mutin, te parin, te shpetoje Shqiperia nga gjobaxhiu me bllok!

  6. Neli says:

    Ambasadori I ri njef ilir floririn per burre shteti me sa kuptoj une po iliri saliu rama nanua shqiperia 25vjecare keta e kane pasur pushtetin toma prapa gardhit na doli I inkriminuar

  7. Ai says:

    Kush di te thote se clidhje ka Ilir Meta me Wesley Clark.
    Kush ishte krymeinister ne Shqiperi kur u firmos kontrata per Patos Marinzen me Bankers Petroleum.
    Prese Wesley Clark eshte ne Bordin Drejtues te Bankers Petroluem
    Perse kur u firmos kjo kontrate Fatos Nano lufton Kryeministrin e tij deri sa e zecendeson me veten.
    Prese Fatos Nano i numbet zgjedhjet ne 2005 dhe I fiton Berisha, me pas ja dorzon partin Edi Rames.
    Perse Ilir Mete duhej ne politike
    Perse ai ju bashka Berishes ne 2009
    Perse vidua qe e nxirte Ilir Meten me ze e figure hajdut u dergua ne Amerike per eksperize doli e manipuluar.
    Prese ambasadori American Arvziu e mbrojti berishen duke thene eshte burre shteti.
    Prese Ilir Meta fitoi 18 Depute dhe ju bashkua Edi Rames.
    Prese mbrohet Ilir Meta nga ambasada amerikane, ndersa asnje ambasade tjeter nuk felt per ceshtjen “Doshi”
    Kush i emron ambasadoret amerikan ne Shqiperi (Wesley Clark!) qe naftes e Patos Marinzes ta ndaj me Ilir Meten
    Prese Shqiperia nuk mer asnje pike nafte nga Patos Marinza.

    1. une-ti-ai-ajo says:

      Koment interesant! Sa gjera nuk di populli i shkrete!!! Dhe sa gjera behen ne emrin tend!

    2. merohumis says:

      popull loqke, megjithese nuk paguan dot dritat dhe mbush barkun me buke , komentet ne gazeta i qan fare eshte i papare a thua eshte patologjike apo…..?

  8. Uji i ftohte says:

    Pa burgosjen e kryehajduteve Ilir Meta e Sali Berisha nuk ka demokraci.

  9. Shqipe says:

    Ambasadori amerikan, qe ka kaq peshe ne zgjidhjen e problemeve te vendit, eshte i informuar nga pushteti ne fuqi. Ai nuk e njef mire Ilir Meten, nuk e di qe ai u be shkak per protestat e 21 Janarit, ku humben jeten 4 njerez te pafajshem. Meta eshte ai qe me qetesi, poshtersi dhe hipokrizi eshte bere prape shkaku i protestave ne vend.C’fare”rastesie”?!

    1. Pilo Lala says:

      Mos u bej merak se Ambasadori Lu eshte informuar hollesisht nga Arvizu.
      Di cdo gje, dhe po ben nje pune te mrekullueshme per te nxjerre para gjyqit Sali Berishen.

  10. Leshi says:

    Po ky pse nuk thote ME emra Prej kujte ka frike ban presion don naje dollare keta Jane mate korruptume se politikanet shiptare veq thoni ishalla nuk I mete pa takakua tana ata kurvat qe dalin ne televizoz se Arivizo iku ME merak pa takua nje se kishte mendjen te korropsjonin ai e kishte te zogu

  11. toma says:

    Po sikur ta kete edhe per Ramen,si te tjeret dhe ai nuk ka shume ndryshim,vetem stilin ka ndryshe nga kafshet e kopshtit zoologjik ku bashkjeton.

  12. cu en lai says:

    rrobt kinezeve.

  13. mëno says:

    Ky kinezi qe eshte emeruar ambasador i Amerikes po hiqet si Guvernator i shqiperise. Ne realitet eshte vetem nje nepunes si gjithe diplomatet e tjere. Eshte mjerim i nje vendi kur pushtetaret nuk luajn rolin per te cilin i ka zgjedhur populli, por perpiqen te sigurojne karrike me mbeshtetjen e te huajve. Turp. Heret e von, une mendoj se Rama do te perplaset me kete kinezin si Salua me Arvizune. Megjithate ne ngelemi vendi me servil ndaj amerikes.

  14. Patriot says:

    Me ket qe thote mister Lu i bie qe te shkrihet parlamenti se atje jane nje pjese krimenele ne sherbim te pjeses tjeter te korruptuar….! Me pak fjale i bie qe Amerika qenka per zgjedhje te parakohshme. Thua ta kete nuhatur ket pune maloku?

  15. rita (Shkruar nga Agim Hamiti) says:

    MUNGESË LOGJIKE, APO MUNGESË KURAJUE?

    Gjatë dekadave të rënda të diktaturës mizore, shumica e shqiptarëve kishin si burim shprese Amerikën, meqenëse në imagjinatën e tyre ajo përfaqësonte forcën më të fuqishme antikomuniste të botës. Ndërsa për të burgosurit politikë (me përjashtim të ithtarëve të Kremlinit) Amerika ishte altari i lirisë dhe i demokracisë, ku gjenin prehje ëndrrat e tyre të lodhura e shpresat e venitura nga dekadat torturuese. Madje kishte të dënuar si agjentë të CIAs apo të MI6 (Kryeagjenti i së cilës ishte Enveri vetë), që shpresonin se një ditë SHBA do t’ua shpërblenin dënimin e pësuar pafajësisht në emër të tyre.
    Ndërsa për psikologjinë e policëve injorantë të kampeve të Spaçit e të Qafë-Barit, të burgosurit politikë të «nënës Parti» ishin «ushtarë të Amerikës». Kur kapnin ndonjë të burgosur me një copë letre duke mësuar disa fjalë të huaja, policët çnjerëzorë si vetë regjimi i hidhnin hekurat, duke i bërtitur me shprehjet që u kishte diktuar komisari i kampit: «Mëson gjuhë të huaj, që të shkosh ambasador në Amerikë apo në ndonjë vend tjetër kapitalist, po ra pushteti ynë? Jo, jo, këtu do t’i lini kockat, se partia jonë dhe shoku Enver janë të pavdekshëm». Dhe i ziu «ambasador imagjinar» i nënshtrohej dhunës fizike dhe, pas saj, një muaj birucë vetëm me këmishën e pëlhurës të uniformës vdekje-ndjellëse të kampit shfarosës. Veçse i burgosuri politik qeshte me mendjetrashësinë e policit, që mendonte se «nëna Parti» dhe «shoku Enver» ishin të pavdekshëm, ndërkohë që kishin armik(?) Superfuqinë Amerikane.
    Në fakt, cilës palë i dha të drejtë koha për pretendimet lidhur me jetëgjatësinë e PPSH dhe të enverizmit në Shqipëri: policëve injorantë, apo të burgosurve politikë?
    Realiteti shqiptar është sa i hidhur po aq edhe kokëfortë: PS + PD = PPSH edhe sot e gjithë ditën. Ndërsa Diktatori vazhdon të jetë «Hero i Popullit»…, si dikur.
    Nisur nga parimi i mirënjohur, se një mik i sinqertë i do vetëm të mirën mikut të tij dhe e ndihmon për ta arritur atë, le t’iu përgjigjemi pyetjeve të mëposhtme mbi bazë faktesh të jetuar prej të gjithëve në kuadër të miqësisë amerikano-shqiptare:
    1 – A do të pranonin vetë amerikanët që të kishin «Hero Populli» në vendin e tyre një MONSTËR si Enver Hoxha, siç e cilësoi ambasadori Arvizu? Pse në atdheun e «miqve» shqiptarë ata kanë ndikuar që të ndodhë e kundërta për 24 vjet me radhë, ndërkohë që emrat e ish-diktatorëve të tjerë të Evropës Lindore (shumë më njerëzorë e më atdhedashës sesa përbindshi ynë) janë harruar përfundimisht?
    Kollarexhinjve eunukë shqiptarë (të vetëquajtur intelektualë) që, për shkak të servilizmit të tyre tashmë funksional, u është bërë zakon t’i justifikojnë akte kaq të rëndë me shprehje banale të tipit «kjo është çështje e brendshme e vetë shqiptarëve», po ju kujtoj se ambasadorët amerikanë në Shqipëri nuk do të përziheshin kurrë kaq shumë në detajet e jetës politiko-shoqërore shqiptare edhe sikur të ishin guvernatorët tanë me ligj (mbasi pa ligj janë të tillë), sepse edhe në atë rast ata do të ishin të detyruar të respektoin parimin e ndarjes së pushteteve, si edhe shkallët hierarkike të vetë ekzekutivit, siç veprohet normalisht në një shtet juridik.
    Megjithëse i sapoardhur në koloninë shqiptare, ambasadori Lu u përzie në mënyrën më arrogante e më antiligjore në çështjen «Doshi», duke e shpallur atë fajtor pa u arrestuar akoma – veprim që bie ndesh me dy parime bazë njëherësh: me parimin e mosndërhyrjes së diplomatit në punët e brendshme të vendit ku vepron dhe me parimin e drejtësisë, që e prezumon të pafajshëm të akuzuarin, derisa gjykata ta ketë shpallur fajtor me një vendim të formës së prerë. Pretendimi absurd e qesharak, se ambasadorët amerikanë në Tiranë (Arvizu apo Lu) veprojnë jashtë orientimeve të DASH, u shkon për shtat vetëm injorantëve (qofshin edhe kollarexhinj «intelektualë») që nuk e kanë fare idenë e disiplinës së fortë profesionale të ambasadorëve të Superfuqisë Amerikane, të cilët shkëmbejnë mesazhe të përditshëm me DASH. Kur qeveria apo «opozita» shqiptare e kanë akuzuar ambasadorin Arvizu, se nuk vepronte në pajtim me orientimet e politikës amerikane në Shqipëri, zyrtarë të lartë të DASH e kanë përgënjeshtruar këtë, duke deklaruar të kundërtën. Në dy raste një veprim të tillë e ka bërë vetë Hillari Clinton.
    Kaq shumë u mungoka logjika shqiptarëve, sa që të mos kuptojnë dot se nuk janë miq të sinqertë ata, të cilët përkrahin në heshtje faktin poshtërues që një MONSTËR të përjetësohet Hero i popullit «mik» shqiptar? Apo shqiptarëve u mungon kurajua deri në atë shkallë sa nuk ia thonë dot në sy «mikut» të vërtetën e hidhur, edhe kur ajo është me brirë? «Frikacaku vdes çdo ditë, ndërsa trimi vdes vetëm një herë», ka shkruar Shekspiri. Ndërkohë shqiptarët po vriten e vetëvriten përditë, më shumë se çdo popull tjetër i botës së tretë, ndërsa ata që gjallojnë akoma përsërisin çdo darkë lutjen: «O Zot, shtyje radhën time sa më larg!».
    2 – A do të pranonin vetë amerikanët që t’ju vidheshin pronat pronarëve tradicionalë në vendin e tyre dhe t’iu jepeshin bandave të politikanëve mafiozë, që do të organizonin këtë katrahurë kombëtare, si në Shqipëri? Pse, duke qenë miqtë(?) tanë, amerikanët e kanë mbështetur këtë reformë asgjësuese të sigurisë kombëtare, të drejtësisë e të demokracisë në vendin tonë dhe politikanët më të lartë të Superfuqisë Amerikane nuk kanë ngurruar të deklarojnë me plot gojën shumë herë gjatë 24 vjetve të fundit: «Shqipëria është në rrugën e duhur të zhvillimeve demokratike»? Këtë deklaratë hipokrite e fyese për ne e përsëriti disa herë edhe Sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton, gjatë fjalimit që mbajti në mender-parlamentin shqiptar, ndërkohë që në Tiranë ndihej akoma era e mishit të djegur rishtas të ish-të burgosurit politik Lirak Bejko. Sipas informacioneve të medias, në Shqipëri ka pasur deri sot 8200 viktima për shkak të konflikteve të pronësisë. Apo… «punë e madhe, shqiftarë janë e kot vriten gjithmonë këta!», mendojnë «miqtë» tanë.
    3 – Në përfundim të luftës civile katërvjeçare të zhvilluar në SHBA (1861-1865), presidenti Lincoln mbajti një fjalim historik, duke ftuar mbarë popullin në një pajtim kombëtar ku të gjithë do të ishin të fituar të barabartë, si amerikanët e Jugut (që e humbën luftën) edhe ata të Veriut. Kjo politikë e urtë e largpamëse hodhi themelet e shëndoshë të një Kombi që do të bënte histori. Në Shqipëri pretendohet se nuk ka pasur luftë civile (megjithëse pikërisht ai qe misioni i serbo-komunistëve) e megjithatë lufta civile nuk ka përfunduar as sot tek ne: komunistët kanë uzurpuar gjithçka, ndërsa antikomunistët humbën gjithçka qysh prej përfundimit të Luftës II Botërore e deri sot… e në vazhdim. Pse miqtë(?) amerikanë kanë mbështetur fuqimisht në Shqipëri, për një çerek shekulli, përjetësimin e pasojave fatale të luftës së klasave (një vazhdim i luftës civile me forcën shtypëse të pushtetit), krejt ndryshe nga ç’kanë vepruar paraardhësit e tyre në Amerikë? Për shkak të «sinqeritetit» të miqësisë ndaj shqiptarëve?
    4 – A do të pranonin vetë amerikanët që të kishin në krye të shtetit të tyre një bandë mafiozësh politikanë si enveristët e Tiranës, mbi të cilët rëndon një megakrim prej mbi pesë mijë të vrarësh, duke përjashtuar vrasjet për çështjen e pronësisë për shkak të Ligjit komunist 7501 «Për Tokën»? Nëse jo, pse i ndihmuan këta vrastarë të riktheheshin në pushtet pas gjakderdhjes së vitit 1997 dhe pse pranojnë të bashkëpunojnë me ta në dëm të shqiptarëve, por në emër të «miqësisë» amerikano-shqiptare?
    5 – Mbi ç’bazë parimore e morale pranojnë miqtë(?) amerikanë të mbështesin prej 24 vjetësh aktin çnjerëzor të enveristëve të rinj të Tiranës, që kanë lënë endé pa varr viktimat politike të babait të tyre shpirtëror, të cilëve u kanë njohur pafajësinë me ligj qysh në tetor 1991? Kur Klodi nga Lezha deklaroi në Big Brother se ishte homo dhe bashkëfshatarët e tij reaguan ashpër për këtë, ambasadori Arvizu shkoi vetë në Lezhë, i shoqëruar prej ambasadorit gjerman dhe përfaqësuesit të BE në Tiranë. Dhe mirë bëri, sepse edhe Klodi hall kishte i shkreti. Por a thua se halli i një prapanice ishte shumë më i rëndësishëm sesa ai i viktimave të diktaturës mbetur pa varr, apo i ish-të burgosurve politikë të lënë rrugëve nga neokomunistët, për të cilët ambasadorët amerikanë nuk e kanë vënë ndonjëherë ujin në zjarr? Ata duhej të shkonin të paktën një herë në vit në Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë, për tu informuar sesi i shtynin ditët e mbetura ata mjeranë të nëpërkëmbur nga harbutëria neokomuniste, të cilët kishin qenë adhuruesit më të flaktë të Amerikës, kur propaganda komuniste villte vrer e sharje për SHBA si «xhandarë ndërkombëtarë të botës». Me pak më tepër dinjitet në vetvete dhe me më pak shpërfillje ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë, ambasadorët amerikanë do të duhej të kishin nxitur fondacionet e vendit të tyre që të investonin për ata fatkeqë gjysmën e shumës që kanë investuar për bukuroshet e rekomanduara nga ambasada amerikane në emër të gjoja OJQ-ve (83 të tilla në Shqipëri!!?), të cilat nuk kryejnë asnjë funksion tjetër shoqëror, përveç atë të haremeve të kolonisë shqiptare.
    6 – Pse miqtë(?) amerikanë miratuan të buzëqeshur dëmshpërblimin e menjëhershëm të Ramiz Alisë dhe byroistëve të tjerë të dënuar për kafe [thjesht për t’i mbrojtur nga ndonjë atentat në klimën fillestare të «pluralizmit»] me trefishin e shpërblimit të premtuar (por të pa paguar) të ish-të burgosurve politikë të diktaturës, të cilët u detyruan të bënin harakiri nën sytë tinëzarë të ambasadorit Arvizu? Pse kaq shumë urrejtje me dekada ndaj viktimave të komunizmit dhe kaq shumë dashuri ndaj xhelatëve të kuq shqiptarë? Në emër të «miqësisë» amerikano-shqiptare? Të shërbesh si katalizator i së Keqes, i veshur tepdil si mik, është një akt më i padenjë dhe më dëmsjellës sesa ai i armikut të deklaruar.
    7 – Si shpjegohet fakti që miqtë(?) amerikanë kanë qenë gjithmonë kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dekomunistizimit dhe dekriminalizimit të politikës shqiptare, ndryshe nga sa është vepruar në të gjithë Evropën Lindore? Apo për «të mirën» e «miqve» shqiptarë?
    8 – Cila është arsyeja e vërtetë e strehimit dhe e punësimit në ambasadën amerikane në Tiranë, qysh prej vitit 1991 e në vazhdim, i dhjetëra oficerëve të Sigurimit, për 26 prej të cilëve unë kam shkruar hollësisht në librin «Heronjtë e Kotësisë»? Kur ish-ambasadori Arvizu pati paturpësinë të deklaronte në një konferencë shtypi se «nuk ka ish-oficerë Sigurimi të punësuar në ambasadën tonë», unë i postova ambasadës amerikane në Tiranë një kopje të librit «Heronjtë e Kotësisë» dhe fotografitë e 26 kriminelëve të Sigurimit – personazhe të atij libri. Pse nuk ka punësuar të burgosur politikë të diktaturës ambasada amerikane në Tiranë? Në mos të tjerë, të paktën ata që kanë qenë dënuar si «agjentë të CIAs» nga kriminelët e Sigurimit që janë pritur krahëhapur prej ambasadës amerikane, me orientim të DASH.
    9 – Gjatë 24 vjetve tranzicion, pse nuk kanë ndikuar miqtë(?) amerikanë pranë qeverive (anti)shqiptare, për shuarjen e gjakmarrjes mesjetare? Miku i sinqertë nuk dëshiron ta shikojë të përgjakur mikun e tij. Me Diktatorin «Hero Populli» dhe me familje të ngujuara, si në Mesjetë, do të anëtarësohet atdheu ynë në BE? Apo miqtë(?) amerikanë janë duke e përgatitur nuse Shqipërinë për një «dasmë» tjetër, që parashikohet të zhvillohet në Ballkan?
    10 – Pse miqtë(?) amerikanë nuk u kanë kërkuar asnjëherë qeverive (anti)shqiptare të bëjnë çarmatosjen e plotë e të përgjithshme të popullsisë, duke u ofruar atyre edhe asistencën e nevojshme teknike për këtë operacion jetik për popullin shqiptar? Apo marionetat e tyre të Tiranës e hedhin më lirisht vallen e vdekjes në Shqipëri, kur «miqtë» shqiptarë vrasin njëri-tjetrin?
    11 – A do të pranonin miqtë(?) amerikanë që qeveria e tyre t’iu falte shteteve fqinj ndonjë copë deti a toke (ata kanë me shumicë), siç po ua falin qeveritë (anti)shqiptare grekëve, në saje të ndihmës së lobit të fuqishëm grek me mjaft ndikim në SHBA e në Shtëpinë e Bardhë? A do të ishin dakord amerikanët që fqinjët e tyre t’iu ndërprisnin rrjedhjen natyrore të lumenjve, për të kthyer në shkretëtirë pjesë të atdheut, siç po përgatitet terreni në Shqipërinë «mike»?
    12 – Pse miqtë(?) amerikanë po e ndihmojnë kaq intensivisht Greqinë për borxhin prej 320 miliardë eurosh, ndërkohë që atje presidentët amerikanë priten gjithmonë me protesta të ashpra gjatë vizitave të tyre të rralla në Athinë, ndërsa Shqipërisë «mike» apo Kosovës nuk i ofruan ndonjëherë të paktën një miliard dollarë? Ndërsa populli grek është tërësisht prorus e antiamerikan, populli shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës janë më proamerikanët në botë (meqenëse veprojnë me instikte, si popull-bagëti), aq sa në Tiranë i puthën edhe këpucët Xhejms Bejkerit më 1991. Mirëpo Napoleoni ka thënë: «Politika nuk ka zemër, por vetëm kokë». Pra, politika është llogari, interes, e jo altruizëm, humanizëm e «miqësi», siç u pëlqen ta interpretojnë shqiptarët dështakë, që nuk vunë mend nga humbjet në shekuj të kombit të tyre.
    13 – Pse DASH u rekomandon ambasadorëve amerikanë në Tiranë që të sillen si guvernatorë arrogantë e ligjshkelës në çdo sferë të jetës në Shqipërinë «mike»? Nuk ka ngjarje të ditës në vendin tonë që fjalën e parë dhe të fundit mos ta thotë ambasadori amerikan për të. Ambasadorët amerikanë në vendin tonë na dalin «kompetentë» për politikën e brendshme e të jashtme të Shqipërisë, për ekonominë, për drejtësinë, për sociologjinë, për arsimin e kulturën, për bujqësinë dhe ekologjinë e për gjithçka tjetër, pavarësisht se qysh në të shprehur kuptohet bagazhi i tyre intelektual modest. Për nga pushteti i pakufizuar, papërgjegjshmëria në shkeljen e ligjit dhe «njohuritë e tyre enciklopedike», ambasadorët amerikanë në Shqipëri mund të krahasohen vetëm me Enver Hoxhën, i cili «dinte gjithçka», megjithëse për dy vjet nuk hodhi dot asnjë provim në universitetin e Monpeljesë.
    Në asnjë vend të botës së tretë ambasadorët amerikanë nuk manifestojnë dot kurrë as një minimum të arrogancës dhe prepotencës antiligjore që demonstrojnë në Shqipëri. Ata nuk janë përzier ndonjëherë në punët e brendshme të shtetit të ri të Maqedonisë, edhe kur atje ka pasur përleshje me armë, apo ndonjë megaskandal si ky i fundit, i përgjimeve të opozitës maqedonase prej Gruevskit. Pse e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përjashtim për keq ndaj Shqipërisë «miqtë» amerikanë?
    Sipas orientimeve të DASH, pritet që ambasadori Lu në Tiranë të publikojë së shpejti një grafik, se në cilat ditë të javës BULAT e Shqipërisë do të kenë të drejtë të flenë me gratë e tyre dhe në cilat ditë jo. Ndërkohë pilivesat gazetarucë shqiptarë e kanë përgatitur tashmë fjalimin përshëndetës për këtë «vendim historik»:
    « Ndihemi sa të emocionuar edhe të magjepsur nga kjo ide gjeniale e DASH! Duke fjetur me gratë tona sipas grafikut të hartuar nga Ju, ne do të përjetojmë kënaqësinë e rrallë sikur jemi duke fjetur në Hollivud».
    *
    Sot plotësohen katër vjet prej ditës kur unë publikova në Internet «Letrën e Hapur» drejtuar gjithë shqiptarëve dhe dy vëllimet e librit me ngjarje të jetuara e personazhe realë «Odiseja e një Detektivi». Vepruat shumë drejt që nuk u ndikuat prej atij libri «reaksionar», i cili sjell prova të pakundërshtueshme për «sinqeritetin e madh» të miqësisë shqiptaro-angloamerikane. Vazhdoni të zbatoni me rigorozitet direktivat e ambasadorit amerikan në Tiranë, sepse vetëm ashtu kombi dhe populli shqiptar do të mbërrijnë me siguri në destinacionin e caktuar prej «miqve»: në Koshin e Historisë. Dhe brezat e ardhshëm do ta fillojnë rrëfimin e serisë më të re të përrallës historike shqiptare me fjalët «Na ishte njëherë Shqipëria…», ashtu siç e fillojmë ne sot për seritë e mëparshme: «Na ishte dikur kombi shqiptar tri herë më i madh nga sa ka mbetur…». Drejt atij fundi, që po merr formë në horizont çdo vit e më tepër, shqiptarët e sotëm janë duke shkuar ëmbël-ëmbël nën narkozën e «miqësisë» shqiptaro-amerikane, si gomari i shkretë që thoshte «ishalla jam në ëndërr», ndërkohë që po e shqyente ujku.
    *
    « Ai vend i botës së tretë që ka miq amerikanët, nuk ka nevojë për armiq».
    Benazir Bhutto – gruaja e parë Kryeministre e Pakistanit, e vrarë me atentat më 27 dhjetor 2007.

  16. Gjoli says:

    O zoti ambasador i shtetit te pare ne bote.A nuk u lodhet me shqiperine? Doni ta ndihmoni kete popull qe eshte miku me i madh i Amerikes,apo doni te kaloni ditet e vitet me deklarata?
    Perse kur kerkoni kete lloj drejtesie nuk e shoqeroni me,psh,disa llogari bankare te politikave shqiptare qe kane grabitur popullin e tyre,e disa banka te huaja?Perse nuk jepni prova e fakte qe ka CIA,FBI,per njerezit qe i kane bere krime popullit shqiptar? Perse nuk meret nje nisme qe te shpetoni kete komb,me BE,e te hapni bankat e llogarite bankare te shqiptareve,ne Svicer,ne Malte,ne Qipro,etj,etj se fuqia e SHBA dhe e BE,e ben kete?
    Me keto deklarata,dhe me prokurore te derguar per ngjarjen”TREBICKA”nuk na ndihmoni,por po na e shtyni pranimin e Europe edhe per 25 vjet te tjera.

  17. Alphade says:

    I pari qe duhet te dale para gjyqit eshte Sali Berisha per malin me krime qe rendon mbi te ,duke
    filkuar nga 2 Prilli, tek 97-ta , Gerdeci 21 janari,deti, e qindra viktima qe mbajne vulen e Vicidolasit !!!

  18. leo says:

    ore nuk e kuptoje, pse ambasadoret e tjere nuk flasin, pse AMERIKA duhet te futi hundet ne punet e brendeshme te nje shteti, te gjithe e dime por nuk e shprehin se ne shqiperi te gjitha partite jane parti te inkriminuara , nuk ka asnje parti te paster, te gjitha kane ne gjirin e tyre kriminele qe i mbeshtesin , po me teper ne keto momente i ka mbledhur LSI. Dhe sipas ambasadorit amerikan i bie qe te shperbehen te gjitha partite, dhe te krijohen parti te reja, ndoshta ka ardhur koha e ALEANCEC KUQ E ZI………….

  19. Guido ... says:

    Lu-je mer luje ,
    mer Lu Shao Ci-u,
    vec kufizou e mos cito emra,
    se ka me ta rras ne Kun-Fu saliu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje