5 pyetjet që kanë mbetur ende pa përgjigje

27 Mars 2015, 19:29Politika TEMA

Ditë pas dite plotësohet mozaiku i fatkeqësisë së Airbusit, por mungojnë ende shumë copëza. Dhe të krijohet gjithashtu përshtypja se ndonjëherë hetuesit vrapojnë pak si shumë, duke furnizuar publikun me elementë interesantë, që megjithatë kanë nevojë për verifikime.

1) Cfarë dinte dhe cfarë nuk dinte Lufthansa në lidhje me gjendjen e Andreas Lubitz? Pas aksidentit kanë pohuar se ishte konsideruar në gjendje të pilotonte, pavarësisht pezullimit tashmë të famshëm të trainimit. Por tani po dalin të dhëna që duket se tregojnë një situatë vuajtjeje serioze, që e bënte të papërshtatshëm për të drejtuar një avion. A ishte informuar kompania prej personave që e kuronin pacientin? Hetuesi gjerman ka deklaruar se piloti e kishte fshehur sëmundjen tek punëdhënësi. Dhe mjekët a i janë përmbajtur rregullave të privatësisë? Një mbrojtje kjo që vlen edhe për dikë që ka në dorë jetët e 150 njerëzve?

2) Vazhdon të mungojë motivi. Prokuroria gjermane dhe franceze kanë treguar se fajtori është piloti i dytë, por nuk kanë gjetur një shpjegim për gjestin. Teza që qarkullon është ajo e problemeve të mundshëm mendorë dhe personalë. Por për momentin janë thjeshtë tregues apo supozime. Skenari mund të mbajë, megjithatë duhen prova të forta.

3) Pyetja tjetër kyce është: gjest i paramenduar, apo veprim i papritur? Policia nuk ka gjetur deri tani letra, mesazhe apo gjëra të tjera që ndihmojnë të kuptosh. Eshtë përjashtuar vetëm motivi i terrorizmit, edhe pse shkatërrimi i një avioni me 150 vetë në bord është gjithësesi një akt terrori. Dhe vijohet të diskutohet për uljen e ngadaltë të avionit. Shumë vetë pyesin përse Lubitz nuk ka kryer një manovër të shpejtë.

4) Eshtë e qartë që nëse do të konfirmohet prania e problemeve për Lubitz, do të duhet të shihet sistemi i kontrollit të gjendjes së pilotëve. Një cështje që është hapur edhe në SHBA: shumë thonë se verifikimet janë “pro-forma” dhe shpesh herë personeli ka prirjen të fshehë telashet e tij sepse nuk dëshiron të “lihet në tokë”, apo më keq të humbasë vendin e punës. Ekspertët sugjerojnë që të ndihmohet haptaz kush ka probleme të vështirë mjekësorë, për ta shtyrë të zbulojë problemet e të mos i fshehë.

5) Shumë kompani kanë vendosur të fusin rregullin e 2 elementëve të ekuipazhit gjithmonë në kabinë. Një lloj linje mbrojtjeje kundër gjesteve si ky. Masë e drejtë.

CDS- bota.al

10 komente në “5 pyetjet që kanë mbetur ende pa përgjigje”

  1. Guido ... says:

    Media sot kudo ne Bote ka per detyre jo te nxjer te vertetat ,
    por ti manipuloje ato plotesishte .
    Imagjinoni humbjet kolosale qe do pesonin shoqerite e avionave nqs ( E Verteta) do dilte ne drite . Asgtu si avioni ,e para bursat /akciet
    do pesonin pikjaten drejt katastrofes se pashmangeshme financiare dhe
    falimentimin e shoqerive te avionave ne mbare globin,e jo vetem kjo shoqeri avioni qe pesoj ,nga DIFEKTET e Paevitushme qe fshihen ne shpikjet e semundjeve dhe “neglizhensen ndaj pilotave” !
    Me lejoni te qesh(ha-ha) pak ne menyr ironike ,mbi prralen e pilotit te semure .
    Sulmeve terroriste tashme u doli “boja” dhe nuk shiten me per median ,
    tashme ka nji version ndryshe ,”semundjet e toleruara te pilotave ” .
    Turp turp turp ,qe mediat “mafioze” nuk ndalen akoma se mashtruari popujt duke shkelur mbi jeten e njeriut .

    Njeriut i paska nxjer syt paraja ,i ka marre gjithcka ktij njerezimi ,duke i shndruar ne bestie .

    1. jani u.k says:

      shume i sakt.

      1. Mos pi mall, por boj palester says:

        Mire Guido qe paska pjerdh shume i ri nga trute, po ti Jani cpate ?!

        1. Guido ... says:

          Or taj , qe te pelqeka me sa duket me bo idiotin inteligjent ,
          referoju temes qe diskutohet e jo komenteve te te tjerve ,(nqs ke ,dicka per te thene ). Injoranca nuk mundet te fshihet pas shprehjeve idiote te tipit anadollak qe e kan cuar ate shoqeri buze varrit .
          Se Tru Pjerdhur si ty vazhdojn te jetojn ala ne kte shekull ,
          ky mesiguri s’duhet me qen faji jot o pjella te injorances ksaj Bote ,qe meritoni te zhdukeni nga kjo bote ,se jeni qelbsit e shoqerise njerezore.

  2. Agim Anastasi says:

    Jo 5 pyetje,por asnje pyetje nuk mere pergjigje ne sistemin “kazhino” . Ky sistem eshte i mbeshtetur tek Daten,qe do te thote askerkush nuk ka te drejte te flase. Te flases per diçka qe nuk shkone ne pune ,per te miren e punes,menjehere behesh fajtor,e denohesh ne gjyq. Po keshtu t e shohesh nje krim ,mendon se ke te drejte ta njoftosh, por per habin tende shpallesh fajtor,sepse nuk eshte detyra jote. Po keshtu doktori nuk mundet te flase. Keto mbeshteten me kontratat qe behen midis paleve. Pikerishte tek sistemi i Deteve ,fillon spekullimi, fshihet me dashje realiteti dhe abuzohet demokracia. Firmat qe diktojne realitetin e sotem ,nuk munden te jetojne,pa pasur ne kontrate ,si piken kryesore Daten. Shoqeria tani e mesuar te heshte,ka hedhur poshte kurajon qytetare,per interesin e ngushte privat. Dhe kjo ndodhe ne vendet perndimore qe mburen per demokracine dit e nate. Ndaj me te drejte nje pilot i firmes tha i kthyer me kuriz se nuk flasin dote se i heqin nga puna. Shiç shihet e drejta per te folur eshte utopi.

  3. Neri... says:

    Konkurenca dhe etja per fitime marramendese qe shperndahet ne forma shperblimesh te majme tek kreret kryesor te kompanive ka bere qe investimi i ketyre kompanive ne servisin e avioneve te vjeter tashme te jete minimal dhe aspak cilesor.Kompanit e fluturimit jan bisnese,nuk jan qendra edukimi apo zbulimi,keto te fundit i japin perparesi anes personale te individit ndersa bisneset ne pergjithesi kan je rregull baze.Filozofia e tyre mbeshtetet tek nje thenie japoneze…”A man is whatever room hi is in right now” qe do te thote nqs ti i zbaton rregullat e kompanise si psh,te jesh i sjellshem me klientet apo te jesh i afte te sjellesh kliente te rinj ne ambientet e bisnesit ku ti je punesuar je ne rregull dhe askush nuk do tja di per te shkuaren tende apo ato qe fsheh ti ne jeten tende personale.Keshtu qe kur tju bie rasti te hypni ne nje avion thjesht beni nje kryq apo ngrini duart lart pasi jeni ne dore vetem te krishtit dhe allahut.Do degjoni shum genjeshtra nga avokat te zote qe u ka ardhur dita te marrin shperblime marramendese per te mbyllur kete ceshtje ne favor te kompanis fluturuese.

  4. Treviso says:

    Jam dakort me mendimet e zotit Agim Anastasi dhe zotit Neri.
    Te gjitha pyetjet qe behen kan pergjigjigje.
    1- Lufthansa dinte qe Lubiz ishte pilot me dokumentacion te rregullt.
    2- Piloti kishte kohe qe vuante nga depresioni dhe ishte i ndaluar nga mjeku qe te punonte si pilot. Gabimi i mjekut eshte: Te njoftonte kompanine ku punonte pacjenti, pa shkelur ligjet e prajvasit. P.sh. ky person nuk duhet te punoje ne ate sektor.
    3- Gjest i papritur. Pse? Dokumentin e gjetur te grisur ne shtepi, i leshuar nga doktori specialist, per semundjen qe vuante te çon ne kete mendim.
    4- Ky problem nuk duhet te jete vetem per drejtuesit e avjonave, por per te gjithe personat qe drejtojne nje mjet motorrik. Jo vetem ky sektor do rishikuar, por te gjithe sektoret e jetes. P,sh. Si munde te lejojme nje krirug me depresion te beje operacione? Si munde te drejtohet nje makine? Si mundet te punohet ne lartesi mbi 2 metra, kur je me depresion? Ka shume shembuj.
    Si rregullohen keto gabime? Vetem duke ushtruar kontrolle rigoroze per zbatimin e ligjeve, nga inctancat perkatese te specializuara ne ato sektore, ku behet kontrolli. Ne Bashkimin Europian nuk mungojne keto ligje. Vetem duhen zbatuar para se te ndodhin inçidentet. Shetet qe nuk i kane keto ligje, mjafton i kopiojne nga ligjet e punes qe disponon Bashkimi Europian.

  5. Ajaxs says:

    Po sikur piloti te jete i pafajshem ?Mundet qe piloti te kete rene ne nje gjume te rende, se keto gjera ndodhin vazhdimishte. Mendoje se piloti nuk ka qene i semure , se po te kishte qene i semure keto shenja do i demostronte ne shoqeri. SHoket tregojne se AI ishte shume i sjellshem dhe me nje humor te jashtezakonshem.

    1. Ajax ,
      je korrekt .
      Eshte nji nga varintet e shume diskutuara ne gjermani
      renia ne gjume e Pilotit dhe kjo ardhur jo thjesht nga pagjumesia ,
      por nga nji difekt i cili ka qen tashme i njohur nga vet Kompania e Fluturimeve,shkaktuar nga nji gaz .Nji difekt qe s’kishin mundur ta evitonin plotesishte .
      Variantet naive ,mbi depresion apo manipulim me semundjen ,
      jane qesharake ,kur dijme mir se ne gjermani ka nji rregull absolut
      mbi aftesine ne pune(profesione) te ndrushme .
      Ka teste pa fund te dekumentuara per secilin person ,qe qarkullojn nga mjeku ne mjeke e sigurishte te dhenat personale te personit i posedon edhe vet Firma ku x person / pilot punesohet , e jo vetem kaq ,por gjithe pasionet personale madje edhe maredhenjet me intime . Prandaj basta me budalliqe . Testohet nji shofer ,madje nji i cili merr patente apo leje qarkullimi me biciklete e jo nji pilot .OR TAJ !!!
      Njiher na serviret se,ishte depresiv nga problemet me te dashuren ,e pastaj se spaska dit Firma gjendjen e tij shendetsore pthththththththth .
      Vetem naivet i besojn te tilla prralla . Ata te cilet s’ja kan iden sesi funxionojn gjerat ne Gjermani komentojn ktu sipas deshires . Kur do mesoj ai milet mos me llap ,per ato qe s’ja ka iden Mer Taj!

  6. CANI says:

    Shume miri qe ky politi sishte mysliman se po te ishte mysliman menjeher pa mendue fare shkaqet do ta quajnin akte terorist ,si nuke quhet akte terorist ku nje person me qellim vret 150 persona ,apo le ta quajn akte human per arsye se eshte krishter edhe let ta shpallin hero ,pore e verteta esht se ky eshte nje akte terorist i kryar nga nje krishter qe meqdo kushte mundofin ta mshefin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje