“Toma më tha që u ngutëm me këtë histori, bëmë gabim që përfshimë Durimin”

28 Mars 2015, 09:50Politika TEMA

Valter Bami, vëllai i Durimit Bamit, thotë se Tom Doshi e ka pranuar se është ngutur me historinë e vrasjes dhe përfshirjen e Durimit në të.

“E kam takuar dhe pasi e pyeta se përse e përfshiu Durimin në këtë histori, më tha ‘u ngutëm, e bëmë këtë gabim’”, ka thënë Valteri, i cili është takuar me Doshin pas arrestimit të vëllait.

Ai thotë se Durimi mund të jetë gënjyer me lekë, për t’u përfshirë në këtë skenar.

Ndërkohë, Valteri e mohon që Durimi të jetë dhunuar nga ana e policisë, pasi ai e ka takuar atë dhe i është dukur në gjendje të mirë fizike.

“Mua m’u duk mirë nga ana fizike dhe psikologjike”, pohon ai për “GSH”./b.l

 

20 komente në ““Toma më tha që u ngutëm me këtë histori, bëmë gabim që përfshimë Durimin””

  1. Aurelius says:

    kush ngutet, permutet thot nje llaf i popullit

  2. Zigur Qarri says:

    Dhe Toma ja ka thene Valter Bamit kete?!
    Investigim alla Taulant Palla.

    1. Tom Kafsha says:

      Zigur,edhe mbiemrin tënd ashtu si të Taulantit e ke shkruar gabim…Jo Q por K dhe me një r do ishte korrekt…Zigur Kari pra…

      1. Zigur Qarri says:

        Pra,ti ke dy indetitete,Kari dhe Kafsha,mire qe e pranon vete.
        Ik ore debil!

      2. Sal Ram Birisha ose shkurt SRB/i says:

        100% dakord me ty Tom Kafsha ?

  3. gjakshqipe says:

    Po per koburen te koka nuk i ka then gje Durimi vellait?cjan keto perralla,jo po esht rrejt me lek,jo po i ka vu pisqoll ke koka,jo po qe mir nga mendja,oooohoooo,car perrallash

    1. Tropojani says:

      O gjakshqipe, Durimi ka marre jo lek, por makine te blinduar dhurate. Te punoni truri apo ta hequr Berisha!

  4. mondi says:

    Haha po cfare jane keto budalliqe. Nuk quhen prova keto deklarime sepse dhe toma nxjerr shoferin e tij dhe ai thote qe vllai bamit na ka thene eshte kercenuar nga policia. Prova materjale a ka mo zotrinj prokuror? Sepse prove e pa kundershtueshme eshtw ajo video qw toma tha e cila eshtw xhiruar ne polici ku bami thot qe eshte kercenuar. Tani ju prokurore dhe gazeta cfare prova materjale po nxirnni kunder doshit, sepse fjala kunder fjale nuk merren paraaysh ne gjykate. Ikja brahos gjermani quhet prove pro doshit. Ju cfare keni pervec demagogjis? A keni zbardh tabulatet si te metes doshit monikes frokut etj.

  5. Z/Kallami says:

    Kemi gabue me komente sepse dhe publiciteti nuk asht aspak preciz per lajmet qe i shetit cdo dite nga faqja ne faqet e saja.Ketu po dalin gjana te reja e ma mire te presim fundin qe ndan ligji mbi cdo ceshtje ne zgjidhje perfundimtare.

    1. zef says:

      Po ku je o kallami im

  6. mondi says:

    Po pse nuk i publikoni komentet gazetatema. Drejta fjales garantohet ne kushtetut. Nuk ju pelqen e verteta apo mendimi ndryshe?!. Sa per lajmin me duket absurd. Fjalet e vellait te bamit apo tjetri nuk jane prova materjale dhe nuk vlejn ne gjyq, vlejn vetem per te bere konfuz publikun. Se po te jete per deklarime, doshi merr shoferin e tij, dhe ky deklaron qe vellai bamit ka rrefyer doshit qe policia ka kercenuar bamin apo njerez te tjere familjen e tij. Tani nuk behet gjyqi me fjale. Cfare provash materjale ka prokuroria, policia? A ka mbledhur tabulatet e te gjithe te dyshuareve, doshit, frokut, metes, llalles, tahirit, monikes etj.? Prova materjale me shume ka doshi, sepse ai po thote qe bami eshte kercenuar ne ambjentet e policise dhe kete e ka thene vete bami. Tjetra eshte vajtja e brahos ne gjermani, kjo eshte nje prove pro doshit, le te thote braho dhe lsi qe vajta per te pare ndeshjen, vetem prokruroret te bejn naivin. Cfare provash ka prokuroria deri tani? sepse nuk po shohim gje, thjesht propagand nga ju mediat dhe qeveria.

    1. Zigur Qarri says:

      Familjaret nuk merren per baze,apo jo?
      Problemi eshte,se duhet te kete te drejte vetem nje ane,si ne kohen e Xhaxhit,kur dikush devijon,behet harakiri.(Meta e fali Dritan Priftin!).
      Duket se pa milatantizem nuk mbijetohet(qe vlen edhe per mediat)paçka
      se stimulohen holbat.
      Fatkeqsisht,fatkeqsisht…..nuk edukohet qendrimi kritik,por qendrimi militant.Dhe kjo mendesi mban peng shoqerine shqiptare.Ky degradim eshte i frikshem,eshte me pasoja dhe nuk ka fuqi kush ta kundershtoje,duke e
      legjitimuar ne heshtje gangrenen shqiptare,militantizmin partiak.

    2. Afrim says:

      me vjen cudi si u ka kaluar te gjitheve nje detaj sh domethenes. para se ilir meta te deklaronte qe braho ka shkuar ne gjermani per te pare ndeshjen, nje tjeter eksponent i LSI (me duket Luan Rama, nuk e mbaj mend mire, por qe eshte lehtesisht e verifikueshme) ka thene qe braho ka ikur ne gjermani se ka mamane semure. keto jane deklarate te bera ne tv dhe verifikohen kollaj, mgjs Mero ska interes

  7. Moeris says:

    Toma u dogj në zjarrin që ndezi vetë.

  8. VUTHJANI1 says:

    Thon nje fjal kush ngutet permutet!
    Po qe shtyri Tomen ne kso inskenime,te pa verteta a thue qndron dikush tjeter mbrapa dhe me siguri skenime te PD duke e joshur hajde ta rrxojm qeverin dhe ty do te ipen poste me randsi.
    Ata qe shqipris i vun flaken dhe qe e rjepn gjer ne palc dhe qe vran sa her ju tek sot na dalin qengja te but.Po a sesht ky Berish qe dogji futi popullaten ne piramida me humbje te mdha, po a sesht ky berish qe futi luften vlla vrasese veri jug, po a sesht berish qe zhduku njerzi aktivista te qeshtjes kombtare si Remzi Hoxhen, po a sesht ky berish qe vodhen me bandat e veta ne rrugen e kombit me miliona, po as esht ky berish qe me ter familjen e ti quen nje fshat ne ajr si Gerdecin,po a sesht ky berish qe vrau me doren e ti APO pa doren e ti e qe dha urdher per vrasjen e 4 demostruesve ne bulevardin deshmoret e kombit , pa fijen e fajit a sesht ky berish qe qirret si shtrigan ne kuvendin e shqipris dhe na beri rezil ne botë.
    E pra edhe mbas kti skenari te Tom Doshit ( Kodoshit ) E qe e muer ne qaf vehten dhe shoket si Mark Frrokun dhe Durim Bamin e shkret.
    pra shifet qe kta matrapaz si Berisha ,Paloka , Jozi , Ristan faqeziu vjedhsi i votave e Shum ksi delingjive qe mkat ajo pjes e elektoratit qe ju beson.Drejtsia shqiptare ma ne fund dhasht zoti qe gjykon drejt dhe prek aty ku duhet.E qe radha esht edhe per akuzat e ktyre faqezive ala berishjane.

  9. LORA says:

    Pavaresisht nga te thenat e te thashat, eshte e vertete e pacenueshme fakti qe dosh-kodoshi i ka blere makine teper te shtrenjte durim bamit.
    Epo qe t’i blihet makine vrasesit ne potence,pikerisht nga shenjestruari per t’u vrare,,,,kete as pare e as degjuar e kishim,,,u desh viti 2015 qe te hyje ne histori nje kategori e re krimesh dhe kriminelesh.
    Dosh-kodoshi do te hyje ne histori me kete ”inovacion kriminalistik”,,,,kushedi mbase do te hyje edhe ne ate komedine kriminalistike boterore.Who knows.

  10. Alphade says:

    Cfare show !!! Si nuk kane turp !!! Poshterojne e fyejne intelektin e nje populli te tere !!!!

  11. Alphade says:

    Nje grusht banditesh te ”drejtesise” fyejne e poshterojne ”in extremis ” intelektin e nje populli te tere !!!
    Kane kapur shtetin e pushtetin dhe tallen me popullin !!! Vetem nje njeri e zgjidhte fare lehte kete pro-
    blem …….!!!!!

  12. tata nga tirona says:

    une i besoj DOSHIT! po ka pas nje tentative per ta heq qafe por dicka shkoi keq, dhe tani palet duan tja fusin njoni tjetrit, ps-pd-doshi-frroku-bami! Doshi ishte mik me SANTON, ate e hoqen qafe, rradhen e kishte ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje