Gjykata jep “arrest shtëpie” për Mark Frrokun, por mund të arrestohet sërish

28 Mars 2015, 15:35Politika TEMA
Gjykata jep “arrest shtëpie” për Mark Frrokun, por mund

Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë  arrest shtëpie për deputetin Mark Frroku.

Seanca ndaj deputetit të kristiandemokratëve ka zgjatur më shumë se 3 orë.

Avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj këmbënguli se kërkesa e prokurorisë ishte e paligjshme, ndaj dhe nuk janë dakort me masën e dhënë.

Ndërsa avokati tjetër Saimir Vishaj tha se provat ishin ne favor të Frrokut, pasi ngjarja është false.

Pasi doli nga Gjykata e Lartë, Frroku nuk ka preferuar të prononcohet për mediat. Ai mësohet se ka thënë shkurt: “Drejtësia vendosi”.

Por shumë shpejt, deputeti i kristiandemokratëve do të përballet me një tjetër proces.

Ditën e diel, Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për të autorizuar arrestimin e Frrokut, këtë herë për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.

Kjo kërkesë vjen pasi shteti belg e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Mark Frrokun.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë u bën me dije deputetëve të Kuvendit se, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Brukselit ka ngritur akt-akuzën kundër shtetasit Mark Frroku (alias Besnik Morina), i akuzuar për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në Bruksel, në datën 05.03.1999.

Për këtë ngjarje, autoritetet belge akuzojnë 4 shtetas shqiptarë, ndër të cilët edhe shtetasin Mark Frroku, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, në 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Ndërsa avokatët e Frrokut nuk preferuan të prononcohen mbi këtë gjë, duke thënë se kjo është çështje tjetër.

Në rast se merret miratimi nga Këshilli i Mandateve, Frroku mund të arrestohet sërish./j.h

18 komente në “Gjykata jep “arrest shtëpie” për Mark Frrokun, por mund të arrestohet sërish”

  1. lorenc says:

    tani po e rregullove artikullin

    1. Pilo Lala says:

      Me duket se ka nje rregull: Nuk lejohen dy vellezer ne Qeli ne te njejten kohe.

  2. nik77 says:

    O gjykate kurve

  3. Marini Londer says:

    IKU META TANI FRROKU DHA 1 MILJON EURO PER TA HEQE METEN QAFE.. KTU KA TRATHTI BURRAAAAA

  4. Askushi says:

    Ky vendim duhet shoqeruar me doreheqjen e kryerprokurorit uji me kos dhe eshte nje shiplake e rende per prokurorine

  5. turisti says:

    Edhe per Fullanin keshtu u veprua, deri sa çeshtja nuk permendet me, sikur nuk ka ekzistuar.

    Kesaj i thone, ” U MBARS MALI, POLLI NJE MI”.

  6. Toni says:

    llalla show mania,tik llalla po kerkon te beje karrjere tani.

  7. LORA says:

    Ne fakt ky zhvillim eshte me i arsyeshmi dhe me I drejte,,,,mark frroku duhet te arresohet me pare per krimin e bere ne Belgjike,,,se sa per krimin e supozuar made in bame-doshi-frroku.
    TUNG.

  8. Kurrizua_i_Parisit says:

    Maskaralleku i radhes!

  9. Tarrasi says:

    HAJDE RILINDJE HAJDE KUSH TJETER EKA RRADHE PERTE PASTRUAR BJOGRAFIN SI KRIMINEL DHE PERTE PASTRUAR PARAT EKRIMIT QE FRROKAJT IKAN BERE DUKE VRARE NJERZ TEPA FAJSHEM TANI LIROJEN EDHE ARBEN FRROKUN QE VRAU KRYEKOMISAR DRITAN LAMAJN QE ISHTE DUKE ENDJEKUR CESHTJEN EVRASJES QEKANBER NE BELGJIK TEDY VLLEZRIT

  10. CANI says:

    Turp turp turp per gjyqsin shqiptare po punon per politiken ,masi Marku u lirue duhet te arrestohet Ilir Meta .

  11. rajub says:

    I jepet mundesi Mark Frrokut per tu larguar ne drejtim te pa ditur

  12. gjakshqipe says:

    nuk kishte dyshim qe do iroheshin,megjithese nuk jan fare te lire.akuzat ishin qesharake.akuz e rende esht ajo per Belgjiken,por si zor se do perfundoj shpejt

  13. jkoreshi says:

    drejtesia belge e ka mbaruar gjyqin dhe denimi eshte dhene per 10 vjet.
    ky vendim ka prioritet, prandaj dhe gjykata e larte e ka lene me arrest shtepie.
    froku se shpejti ambassador ne burgun e brukselit.

  14. . says:

    Shtet qesharrak,

    product i shtetit “Rrumpalle” te super-kriminelit Sali Bisha.

    Z.Rama,
    me kete lloj shteti dhe Drejtesi te “kapur dhe korruptuar” nuk shkohet ne Europe.

  15. Bentirona says:

    Ja pra,ky eshte mesazhi me i bukur,qe i japim Europes duke i thene, mos na çani trapin se ato qe ju i denoni, ne i bejme deputete. Al Caponet nga Puka jane tamam GANGESTERET e Albanistanit qe VUÇIDOLSI beri investimin me te madh per gjithe keto vite. Llalla eshte thartuar komplet.

  16. Pelasgian says:

    kot s’tha ky “mos kini me rak se prokuror eshte dhalle e kos….

  17. x says:

    na can b..n mediat para dy diteve duke dhene gjithe kohes arrestimet live,,,cfare tallje i behet ktij polulli dele.Populli ska buk te haje e lek te vizitohet ke kasapet privat mjeke,se ne shtet ste shef njeri me sy,,kurse bosat me miliarda tallin k,,qet.Zoti e ka harru kte vend perfundimisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje