PDIU kërkon 5 bashki, Rama i jep tre. Do përfaqësohet në qeveri edhe me zv.ministra

31 Mars 2015, 09:35Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka arritur një marrëveshje dje me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për zgjedhjet vendore.

Ashtu siç është bërë publike prej kohësh, PDIU kërkon të ketë kandidatë në pesë bashki.

Bëhet fjalë për atë të Peqinit, Rrogozhinës, Patosit, Shijakut dhe Konispolit.

Por, për momentin Rama duket se ka rënë dakord t’i japë PDIU-së vetëm Peqinin, Rrogozhinën dhe Konispolin.

Ndërkohë, PDIU do të përfaqësohet edhe në qeveri, në nivel zëvendësminstrash.

Një përfaqësues i kësaj partie pritet të emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Përveç kësaj, PDIU pritet të drejtojë edhe disa drejtori./b.l

13 komente në “PDIU kërkon 5 bashki, Rama i jep tre. Do përfaqësohet në qeveri edhe me zv.ministra”

  1. lol says:

    ky idrizi esht nje fundrrin qe ska as nje vler, sa anej e knej per ni post

  2. NORA says:

    Te dy buzembledhur!

  3. dracja says:

    idrizi ne politike ka hyre nga partia socialiste ,u kthy ne origjine

  4. feriti says:

    me camet eshte pazar i veshtire…paska kalu me sukses…:)

  5. sherifi says:

    Bravo, z.Rama,sa me i gjere eshte koalicioni,aq me solide eshte mazhoranca,urime.

    1. elona says:

      mazhorance,apo diktature do beje Rama s’e dime

  6. pisi says:

    dikur Rama ka thon 1 shprehje ne fier per çamet
    ‘…..çamin me te mir vlonjatet e varin ne shesh te flamurit’
    (i referohej Mediut te PR)
    nostalgjiket e socialisteve duhet ta dine me mire kete shprehje po nuk i vjen mir ta kujtojne

  7. ecaty says:

    Koalicioni i Ps me FRD e me PDIU e me turli partish,tregon qe PS ka ik per lesh,nuk e duan me socialistet.Ku i katandise 1 milion shuplakat more Ed?vec politikan nuk jemore fyll i gjat

  8. Eraldi says:

    Iku edhe ripjellja per lesh. Gjynah se shkuan dem ato 1 milione vota.

  9. prut-as says:

    Eshte bo kjo pune si ke pazari i gjose se gjalle.
    -Sa e mban Librazhdin plako?
    -5 mije!
    -Shume e ke, ule içik pazarin!
    -E di çke ti, po te jap Librazhdin, Erseken dhe Prrenjasin per 10 mije…si thu?
    -Hajt qofte e bome plako….te na rroje Ripjellja.

  10. Une says:

    E mo ta lumsha,mbidhi gjithe horrat tani merr e nje mandat tjetet vidhni dhe ju kto 8 vjet edhe vazhdojme pastaj me mashtrusit e radhes kshu sic po ndodh ktu e 103 vjet tashme!

  11. Ilirjan says:

    Tek camet shit, por kur mos bli, ose ndryshe larg u rri! Keshtu thone ketejza. Rama, sic nje person qe shperfill popullin, beri pazar me camet. Atehere kush doli i fituar?!
    Kuptohet, Djajte!
    Po fukarenjte ? – ……, (mbledhje buzesh).

  12. Labi says:

    Rama po tregon mencuri . Po zgjeron koalicionin duke bere te parendesishem kedo nga partite aleate ne rast te nje presioni per largim…. Pra kushdo qe largohet pushtetin e mban PS. Urime dhe fitore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje