Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi në një deklaratë për mediat u shpreh se Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk mund të drejtojë Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjen e së cilit do të diskutohet për arrestimin ose jo të deputetit Mark Frroku.
Halimi në deklaratën e tij tha se Meta ka konflikt të drejtpërdrejtë interesi pasi është i përfshirë në akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun. Po ashtu deputeti Halimi tha se ka dorëzuar në Këshill një kërkesë që ky i fundit të mos drejtohet nesër nga Ilir Meta por të ketë një drejtues tjetër.
“Tre deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit i kanë dërguar sot një letër Kuvendit, duke kërkuar që ky këshill ditën e nesërme të mos kryesohet nga Ilir Meta.
Nesër ky keshill do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Pergjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, por është fakt i njohur botërisht se Mark Frroku është dëshmimtari kyç ne çështjen tjetër që është në hetim, për vrasjen e ngelur në tentative të dy deputeteve të Parlamentit, njëri i PS dhe tjetri i PD, ku si i akuzuar i drejpërdrejtë është vetë Ilir Meta.
Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmitar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën pa as më të voglin dyshim një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta.
Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj koherent gjatë 10 viteve të fundit, se për PD, për deputetet e saj, është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti. Për këtë arsye, shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Metën, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave.
Çdo devijim nga standardet e ndjekura deri tani gjatë këtyre 10 viteve, përfshi dhe seancat e javës së kaluar në këtë këshill, do të kompromentonte rëndë veprimtarinë parlamentare në përgjithësi dhe atë të këshillit të rregullores, mandateve dhe imuniteteve në veçanti.
Po ashtu, grupi parlamentar i PD ka kërkuar plotësimin e vendit vakant të opozitës në këtë këshill, në mënyrë që përbërja ditën e nesërme të jetë e plotë, siç kërkohet ekzaktësisht nga neni 13 i Rregullores së Kuvendit, në numra të barabartë deputetesh, të mazhorancës po aq dhe të opozitës”, tha Halimi./gj.k/
O Halim si je me pilafin, ke akoma o te ka mbaruar.
Parase te drejtohet kjo fare mbledhje tu bahet e kjarte deputetve.Deklarata e ambasadores Belge qe thot.Ne,Belgjika nuk ka asnji marrveshje per ekstradimin e Arben Frrokut.Ceshtja Frroku asht Ceshtje e brendeshme e Shqiperise.I ka ra shpute nji klientit dhe ka krye denimin me gjobe.
Deklarata e diplomates i ban njin hap para drejt liris ,pafajsise se Frrokut.
Ti Halim qe sdi shkrim e as kendim je minister per arsim.
Ore kaq idiots jeni ju te PD. AI kerkoi vets she ja LA drejtimin Vangjel Files o Hakim haleja. Is hit ju qe nuk votuat e kerkoni te lani mutin me shurre pot nuk behet. Ptuuuuu ndyresira.
Ore kaq idiote jeni ju te PD. AI kerkoi vete dhe ja la drejtimin Vangjel Dules o Halim haleja.Is hit ju qe nuk votuat e kerkoni te lani mutin me shurre por nuk behet. Ptuuuuu ndyresira.