Rishihet video e bisedës së Doshit me Durim Bamin, "vrasësi" u përlot para deputetit

29 Mars 2015, 08:09Politika TEMA

Durim Bami është përlotur vërtet në ballafaqimin me deputetin Tom Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, më tepër se një javë më parë.

Nga verifikimi i videos, mësohet se është parë skena, kur gjatë disa momenteve, teksa komunikonte me Tom Doshin, Durim Bami është përlotur.

Nga videoja duket se deputeti ka pasur komunikim me 36­-vjeçarin nga Fushë­ Kruja për disa minuta në lidhje me dëshminë që ai kishte dhënë se “porosia për vrasjen ndaj dy deputetëve ishte një sajesë”.

Gjatë këtij komunikimi brenda godinës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mësohet se Durim Bami është përlotur. Burimet nga hetimi e konfirmuan këtë fakt, por thanë se nuk konfirmohet në video ngjarja e plotë siç është përshkruar nga deputeti Tom Doshi.

Sipas burimeve të hetimit, nuk është e qartë arsyeja pse Durim Bami ka bërë një skenë të tillë para deputetit Tom Doshi, ndërsa ka dyshime se gjithçka është kryer nga i arrestuari për “të justifikuar” qëndrimin që ka mbajtur pas arrestimit, duke mohuar versionin e ngjarjeve të dhëna nga deputeti Tom Doshi, se ndaj tij ka pasur një skenar për vrasje.

Më 25 mars 2015, gjatë seancës në Këshillin e Rregullores dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Tom Doshi tha se me kërkesë të tij ishte filmuar ballafaqimi që ai ka pasur me Durim Bamin në Prokurori. Sipas Doshit, Durim Bami kishte qarë dhe kishte thënë se një polic me maskë e ka kërcënuar se do t’i vriste familjen nëse nuk mohonte akuzat e deputetit Tom Doshi.

20 komente në “Rishihet video e bisedës së Doshit me Durim Bamin, “vrasësi” u përlot para deputetit”

  1. isa boletini says:

    Tom na bere per te qare te gjitheve.
    Boll se lat nam me keto trillime.
    Populli eshte i lodhur dhe nuk
    ju duron me,prandaj o punoni per
    popullin ose zhdukuni nga syt kembet

    1. Pilo Lala says:

      Durimi eshte perlotur, sepse tani e kuptoi ne cfare loje ishte futur.
      Deri ne momentin qe dilte me Tomen, dhe me persona te rendesishem, Durimit i dukej si Telenovele, ku asnje nuk do vritet, eshte vetem loje.
      Por tani e kuptoi sa thelle e kishte perdorur Toma.

  2. DIKUR says:

    do dali versioni qau se e kercenoi toma tani…prokuroria dhe drejtesia e leshit !

  3. blerim says:

    Doshi vazhdon serialin e shtepiakeve te deshperuara. Vazhdo Tom se me Priftin ne krah jeni nje kast i denje per Oskar.
    Ta futi Prifti o Dosh, hihihi

    1. 1000000 kokpalare says:

      te zgjedhurit e rilindjes keshtu jane

    2. Sali Rama says:

      Prifti eshte skenarist hollivudi. Sic foli “drejtesia” videon e korrupsionit te Metes, e ka montuar Prifti.
      Ajo qe keni pare me syte tuaj live, nuk eshte ashtu, po eshte ndryshe. Duket ashtu se e ka montuar Prifti skenaristi.

      Sic tha edhe Baba Likja ne parlament, videon e Bamit duke pohuar se eshte kercenuar, nuk e pranojme se ishte sekret hetimi dhe Doshi e nxorri.

  4. vlora 1912 says:

    Se edi me ke ka tebeje, ta kepusin koken pa medyshje.

  5. Likja says:

    Tom Doshi eshte vertete nje njeri i pashkolle, i paditur, por per cka ka deklaruar jane te verteta si drita e diellit. Koha do t’i teroje te gjitha.

    1. dritan says:

      o likja vogel nga e di ti qe toma ka t drejte cfar je ti? po dhe sikur t jet e vertet koken hogshin mes tyre se lodhen njerzit ty te vjen keq kshu
      mafioz jane te gjithe qe nga ktaqe ty te vjen keq

    2. bambolero says:

      o Like edhe une keshtu them, do dali nje gje per Meten por gjerat jane me te ngaterruara sec i dime ne ndoshta!

  6. malesori says:

    O Tome Doshi , te kam ditur per burre malesiet e nuk e kishe pase kurgje burrin.Burrat e Malesise kane vajtur ne konop e ne pushkatim duke kenduar more.Nuk ju kane trembe askujt pos Zotit ne qiell.Si more te inskenon burri keso broqkullash,e te lidhet me qyftzyt e Durim Bamit? Ti ke trathetuar edhe ata burra dhe ato burreresha qe ta kane dhene besimin ne Shkoder sepse te kane ditur njesoj si une per burre dhe kjo don te thote guxim,vendosmeri,sinqeritet moral te forte e bese.Nuk kemi prite nga ti ndonje filozofi e aq me pak kesi dredhishe e shantazhesh.
    Behu i sinqerte se deri sot te gjitha qfare deklerove te dualen rrena.
    Ku mbeti kercnimi i policit te maskuar,per femijte e Durim Bamit.
    Bami qane sepse nuk eshte vrases por aktor i sajeses sate sepse vrasesi i vertete nuk qane fare.Vaji i Durim Bamit eshte edhe nje deshmi se e gjitha eshte nje sajese e Jotja dhe e Mark Frrokut per te eleminuar nga skena politike Meten dhe per te destabilizuar shtetin .
    U bane hor more burre,tani nuk te besojne as njerezit tu ma.

  7. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Sidoqofte,

    Durimi te lihet I lire dhe le ta vrasi tomen edhe ilirin qe tu vije mendja te tjereve, se vetem keshtu na sjelle rregull dhe qetesi. Ndoshta edhe llalla mer pak xhiro nga frika.

  8. Z/Kallami says:

    Kometues lexoni me durim deri ne fund te ketij artikulli.Aty ka dicka te dyshimt per te vertete.
    Mbi sa informohem komentoj:

    Meta duhet te japin dorheqjen.Te dorezoje mandatin dhe ti rrijne pronto drejtesise.Kyci i lojes asht Durim Bami.Ky asht ne mes dy zjarreve kujt t’ia ndreq e kujt t’ia prish ndja rrjedhin lotet e kjo vjen nga kercnimi i policit me maske.Fakt tjeter asht dhe hieja e shendetit te Metes qe e ka piknisjen me njoftimin e zbulimit te komplotit te vrasjes se Tom Doshit.E perafert me fillim te para 6 muajve.E sot na tregon se si mban dieten.
    Me arrestimin e Metes vihet ne pikpytje dhe pushteti i Rilindjes.Ndaj edhe nderkombetaret e kane paksi pisk pozicionin e mbarvajtjes se keti pushteti qe ne fakt asht nga ma te miret ne keto 25 vjet tranzicion.
    E kam deklarue me kohe qe nese arrihet te bahet shteti shtet do futen dhe vete keto qe bajne historin e shtetit shtet.Sepse vepron ligji i pa anshem per kedo qe e shkel.Po ama populli perjeton qetesin e vet.

  9. Dr. John says:

    Vazhdo tallu i panderuar militant i pushteteve, vazhdo ta shikosh ceshtjen Doshi si telenovele dhe si vargje poetike argetuese, kenaqu e fli i qete derisa… te vije radha jote, deri ne momentin kur do te duhet te kerkosh te verteten tende. Por pastaj kam frike se s’do te pelqeje te flasesh me per telenovela por do te duhet te degjosh te tjeret te flasin per telenovelen tende. Nuk e di sa do te vije per te qeshur e per tu tallur atehere. Me keq akoma ndoshta kur te jete radha jote uro qe te kete ngelur dikush ne kembe te kerkoje te verteten per ty se mund edhe te kesh ngelur vetem ne pyllin e urrejtjes i rrethuar nga genjeshtrat. Vetem atehere do e kuptosh se cdo te thote te luftosh per te verteten e ta vleresosh ate duke e pare ne sy.

  10. Albann says:

    Kjo e ben me komike kete komedi te shpifur.”Vrasesi” qan para “viktimes”.Sic duket vrasesi ndihet viktime….Sigurisht qe ai qan se se priste qe gjerat te shkonin deri ketu.Kujt ti ankohej per Doshin dhe kercenimet per te bere vidion…Dhalles? Su ankua me shprese se s do behej gjema.Po tani qe gjema u be ka frike per familjen…
    Keshtu eshte kur drejtesia eshte pertokee s te jep “guxim ” te denoncosh kriminelet:Ose e zgjidh vete situaten ose mbull syte e prit fundin…Ai mbylli syte e tani po pret fundin….Faji I gjithi eshte I Dhalles qe s deshmon se vendi ka prokurore qe I mberthejne kriminelet me prova e s lene shteg per gjyqtaret kasape te “clirojne” krominelet nga krimi.

  11. Leshi says:

    Toma ashte Burre ka diftu sa pasurine eka pa u ba debutet ai qane se ashte kurve nuk difton te drejten e dine qa DOTA gjejne te pakten toma do merret mete Jo si iliri qe e kercenon me femijet po edhe iliri nuk e Kate gjate ashte ngaterru ME njerzit e gabume nuk Jane dritan prifti keta

  12. Drejtesi says:

    cfardo qe te shkruajn gazetat paterica te Metes dhe cfardo qe te komentojne komentuesit ciraket e Metes ,Tom Doshi eshte shume here me i besueshem se Ilir Meta ,sado naiv qe te jet Doshi dhe sado finok qe te jet Meta .Por carku kete here eshte ber gati per zverkun e Metes dhe e kane ngritur gjahtaret ne krahun tjeter te oqeanit.

  13. VUTHJANI1 says:

    E more Toma i shkret i shkret per mend,te bie njeriu ne kso grackash e sidomos malsori qe ska muejt as kral as mbret ta thej.
    Po qte shtyri me kso pislleqe APO ndoshta berishizmi te afroj poste ma te larta,a su ngive me maskaralleqet e Saliut Jozofines, Ristanit ,Palokes e ndonje lope tjeter si ky Lulzim Basha qe moti ishte dashur te Jet prapa grilave me te kqiat qe i beri shqipris dhe la ca jetima pa babat e tyre turp.
    Po me kto plane more qaf edhe Bamin e shkret qe vuajn femit e ti,ti deklarohesh qe Durimi qau ne prezenc prokurorie po dhe une do kisha qar se kujt i besova qe kurdis kso plane djallzore.
    Pa qka se ksi reni prokuroria tregoj veten dhe ma ne fund nxori planin tend ogurzi,si mund te beson ay Elektorat qe ta dha besimin besoj qe jo,vet lidhja e juej me Dritan Priftin kundreshtarin nr.te Ilir Metes,qe ishte dashur edhe ay te pergjigjet meqe elektorati i ti e perbuzi ashtu do e psoni dhe ju dy malsoret.Sala esht nje njeri qe gjeun gurin dhe mshef doren i tiell ishte edhe ne pushtetin popullor ku ka marr ne qaf Shum persona,ay esht nje Burr i pa bes qe te pret ne bes ashtu siq e preu besnikun e ti Azem Hajdarin po nga ajo trevë.
    Sot ti ipet shansi si ati Lulzim Bashes pa qka se elektorati i djathët si te PD spo e njofin ky ishte kunder ushtrisçlirimtare te kosoves ne bashkpunim me UNMIKUN ky vodhi Shum para ne rrugen e kombit ky nenshkroi marreveshtjen detare ne dam te shqipris dhe ne favor grekut po me pelqimine Berishes,po ky ishte Minister i punve te mbrendshme kur u vran 4 demostruesit para kryeministris e nese ky ska dhen urdher ahere let tregon kush dha urdher per vrar popull te vetin si ne shtetet arabe siq vepron ISIS prandaj sduhej ngutur pa fakte dhe Argumente siq veprove ti Tom.Iliri sesht frigacak qe ju me kso pizdarlleqe ta detyroni deri ne dorheqje edhe vet kshtu do kisha veprue njehere Dritan Prifti me Video tashi ju po aka turp mat madh se kto besoj qe jo.Dhe qe nga tashi drejtsia shqiptare ka duart shlir te veproj dhe shqipris tja kthej famen qe pretendon ne bashkimin europian Europa sdon trazira siq vepron PD .

  14. Labi says:

    @ malesori

    Ke thene fjale burrash or burre malsie . Toma genjeu keq fare . Pabesi , paburreri e aspak mencuri perdori ky Toma . Fjala fjale e besa bese , pershendetje nga malet e Laberise . Respekt per malesoret fisnike e te beses .

  15. asnjanesi says:

    Keto videot jane per facebook tu bejme like

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje