Mark Frroku nuk rezulton i dënuar vetëm në Belgjikë. Në Bruksel është dënuar në shkallën e parë me 10 vjet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, proçes që vijon në Gjykatën e Apelit. Por përpara se të zgjidhej deputet ai është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës.
Më 24 prill të vitit 2012, gjyqtari Ibrahim Hoxha e ka shpallur fajtor për plagosje të lehtë me dashje, raporton lapsi.al.
Ai është dënuar vetëm me 60 mijë lekë gjobë, për goditjen e një klienti në lokalin e tij në zonën e Kombinatit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 150 mijë lekë gjobë.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Mark Prengë Frroku për veprën penale të “Plagosjes se lehte me dashje“, parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal dhe po në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 90.000 (nëntëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale përfundimisht i pandehuri Mark Prengë Frroku dënohet me 60.000 (gjashtëdhjetëmijë) lekë gjobë. Pagimi i gjobës do të bëhet brënda një viti nga data që vendimi të marrë formë të prerë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Mark Frroku. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tirane, brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes. U shpall sot, më 24.04.2012.”
Mark Frrokut iu dha ky dënim pasi ai e pranoi krimin.
Në një nga seancat avokati i tij mbrojtjës u shpreh se ai ndihej i penduar.
“I pandehuri tha: Une ndihem I penduar .Kerkoj nga gjykata nje denim sa me te bute”.
Frroku u kallëzua nga shtetasi B.Gosturani.
Më 11 shtator të vitit 2011 ai u godit nga Frroku me “një mjet të fortë mprehtës”, siç rezulton në raportin mjekoligjor, pas një debate që ai dhe bashkëshortja e tij patën me një kamariere të lokalit të Frrokut.
Sherri nisi kur kamarierja pretendonte se Gosturani nuk e kishte bërë pagesën, ndërsa klienti këmbëngulte se e kishte paguar faturën.
Në këtë moment ka ndërhyrë Mark Frroku duke e goditur atë dhe duke i shkaktuar disa plagë.
Mark Frroku ka mohuar që ai të ketë qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale.
Vendimi i gjykatës provon të kundërtën, ndonëse dënimi është me gjobë.
histori me maloke dhe derdimene…
rrace e eger qe duhet mbylur ne zoopark te Tiranes me demin ne nje kafaz
po pra, do kene patjeter ndonje emer pergjithesues. kete here nuk jane as talebane as suni qe sipas eksperteve ketu ne Tema shpjegojne cdo lajm gjenetikisht. kete here grupi i eksperteve i ka vene emrin maloke. sa te shemtuar jeni ju qe komentoni ketu me gjithe kete urrejtje te neveritshme. kushedi cfare jete te trishtuar duhet te keni e vini e nxirrni ketu me shkrim. Pse nuk shkoni tek ndonje mjek me mire, apo e eshte falas terapia e urrejtjes ketu ne Tema?
Kuvendi ka vite qe mledh plehrat e popullit. Nuk ka koperative qe ti pastroje keto plehra.
Krenare per ligjvenesit shqiptar.
Ja ka hedhur Edi Rames, se po ta dinte do ta kishte futur ne burg, e jo më ta bente deputet.
Edhe kur Josefina Topalli deklaroi se “ne Parlamentin shqiptar kemi kriminele qe ndiqen nga drejtesia e shteteve te tjera, se Mark Froku ndiqej nga drejtesia Belge per vrasje, Edi Rama nuk e besoi.
Beson shume ky Rama, dhe e keqja me e madhe e tij eshte se: “eshte shume besnik, shokun e mikun nuk e shet. Nuk i ben asgje mbapa kraheve siç ben ai Sala”.
Ehhhhhhh, na turperoi laneti…. u dha goje kulakeve…!
Keshtu eshte kur njerez ordinere, qe mbajne me dhjetra akuza e histori kriminale ne kurriz sot na behen deputete!!!
Fajin nuk e ka ky, po populli dele qe e voton dhe “Bariu” Edi Rama qe e di shume mire se cili eshte dhe kush eshte e kaluara e tij, dhe prtanon te behet aleat!!
Rama duhet patjeter te spastroje njerezit e lidhur me krimin rreth e qark tij, se ka shume, kete nuk e mesojme ne gazeta pasi Tirona duket e madhe, po eshte e vogel e te gjithe e dime sa me se merren njerezit qe na rrethopjne.
opa!
filloi me ju bo biografija tjetrit si n kamunizem
Kriminel ordiner dhe deputet, bravo Shqiperia, gjithmone hapa perpara.
Si ka mundsi qe mrena nje periudhe te shkurter ai te jete denuar per vrasje me belgjike behet deputet ne shqipri akuzohet per plagosje me shqipri prostitucion me belgjike kjo nuk ka asnjelloj llogjike she me avganistan nuk been gjera the tilla she na lodhen duke folur per kto gjera.kto duhen beer jashte mediave,na cane by then na can
media te ndyra dhe une jam dakort me ty s merren me ekonomine si e ka gjith bota popuil trash dhe ne jemi politikan mafioza dhe media qe ju sherbejne kjo eshte arberia vend i derrave
Po pse tani e moret vesh ju qe ka kriminela deputet ne shqiperi kot nuke eshte I kerkuar nga interpoli ata jane maskarenj qe Kane bere lek me femrat shqiptare u ben maloket ashtu ja shperbleft dhe zoti po ka bere gjera te tilla se eshte njesoj sikur ka mare motrat e tija se shqiptaret duan te bejne easy money tani ti japin denim qe mos te Dali me politikan kriminel ordiner