Partia Demokratike do të mbledhë tryezën e partive opozitare për arritjen e nje marrëveshjeje për zgjedhjet vendore të mërkurën. Tashmë pas arritjes së marrëveshjes mes PS dhe PDIU, koalicioni opozitar reduktohet, ndërsa demokratët e Lulzim Bashës duhet t’i përgjigjen kërkesave të republikanëve dhe demokristianëve, nëse nuk duan të humbasin edhe një tjetër aleat.
Republikanët kërkojnë që të paraqiten me kandidiatë e tyre në emër të opozitës në 5 bashki të vendit ndërsa demokristianët e Nard Ndokës në 6 bashki.
Nënkryetari i PD-sëEdmond Spaho thotë se negociatat duhet të kishin nisur në këtë drejtim pasi duhen formalizuar marrëveshja mes partive të djathta.
Spaho thotë se procesi i përzgjedhjes së kandidiaturave të Partisë Demokratike në kryesitë e degëve është mbyllur por nga lista e kandidiatëve në rrethe duhet të përzgjidhen kandidiatët përfundimtarë në këtë garë dhe kjo vendoset në kryesinë e madhe të partisë./gj.k/
gjelle qenesh te mbaruar e bejne sikur jane te paret po cfare munde te presim prej tyre more aman shikoni si po bejne per nje kocke ndyresirat keta qe na moren rinine ebuzeqeshjen