KE reagon për ndalimin e dy deputetëve: Po ndjekim çështjen, përparësi sundimi i ligjit

27 Mars 2015, 19:53Politika TEMA

Komisioni Europian ka reaguar pas heqjes së imunitetit dhe ndalimit të menjëhershëm të dy deputetëve shqiptarë.

Të kontaktuar nga Top Channel zyra e shtypit pranë Komisionerit Hahn sqaron se “BE i jep përparësinë më të madhe sundimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit të së drejtës, pa asnjë kompromis. Ne mbajmë shënim për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, urdhëruar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për dëshmi false ndaj komplotit të dyshuar për vrasje. Ne presim një proces të shpejtë, të papenguar dhe të plotë për të hedhur dritë mbi këtë rast, si dhe vazhdimin e hetimeve të urdhëruara nga Prokuroria që të kryhen shpejt dhe në mënyrë të plotë,” thuhet në këtë qëndrim.

Më tej shtohet se “BE përsërit rëndësinë për të gjitha institucionet e përfshira, si Prokurori i Përgjithshëm, Parlamenti, institucionet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, që të përmbushin përgjegjësitë e tyre respektive për të siguruar një proces të duhur dhe në përputhje me ligjin.

5 komente në “KE reagon për ndalimin e dy deputetëve: Po ndjekim çështjen, përparësi sundimi i ligjit”

  1. IK says:

    me vone do mblidhet kongresi amerikan,okb,keshilli sigurimit,NASA….SE PO RREZIKOHET PLANETI NGA DOSHI…..MORTJA ATIJ POPULLI,ASAJ GLASE POLITIKE DHE ATE LETYRE DHE HIPOKRIZI DIPLLOMATIKE KOZMIKE

    DOSHI ME 2-3 SHOKE TE TIJ JANE TE NEVERITSHEM..POR KUR PERDOREN PER TE HEDHUR FITUESIT E 23 QERSHORIT DHE PER TE PRURE NE PUSHTET NAZISKININ BASH-BERISHE ATEHERE SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN MIDIS NJE PUSHTIMI TE NDYRE MODERN OSE TE COHEN PER CLIRIMIN E SHQIPERISE NGA JUNTA E BERISHES DHE IMPOTENTET E PS

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    PD duhet ta lexoje mire kete.

  3. Neli says:

    Po ai I kalit do zbres ne prokurori po ai ae e vodhi nuk ka faj fare keshtu thot ligji

  4. lol says:

    Ne drejtesine evropiane kjo Pune perkthehet keshtu: nje njeri pâti dyshime se nje politikan me pushtet do me vra. Shkoj tek policia per te bre nje kallezim pénal edhe perfundoj ne burg!mesazhi eshte mos shkoni ne prokurori se vete do e pesoni…

  5. Alphade says:

    Doshi e kruajti prapanicen me gastare ! Mire t’i behet ! ”Ligji” mbi ”liberalizimin ” e ”shitjes se
    KAFSHEVE,SIDIMOS GOMAREVE” !!! TASH ME TE VERTETE DO TE HYJME NE EUROPE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje