Vasili: Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i PD-së për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, qesharak

27 Mars 2015, 19:00Politika TEMA

Pas deklaratave të përfaqësuesve të PD-së se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk përfundon procesi i dekriminalizimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Petrit Vasili, shpreh vullnetin e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 21 qershor.

Në një prononcim për mediat, Vasili e cilësoi si qesharake shantazhin e Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Sipas Vasilit, PD edhe pse ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, falë edhe tolerancës së mazhorancës, nuk dëshiron të futet në garë pasi nuk gjen dot kandidatë për zgjedhje.

“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë. Por, Partia Demokratike nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe kjo forcë politike nuk ka kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, tha  Vasili.

I pyetur për çështjen e dekriminalizimit dhe propozimet që PD ka bërë në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se PD-së i ka dalë boja me dekriminalizimin. Z. Petrit Vasili shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të zgjedhur kandidatë me integritet për zgjedhjet vendore, ndërsa shtoi se dhe kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë. “PD-së i doli boja me dekriminalizimin. Mazhoranca do të zgjedhë figura me integritet. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë”, theksoi më tej, Petrit Vasili.

3 komente në “Vasili: Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i PD-së për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, qesharak”

  1. sokol says:

    O zot, po flet Petro Vasili…

    Ky duhet te ishte ne burg se shkaterroi spitalet e Shqiperise

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Te shkohet ne zgjedhje edhe pa opoziten, opozita nuk mund t’ju mohoje shqiptareve te drejten e votes. Pastaj neqofse shumica voton duke injoruar bojkotin e opozites, do te thot se shqiptaret nuk bashkohen me veprimet e opozites bojkotuese.

  3. kosova says:

    te paska fut ne pun ilir floriri ty.. ahahahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje