Balla: Basha në Kukës, si hajduti në shtëpinë e vjedhur

29 Mars 2015, 12:34Politika TEMA

Taulant Balla, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, ka ironizuar protestën e Lulzim Bashës në Kukës me vajtjen e hajdutit në shtëpinë e vjedhur. Përmes një komenti në Facebook, Balla e konsideron të turpshme që Basha flet për dekriminalizimin, kur krimi i ti pë nga vlera është më i shtrenjti në historinë e Shqipërisë.

“Lulzim Basha në Kukës, si hajduti në shtëpinë e vjedhur

Dosja e vjedhjes së 230 milionë eurove në rrugën e Durrës-Kukës, në të cilën Prokuroria gjeti fajtor Lulzim Bashën dhe e depozitoi në Gjykatën e Lartë, është një ndër dosjet më të rëndësishme në sfidën e drejtësisë shqiptare për crrënjosjen e pandërshkueshmërisë.

Basha i shpëtoi gjykimit me procedura, ndër të cilat mbahet mend turpërisht përdorimi i raporteve mjekësore nga Basha si pamundësi për tu paraqitur në seancat hetimore.

Vonesa në dërgimin e dosjes në Gjykatë, ishte pazari i përkohshëm që mbajti Bashën larg dënimit, por jo për shumë kohë. Marrja me cdo kusht i drejtimit të PD ishte dhe është imuniteti i përkohshëm i Lulit.

Sot Lulzim Basha udhëtoi në këtë rrugë të vjedhur prej tij. A nuk është provokim fakti që hajduti shkon serbes në “shtëpinë” e vjedhur prej tij?

A nuk është turp që Basha të flasë për dekriminalizim, kur krimi i tij është më i shtrenjti në historinë e Shqipërisë, për nga vlera.

Thashe më i shtrenjti sepse Basha konkuron me veten e tij edhe për krimin e tradhëtisë kombëtare në tjetërsimin e shelfit detar të Shqipërisë, edhe në krimin makabër të vrasjes së katër shqiptarëve më 21 Janar 2011″, shkruan Balla në rrjetin social./gj.k/

8 komente në “Balla: Basha në Kukës, si hajduti në shtëpinë e vjedhur”

  1. be-x says:

    Legen e kaluar legenit, ka per t’i paguar te gjitha

  2. mali says:

    Z.Balla,ju me re drejte ringrini akuzat per tre krimet qe kane per autor Lulezim Bashen,por mr habit nje fakt qe ju permendni dhe se si po mbrohet Luli ende edhe pse ju keni ardhur ne pushtet dhe s,po i kerkini prokurorise qe te filloje hetimin per dosjen e mbyllur me procedure per 230 milionet euro te rruges se kombit,por edhe per vrasjet e 21 janarit dhe firmosjen qe beri per shitjen e detit.Ju po e justifikoni moshapjen e hetimeve me qe eshte kryetar i opozites,por nuk i referoheni nje nenei kushtetues qe po te jesh kryetar partie te mbrokerka nej ligj.Kjo po na cudit se si ju i mbroni kriminelet dhe qe sipas jush ata mund te gjykohen ne se lene kryetarllekun.Pika politikes dhe politikaneve tane se si i marrin ne mbrojtje njeri-tjetrin.Por kur s,ndeshkohet se eshte kryetar i opozites per se ia numeron disa here krimet e tij te pandeshkuara.Merreni shtruar kete muhabet dhe te clirohen ligjet,por dhe mendesia juaj dhe propaganda,lufta qe beni ne hava dhe s,kerkoni me ngulm qe cdo njeri eshte i barabarte si ne te drejta e detyrime dhe s,ka pse kryetaret te jene te mbrojtur edhe pse krimet,vjedhjet jane sheshit dhe i lejoni te fshihen per vite te tera se marrkan raporte dhe i mbyllkan dosje e krimit me procedura qe s,justifikojne asgje vecse qendrim naiv, te pergjumur te kesaj mazhorance qe hesh e degjon denglat, akuzat,shpifjet,kercenimet,ofendimet e Lulit,Saliut,dizinjatores,palokerine,halimeri e ristaneri qe vjellin vrer nga mengjesi ne darke e ju te mazhorancec pertypni gati ne heshtje tere bajgat e kakerdhite qe nxjerrin nga goja keta tellalle qe duhet te ishin gjetke e jo ne ata salle qe pretendojne ta pastrojne nga te inkriminuarit,kur vete tellallet jane me duar te pergjakura dhe ju heshtni.Por deri kur? apo ,prit gomar ,te mbije bar.Ne se nuk mundeni qe te coni drejtesine ne vend,largohuni sa me pare,sepse populli njemilionesh nuk ua dha votat me teperi per syte e bukur,por per te bere shtet dhe drejtesi per krimet e fshehura nga qeverisja kriminale e Saliut.Pritja dhe durimi ka nje fund dhe popullit s,ka c,i duhet deklarata juaj e te ndonje tjetri qe ne fakt jeni zerat e vetem qe ndiheni se shumica e socialisteve jane ne gjumin letargjik,jane gati te vdekur e te pakallur,vec jetojne e gjenden ne politike dhe ne ate parlament per te marre rrogen e per te tretur dhjamin e vene ne keto 20 e ca vite qe vegjetojne ne plitike.

  3. Gjergji says:

    Figure kryesore e PS ky pionieri i Enverit. Me gjithe se i ndron kollaret dy here ne dite, prape pamje katundari ka, era bajga i vjen. Apo jo?

    1. ceni nga usa says:

      po lere o pionierin e enverit se juve keni ne krye sekretarin e parties te enverit…

  4. kasemi says:

    Basha njihet boterisht per vjedhjen e papame qe eshte bere nga jo rruge bashke me berishen e te tjere, po SERIOZISHT, dikush duhet ti thote ktij debilit nga Librazhdi se eshte bere teper i bezdishem, e po behet me keq se Basha per vjedhje. Pak respekt per popullin mos na bej si i ndershem.

  5. milo says:

    fshatari kurre nuk behet qytetar,po keshu edhe balli.

    njeriu me i perdorur ne shqiperi nga partia e tij.

  6. LORA says:

    Taulant Balla po me provokon ,mua si qytetare korrekte me ligjin e Republikes,duke me thene se,-”kryetarlleku I PD-se i siguron imunitet lul-it”,-ndaj ndeshkimit qe meriton ligjerisht!!!!!!
    Kujt ia tregon keto perralla ky?Pse per T.Ballen duhet te kete tjeter peshore te veprimit te ligjit ndaj kryetareve te partive????
    Qe l.bashen e dine per kusar ne Kukes e ne gjithe Shqiperine,kjo nuk do as mend e as kalem,,,,por qe ky na qenka nje kusar me mandat kryetarlleku ,po na e rrefen sot I ngrati T.Balla!!!!!
    TUNG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje