PR i lë 10 ditë kohë Bashës, për të vendosur çfarë do të bëjë me Agron Dukën

31 Mars 2015, 15:55Politika TEMA

Partia Republikane ka mbledhur sot Kryesinë, pas zhvillimeve të fundit, kur duket se Lulzim Basha do të refuzojë kandidimin e Agron Dukës në Durrës.

Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i PR-së, Arian Madhi, ka thënë se kjo parti i la 10 ditë kohë Bashës, për të vendosur se çfarë do të bëjë.

Në rast se ai nuk ndryshon vendim, atëherë PR pritet që të dalë më vete në zgjedhje.

Vetë Agron Duka thotë se sekserët brenda PD-së po e bëjnë të pamundur kandidimin e tij në Durrës./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje