Ambasadorja belge në Shqipëri Anick Van Calster ka folur rreth çështjes së deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.
Van Calster ka folur nga Shkodra, ku deklaroi se çështja i përket drejtësisë shqiptare. “Nuk kam kompetencë të flas para vendimit të gjykatës. Kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë”, tha ajo.