Kërkesa për arrestimin e Frrokut për vrasje në Belgjikë. Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e Prokurorisë të dielën

28 Mars 2015, 15:52Politika TEMA

Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku duket se do të përballet me një tjetër proces së shpejti. Pasi ka fituar “lirinë” për çështjen Doshi, Kuvendi do të shqyrtoje sërish një kërkesë të Prokurorisë, e cila kërkon autorizim për arrestimin e tij për një vrasje të ndodhur në Belgjikë.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të shqyrtojë nesër kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Në njoftimin e publikuar nga Zëdhënësi i Kuvendit, Aleksi thuhet:

Ju bejme me dije se me shkresën nr.1004/30, datë 28.03.2015, Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën dhe relacionin shoqërues, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z.Mark Frroku.

Në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftojmë se Kryetari Kuvendit ka vendosur që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, që do të shqyrtojë kërkesën dhe relacionin shoqërues për dhënie autorizimi për arrestimin, ose heqjen e lirisë, të mbahet ditën e dielë, datë 29.03.2015. ora 16.00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për “arrestimin” e shtetasit Mark Frroku, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, si person i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të Kodit Penal të Belgjikës.

Të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, në 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim. Sipas materialeve hetimore, rezulton se kjo vrasje është pasojë e përplasjeve së grupeve që merren me prostitucionin në Bruksel”,  citon Prokuroria në kërkesën e  saj./j.h

7 komente në “Kërkesa për arrestimin e Frrokut për vrasje në Belgjikë. Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e Prokurorisë të dielën”

  1. nick says:

    ore sapo i dha gjykata arrest shtepie, ruajeni mire se deri neser do t’ju lere puplat, e kur ta shohim deputet apo me keq ne Jemen

  2. tani says:

    ca eshte ky shtet legen..pse sa here te kete kerkese per frrokun duhet te marin leje ne parlament keta..a sja hoqen njeher imunitetin??!!!shqiperia jone evropiane

  3. Labi says:

    Te zbatosh ligjet eshte nder per kedo.Por te perdodrsh parlamentin si gongel, eshte turp.Prekuroria aty e ka ne shtepi Frokun, per cfare shohu te radhes i duhet ky autorizim.

  4. Claus says:

    Kete radhe do ta kryesoje mbledhjen Ilir Meta!
    Lufte bandash ne sallat e parlamentit, hesapi.

  5. popull says:

    keta jane te gjith njesoj,por koka me e poshter mbetet sali berisha……

  6. stela says:

    Mire bene qe i liruan. Pse politikaret shqiptare per ne burg jane???? Burgu nuk eshte per to.

    Burgu eshte per fukarain, qe nuk paguan dot dritat.

    Te pakten zini mend o popull. Shkoni ne votimet e radhes dhe veruni kryqin te gjithe ketyre plehrave, te cilet kane 24 vjet qe shkaterrojne kete vend.

  7. Leqja says:

    Kush flet shkaterrohet. Llalla eshte me I rrezikshem se frroku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje