Fatmir Mediu shpërthen kundër Bashës: Po bën pazare me PS-në për Durrësin (kërcënon se PR do dalë e vetme në zgjedhje)

30 Mars 2015, 15:45Politika TEMA

Fatimir Mediu ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ai e akuzon atë se po bën pazare politike me Partinë Socialiste për Bashkinë e Durrësit, në një kohë që dukej se kishte një dakortësi për të mbështetur kandidaturën e republikanëve, deputetin Agron Duka.

Në një intervist për Klan, Mediu e quan të papërgjegjshme mënyrën se si Lulzim Basha po sillet me aleatët.

Duka me 4 sondazhe është fitues në Bashkinë e Durrësit dhe është shumë herë më lart se kandidatët e PD-së. Nëse ka një pazar tjetër me PS në Durrës apo me kryetarin aktual të Durrësit është muhabet tjetër”, tha Mediu.

Për këtë arsye, Fatmir Mediu tha se PR nesër do të mbledhë Kryesinë dhe do të vendosë nëse do të dalë e vetme apo jo në zgjedhje.

Partia Republikane nesër do mbledhë kryesinë e vet për të vendosur qoftë edhe të dalë e vetme në zgjedhje. Unë nuk mendoj se zgjedhjet fitohen me protesta. Është e rëndësishme që kandidatët të ndërtojnë strukturat e duhura dhe të ballafaqohen me opinionin”, tha ai.

Duke mbetur tek Durrësi, Mediu, rikonfirmon se Agron Duka është kandidatura zyrtare e Republikanve, duke mbetur i bindur se veten ai do ta rikthente bashkinë tek e djathta.

Ai e ka kritikuar Bashën për faktin, se dy muaj para zgjedhjeve, ai ka anashkaluar aleatët dhe nuk i ka mbledhur ende ata.

Në rast se edhe PR e Mediut do të braktiste koalicionin, atëherë për PD-në kjo do të ishte një goditje e madhe.

Kjo, duke qenë se tashmë Fatmir Mediu është i vetmi aleat me peshë që ka PD, pas largimit të Shpëtim Idrizit drejt mazhorancës./b.l

26 komente në “Fatmir Mediu shpërthen kundër Bashës: Po bën pazare me PS-në për Durrësin (kërcënon se PR do dalë e vetme në zgjedhje)”

  1. Toni says:

    ahahhaha oooo fatmir GERDECI mediu po kjo ka qene alternativa juaj sot e 25-vjet vetem PAZARE…

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      Edhe nje nga e djathta qe po permjer ne dere te xhamise…

      1. True Detective says:

        Aaa po shpertheu Mediu, ska Gerdec qe e mban….

  2. TJ says:

    Mediu, qe e ka vendin ne burg ,kujton se eshte ai ,qe ve kandidatet?! Ku eshte dekriminalizimi, kur Medi – Basha kriminele kane fatin ne dore ?!

  3. . says:

    Edhe Mediu duhet te dale nga Parlamenti si i inkriminuar me vrasjen e Gerdecit.

    1. Llambro says:

      Plus lidhjet me MAFIAN,nje nder eksponentet e krimit dhe MAFIAS eshte fatmir eli fara mediu

  4. S says:

    Fatmir, mos bej sikur s’e di qe zeni ka bere pazar me gjushin per te nxjerre nje debil nga e djathta…s’ta ka fajin basha!

  5. Tonuzi says:

    Vendimi me I drejte we duhet te marre Partia Republikane eshte qe te mos garoje me ne koalicion ! Pikerisht ai koalicion me PD qee bene me fillim te demoracise , ne zgjedhjet e para na demtoi shume he vazhdim. Pavaresia do te na jape me shume sukses.

  6. Emigrant says:

    E gjithe kjo loje eshte e Sales kerkon qe basha te mare sa me pak dhe partine tja jape dhendrit te vet.

  7. Aliu i Lirise. says:

    Pleh, u be bytha jote te beje shantazh.

    1. Lona says:

      I duhet ti kthej eurot qe i ka marre Agron Dukes.Fatmiri asgje nuk ben gratis.Sa i ke marre Fatmir????

  8. ILIRET says:

    Mos! Na dhjeve! Po dole i vetem ne zgjedhje, o Fatmir, si cam qe je, ja fiton votat edhe Idrizit. Del i pari i vendit. Prandaj mos dil i vetem!

  9. abcdef says:

    Cdo njeri normal, besojme se ka te drejte ti kerkoje zotit Mediu, se cili eshte mendimi i tij per percaktimin e Berishes, qe e klasifikon Agron Duken si “Duka i krimit” dhe “Duka, anetar i klanit te Zemunit”. Te pakten keto percaktime te zotit Berisha i dine edhe femijet, ndaj para se te beje fajtor Bashen, te jap opinionin e tij per kete klasifikim. Sepse kerkohet qe anetaret e PD te votojne per PR. Por Durresi nuk eshte nje thele dosido. Eshte shume e madhe per PR.

  10. arber1468 says:

    Kur vdiç Godo vdiç PR. Tani eshte parti hije pa forme. Hija nganjehere merr ndonje thelë po po hije ngelet ne fund.

  11. Lri says:

    Eshte shume e thjeshte gje e gjeza. Dako kur e pa se nuk e fitonte dot me Duken pagoi sikur heren e dyte te birin e Saliut dhe e bleu fitoren ne tavoline. Demokratet te mbajne gishtin ne goje edhe kete here ne Durres.

  12. VUTHJANI1 says:

    Duke lexuar komentet e komentusve me deklaraten e kryetarit te repuplikanve F.M. qe sulmon Lulzim Bashen duke e akuzue per pazarlleqe lidhur me Dursin.
    Dhe te shumteit e komentusve i drejtohen Fatmirit se ti e ke vendin ne burg per rastin Gerdeci,dhe harrojn se ne burg e kann qe te dy dhe Basha Shum ma Shum nje qe doli kunder uçk ne interes te unmikut 2 qe nenshkroj marreveshtjen detare me greket 3 si Minister i punve te mbrendshme u vran 4 demostrues ne bulevard deshmoret e kombit dhe sot edhe nenat me te zi grat veja dhe femijet jetima pa babat e tyre.
    Pra ky esht Lulzim Basha nje kriminel ordiner qe sotë mundohet perfitoi nga rasti Doshi (kodoshi).

  13. aljor says:

    O Fatmir,po mbete duke bere pazare sikur je ne tregun Cam.Po Agron Duka ka qene socialist i krahut te Zemunit,nga na doli REPUBLIKAN ?…Ore po kaq budsallenj i di ti Durrsaket sa te marrin nje tepelenas e ta bejne kryetar duke pasur aqe djem intelektual te qytetit mbi 2 mije vjecar ?….

    1. Petro says:

      o aljor, po keshtu e katandisen Durresin demokratet…ia lane socialisteve ta shtremberojne per 15 vjet…Ajo tryeze e tyre tashme injorante dhe fshatare nuk nxjerr dot nga ata djem qe kerkon ti qe i takojn e Durresit 2000 vjecar…Ata nuk i afrohen me PD.Ne keto kushte e vetmja alternative te Gjushi te ik nga Bashkia me gjithe pijanecet e tij.E vetmja alternativ e demokrateve eshte te nxjerrin nje grup keshilltaresh qytetar, demokrate dhe besnik te parimeve demokratike(jo si camet qe i lane ne mes te rruges duke bere dasghuri me gjushin) dhe te fitojne shumicen per te vene ne binar dhe kryetarin e ardhshem.

  14. mari says:

    Si miza qe jeton ne bythe te kalit ashtu dhe p.r qe se eshte krijuar eshte ushqyer nga p.d. Nuk ka kellqe te jetoje e veteme.

  15. pa emer says:

    OMedi ju vetem te djathte nuk jeni
    Socialistet nuk ikam votuar asnjehere
    Nuk idua por ATA i qendrojne prejardhjes se tyre te urryerte majte.
    Kurse ju te djathte ju thencin
    Ti del me kandidat socialista,akuzonPd se ka bere marveshje me PS.
    Eshkaterruat te djathten.

  16. Z/Kallami says:

    Lideri i PD Basha,asht si miza e kalit ne bythe te gomarit.Kjo i pershtatet per bukuri politikes dhe programit qe ndjek ky dhe Partia e tije sot.

  17. Z/K says:

    Kot per cyfyre se nuk na pyet kush neve.Por simbas pelivanlleqeve qe behen ne ate vend shqiperi.Kur njerezit te pa karater bajne politike si kuqkat e rruges.Aq ma teper qe nuk e njohin aspak politiken po bajne sikur jane adapt per te.
    Do te ishte katastrofe.Sikur bashkit e fitueme nga e djathta e Bashes,me 21 qershor.Mbas 2 muaj pune korrik-gushte te kalonin nga e majta.

  18. skorpions says:

    Agron duka eshte nga ata qe kur e vendos me kandidu s’pyet as mediun. Madje mediu e ka te qarte se vetem mund te prodhoje vota me duken. Problem mbetet berisha qe ka deshire te fitoje prape gjushi…

  19. shqip hesapi says:

    Mediu nuk se cfare i ben Berishes dhe i turret Lulit.Medi +Lul=nje .ut para Berishes.Luli pa tjter do te ike pas zgjedhjeve se nuk do te fitoje,perkundrazi do te humbase ndjeshem dhe ne vend te tij do te zgjidhet Superdhendri.Kjo eshte taktika e tanishme e Saliut.

  20. jkoreshi says:

    e shikojne te nxirosurit se po I vjen burgu verdalle, dhe don tja marrin berishes ne kthese.
    po heqin breket te gjithe kriminelet aleate te karaputanes.

  21. Me jep ca lek se jam lypes Grek. says:

    Do te ishte me mire te kishim zgjedhje me 2 rounde, ne fillim te candidonte kush te donte dhe pastaj ne roundind e tjeter 2 vendet e para te kkandidonin per kryetarin e ardhshem. Ketu te gjithe thone vetem une jam ai qe fitoj. Kjo do evitonte te gjithe ata qe kercenojne.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje