Kandidatët për zgjedhjet vendore, Rama takon Metën

31 Mars 2015, 09:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta janë takuar në Kryesinë e Kuvendit mëngjesin e sotëm, në lidhje me kandidaturat që koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të paraqesë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Takimi vjen një ditë pasi Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime intensive me deputetët socialistë , sipas qarqeve, ku është diskutuar dhe janë vendosur kandidatët socialistë për kryetarë bashkie.

Pritet që ditën e nesërme koalicioni qeveritar të paraqesë kandidatët e tij për zgjedhjet vendore për 61 bashkitë.

Gjithashtu, Rama ka arritur të bindë PDIU t’i bashkohet koalicionit qeveritar, ndërsa i ka drejtuar një ftesë për bashkëpunim edhe FRD të drejtuar nga Bamir Topi.  /gj.k/

1 komente në “Kandidatët për zgjedhjet vendore, Rama takon Metën”

  1. NORA says:

    Duart e Kryeministrit gati ti mbyse ti mbyse te gjithe ,veç jo ate qe ka ne krah!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje