Të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë rënë në dakordësi për heqjen e imunitetit për deputetin Mark Frroku. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës do të dalin me raporte të ndara.
Procesi pritet që të kalojë në Kuvend, i cili do të votojë për arrestimin ose jo të Mark Frrokut, për llogari të drejtësisë belge.
Disa ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi leje nga Kuvendi për arrestimin e Frrokut, leje e cila duket se u mbështet nga të dyja palët.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes këshilli i dërgoi Kuvendit kërkesën e Prokurorisë.
Ffrokun mos e arrestoni se eshte i pafajshem… e mori Frroku ne qafe! ?