Partia Kristian Demokrate përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka reaguar duke thënë se drejtësia po mbahet në presion dhe se akuzat që janë bërë ndaj kreut të kësaj partie Mark Frrokut janë akuza që kanë për qëllim të cënojnë dinjitetin e deputetit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat akuzat se Frroku ka kryer një krim në Belgjikë janë akuza të cilat nuk janë provuar asnjëherë.
“PKD shprehet tejet e shqetësuar që drejtësia shqiptare dhe opinioni publik po mbahet nën presion të rëndë nga një valë akuzash monstruoze të cilat cënojnë rëndë dinjitetin e kryetarit të partisë, z. Mark Frroku, si qytetar, si familjar, por dhe si i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo fushatë e pamoralshme sulmesh po bëhet edhe ndaj PKD-së, e motivuar qartësisht për qëllime të paskrupullta politike, tashmë që vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Pjesë e kësaj fushate denigruese ndaj nesh është bërë edhe organi i akuzës, i cili me këto hapa po shkel rëndë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Të gjithë shqiptarët e panë dje përmes vendimit për masën e sigurisë dhënë ndaj dy deputetëve nga Gjykata e Lartë se Prokurori i Përgjithshëm doli blof para shqiptarëve, por shpërdorimi vazhdon ende me veprime antiligjore ndaj kryetarit të PKD-së, z. Mark Frroku të cilat i konsiderojmë njëherësh edhe si shantazh të pastër ndaj drejtësisë.
Ne besojmë se kreu i PKD-së, z. Mark Frroku nuk bie pre e presioneve të askujt për aq kohë sa ligji dhe e drejta është me të. Akuzat ndaj kryetarit, z. Mark Frroku për vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale janë një cënim i rëndë edhe ndaj forcës tonë politike, derisa ato nuk janë të provuara nga drejtësia.
Askush nuk ka pse të nxitohet apo irritohet derisa gjykata të thotë fjalën e vet, për aq kohë sa edhe kryetari i PKD-së e ka bërë të qartë se në çdo moment është i gatshëm për tu përballur me akuzuesit e tij para drejtësisë, në Shqipëri, Belgjikë apo në çdo vend tjetër të botës.
PKD iu bën thirrje të gjithë anëtarësisë, strukturave drejtuese të saj dhe mbështetësve që të distancohen nga kjo fushatë denigruese që po bëhet ndaj nesh dhe të mbrojmë të gjithë bashkërisht vlerat dhe aksionin politik kristian demokrat, duke kërkuar me forcë garancitë për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës nga institucionet në vend”, thuhet në deklaratën e PKD. /gj.k/
Nji keshille per ju te PKD.
Mos lejoni qe diplomatet e huaj te akredituar ne Tirane te mos fusin hundet ne punet e brendeshme te vendit.Ato te merren me punet e veta.Nuk ka cfare i duhen ceshtjet e brendeshmet te vendit.Nderhyrja e diplomatve asht origjinale nderhyrje politike.Kujdes,larg cdo lloje politike e brendeshme apo e huaj ne ceshtjet e brendeshme te vendit.
ikni mor plehra “akuza monstruoze” thote prisni kur te vije ndonje ekip nga belgjika dhe tua thoje provat qe bien mbi kete davaxhiun si u vika keq per nje njeri te tille dhe sju vjne keq per ato femra minorene qe kane shfrytezuar keta edhe juve qe e mbroni jeni me shume plehra sa ky
Per të vjellë,ë?Dhe kur mendon,se keto palo politikane(qe jan pothuaj gati te gjith te inkriminuar ne forma te ndryshme,bashke me militantet qe i ndjekin pas)do te bejne dekriminilizimin e politikes dhe administrates shterore(shoqerise shqiptare)!Ja plasen ne sy deputetit Arben Ndoka,person me precedence penale,i denuar ne Itali per shfrytezim prostitucioni,dhe ai akoma qendron aty,ne “Tempullin” e politikes shqiptare per te votuar dekriminalizimin!Dhe media hesht,legjitimiton te keqen ne heshtje per hir te militantizmit.
na plasi bytha per dinjitetin tuaj
Fjala dinjitet ka fare pak kuptim para nocionit te vrasjes dhe sajesave per rreximin e shtetit.Lidhja e bizneseve dhe biznismeneve me qarqet kriminale eshte me se evidente.Kjo ka ndodhe ne tere bllokun e vendeve socialiste dhe Rusia eshte shembulli me evident.
Pak njereze ne Shqiperi jane pasuruar fale djereses dhe aftesive te tyre.Neqoftese gjurmohen burimete e perfitimeve,me siguri duhet jo vetem nje byro,por edhe nje prokurori dhe gjykate speciale dhe pune shume e madhe per te zbardhe sa krime e gjak gjenden ne themelet e pasurive te ketyre “biznismeneve”.
Dinjiteti nuk ka fare kuptim per ata qe vrasin njerze,madje edhe komisar policie per te mbylle veprat kriminale.E# kaluara e percjelle njeriun si hija deri ne varr e pertej tij.Shpesh mekatet mortore i paguajne edhe gjeneratat pasuese pa asnje faj.NGa Zoti apo njeriu ,prandaj duhet njeriu te respektoje vlerat njuerezore dhe normat e shoqerise dhe shtetit.
Vetem e keni me te degjuar dinjitetin, se po ta dinit cfare ishte se hapnit Bucen. O njerez ordinere.
ku e keni dinjitetin ju mor parti leshi,,