Dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë paraqitur në Gjykatën e Lartë, ku pritet të jepet masa e sigurisë.
Rreth orës 12:58 deputeti Mark Frroku ka zbritur nga makina e policisë me pranga ne duar, ku ka bërë dhe një përshëndjetje ndaj mediave dhe gazetarëve të pranishëm.
Pas tij është shoqëruar edhe deputeti Doshi, i cili u shfaq para kamerave me njërën dorë në xhep, ndërsa tjetrën e kishte të lidhur me pranga me efektivin e “Shqiponjave” që e shoqëronte.
Siç duket Doshi nuk ka preferuar dy duart e prangosura dhe aq më pak të ishte ky imazhi i tij para mediave.
Gjyqtarët e caktuar për të vendosur ndaj masës së sigurisë për dy deputetët janë Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Majlinda Andrea
Shorti për caktimin e gjyqtarëve u hodh mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarja Majlinda Andrea kërkoi të dorëhiqet nga trupi gjykues pasi deklaroi se ka njohje me dy deputetët, por kërkesa e saj nuk u mor parasysh./j.h
Eshte i kompromentuar gjykimi per faktin se gjyqtare eshte znj. Andrea e cila eshte gruaja e keshiltarit te METES. Pra TOma me duar te lira do te thote se do lirohet dhe keshtu te mos flase me tej per METEN se e gjen e zeza.
TOm mos u terhiq, jemi me ty.
U fut Frroku e Doshi ne nje çorbe anadollakesh ku pabesia eshte urdheri i dites. Heren tjeter zgjidhni shoket dhe partin.
Shou
Shteti lidh veten me pranga!
Të shikosh njeri të prangosur, pothuajse gjithmonë, është diçka jo fort e këndshme. Kjo sepse, deri se sa të jepet vendimi i formës së prerë, i prangosuri mund të jetë dhe i pafajshëm. Gjithashtu, në çdo rast krimineli i supozuar është njeri, ka prindër, fëmijë, vëllezër e motra… Në shumicën e rasteve këta familjarë janë krejt të pafajshëm për të përjetuar një skenë të tillë të shëmtuar. Kështu pamë edhe dy deputët Mark Frrokun dhe Tom Doshin që u sollën për të marrë vendimin e Gjykatës së Lartë për masën e arrestit të tyre. Marku, pas përshëndetjes së tij delirante me duart e prangosura lart, thuhet se sallën e gjyqit, në dy fjalitë “përshëndetëse” me familjarët, një ishte fyerje për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. “Mos u trembni nga prangat e Llallës dhe të kosit!” iu drejtua ai familjarëve pasi i pyeti për shëndetin e të afërmëve. Ndërsa në rastin e deputetit tjetër Tom Doshi pamë skenën më të çuditëshme: Dora e djathtë e tij ishte e lidhur pas dorës së majtë të efektivit të policisë së repartit “Shqiponja”!.. Pse ndodhi kjo? Ç’ka bërë që u prangos edhe ai punonjës policie? Ku ndodh që shteti të lidhi veten me pranga bashkë me një të pandehur?
a shikojn kta PD DHE MILITANTET E NDYRE ENEE KETU QE FLASIN dhe mbrojne kriminelet si gjithmon dhe behen pale me krimin e shikojne tash qe frroku osht kriminel droge vrasje dhe cdo gjo dhe tani qe i dolen krahe dhe deshen dhe demostrata ne mbrojte te deputetve qe gjoja po i vriste meta po meta po ta bente mire do bente o njerez nje kriminel me pak por e keqja eshte se nuk i beri asgjo meta ka vjedh si gjith tjetert por vra jo e din gjith dhe ju meta meta ai i ka gjith fajet militant t nyt dhe parti e ndyre qe ka mbledh ne gjinin e saj vetem kurva, kriminel ,dhe hajdute kjo eshte partia juaj PD qi i doli krimit hapur ne mbrojtje dhe do gjithmon rremuja ne shqipni ka 23 vjet kjo parti fashiste qe vjedh grabit e osht kupola mo mafioze qi njeh historia shqiptare.e toma e kish shok t ngushte me thyj me ke rri t them cili je ,prit se do i dalin dhe tomes dhe do e shikoni sa gjona ka n kurriz mus tju duket kaq i paster kot s flet amerika per te tash duhet ligji.
Frroku deri tashti ka ece me kambet e veta tashti e ndihmojne per krahesh te ec.
Jan kontratat e pista qe beri rama me te fortet Ilir Meten te parin i cili i do gjithe hapsirat ekonomike per vete. Tani qe do te vendose hegjemoni ne veri Iliri dhe Doshi se le Rama ben guakun e pafajshem. I zuri per zotin buka e fukarait keta palo qeveritare qe kemi.
Ne perendimin ku duam te shkojme, nuk ka show te kesaj natyre. Sa te jepet denimi, sa kohe nuk paraqet rrezik per sigurine publike, hyjne e dalin si njerez te lire ne gjykate sic ndodhi edhe me kryetarin e bashkise se Vlores. Po u shpall fajtor, i hidhen prangat ne salle dhe direkt ne furgon. Keta formalisht jane akuzuar per shpifje… prangat jane te teperta. Le te shpresojme se kjo dyshe nuk do jete thjesht reklame per te propaganduar pastrimin e politikes sepse qe te pastrohet ajo dihet nga kush duhet te filloje.
po per ate qe ka vrere Froku ne Belgjike do pergjigjet?Po emrin e reme qe perdorte aty do ja prmrndin?Te dy keta gangstere do i lepije miu..
Prokuroria le te beje punen e saj,pa degjuar se çthone disa komentues.Keta qe bejne komente nga bytha se ashtu ua ka qejfi,nuk jane as hetuesa e as gjykatesa.Drejtesia ka njerez te kualifikuar qe din ti gjykojne krimet,kurse komrtuesit,dine vetem te bejne llogje Kavaje.
Fare e keqe, mendoni se me nje sajese kriminel si Frroku e Doshi do ti bojne presion qeverise e shtetit ,cfare lidhje kane keta kriminele me te ardhmen tone dhe te femive tane o popull debil mos na I mbroni por lutuni te terheqin kemben zvarre.Hajde radhen kush e ka,
Deputeti Doshi eshte shuuuume i rrezikshem dhe nuk di pse nuk i lidhen dhe kembet qe ti benin qejfin Like Metes dhe Monikes?
drejtesia eshte e njejte per te gjithe!haaaa,ca gallate.po kryetareve te partive,pse nuk i ven byzylyk?nuk dinin gje ata se ke kishin ne krah?!!ca thu!
Veq sa ka fillu shume te tjere doti njekin mrapa dote qesin hordheqet njani tjetrit koqoja ka radhen per korrupsion e iliri e ralle