Mediat Paris Match dhe Bild kanë shkruar se ato kanë një video te bërë brenda avionit të Germanwings Airbus A320 në momentet e fundit para përplasjes.
Sipas tyre video është bërë me telefon. Skena e rrëzimit të avionit ishte kaotike dhe e përshkruar si “horror” për të identifikuar trupat, por britmat e pasagjerëve të regjisturar tregojnë se ata ishin të vetdijshëm për situatën tragjike në të cilën ndodheshin.
Nga video që dy gazetat thonë se posedojnë njerëzit dëgjohen duke qarë dhe duke thënë “o Zot” në disa gjuhë të ndryshme.
Gjithashtu dëgjohet edhe goditje të forta më shumë se 3 herë, gjë që sugjeron se kapiteni është përpjekur të hapë derën e kabinës me një objekt të fortë.
Afër fundit pas një lëkundje të fortë, më e fortë se të tjerat britmat intesifikohen. Pastaj asgjë..
Ky version është konfirmuar edhe nga regjistrimet e kutisë së zezë që përmban bisedat në kabinë.
Ja çfarë ndodhi me avionin e Germanwings
Ora 10:00
Avioni është duke fluturuar normalisht.
Kapiteni i thotë Lubitz: “Nuk pata kohë për të shkuar në tualet para se të niseshim. –Lubitz. Mund të shkosh kur të duash
10:27
Avioni arrin lartësinë 38000 këmbë (11.500 metra)
Kapiteni i kërkon Lubitz të përgatitet për uljen dhe të verifikojë se avioni mund të fillojë procesin e uljes. Lubitz bindet. Ai i përsërit kapitenit sërish: “Ju mund të shkoni. Ju mund të shkoni tani në tualet.
Dëgjohen zhurma. Kapiteni lëviz karrigen. Dera hapet. Kapiteni i thotë Lubitz: “Tani e kontrollon ti avionin”
Lubitz i përgjigjet me një ton të lehtë të zërit: ” Shpresoj që po.“
Lubitz është vetëm në kabinë. Ai mbyll derën me butonin “Lock”: Me këtë opsion dera nuk mund të hapet më nga jashtë.
Dëgjohet sëri i pilotit automatik i cili riprogramohet për të përshpejtuar uljen , duke e detyruar avionin të zbresë nga lartësia prej 38,000 këmbësh (11.000 metra) në 100 këmbë (30 metra) për pak minuta.
Ulja fillon: Avioni humbet 3000 këmbë (900 metra) per minutë. Kulla e Kontrollit dikton problemin. Ata përpiqen disa herë të kontaktojnë me avionin përmes radios. Lubitz nuk përgjigjet.
Kapiteni dëgjohet që flet teksa kërkon t’i hapet dera; “jam unë. Kapiteni mund të lidhet me kamera me kabinën. Lubitz e sheh që është ai prapa derës por nuk reagon.
Kapiteni merr një bobël oksigjeni apo zjarri dhe përpiqet të hapë derën. Asnjë përgjigje nga Lubitz. Kaptieni bërtet “Për hir të Zotit, hape këtë derë!”
10:34 approximately
Alarmi i parë viziv dhe audio që paralajmëron rënien.
Asnjë reagim nga Lubitz.
Përmes derës së kabinës mund të dëgjohen pasagjerët që nisin të vrapojnë në korridorin mes ndenjësve.
Kapiteni pyet për levën e fshehur në pjesën e pasme të avionit. Zhurmë e fortë dëgjohet tek dera, e pasuar nga tinguj metalike.Kapiteni përpiqet të hapë derën me levë.
10:37
Ndizet alarmi i dytë audio-viziv, “Terren, tërhiqu lart.”
Ende asnjë reagim nga Lubitz.
Kapiteni bërtet: “Hape këtë m … dere!”
Pavarësisht nga zhurmat shurdhuese, frymëmarrja e Lubitz mund të dëgjohet qartësisht përmes një maskë oksigjeni që ai ka vënë. Ai është duke marrë frymë normalisht.Aeroplani është në lartësinë 13.000 këmbë (4000 metra).
Një zhurmë e fortë dëgjohet jashtë. Në të njëjtën kohë brenda dëgjohen ulërimat e pasagjerëve. Airbus godet malin me krahun e tij të djathtë.
Asgjë tjetër veç alarmit dhe britmave të pasagjerëve….
Avioni përplaset me malin Estrop në lartësinë 1500 metra me 800 km/h./j.h
Zot na ruaj nga te cmendurit se jo vetem cmendin por dhe vrasin e masakrojne te pafajshmit..
Sa vari lesht qe eshte shtypi shqiptar. KJo video duket qarte qe eshte fallco. Ai qe e ka hedhur ne Youtube, eshte civil dhe nuk eshte zyrtare. Ne video duket qarte fluturimi normal mbi re ne te pakten 32000-38000 feet (kembe). Ato zera jane thjesht nje montazh. Shikojeni me vemendje dhe do ta kuptoni. Ne shtypin e huaj aludohet per nje video qe eshte gjetur ne memorien e nje tlf por nuk eshte hedhur asnje video online. Nese ka nje video, atehere ajo video eshte me hetuesit e kesaj tragjedie.
Te pakten perpara se te publikoni lajmet beni nje kerkim te shpejte se ne asnje gazete ne bote nuk eshte publikuar nje video e tille, dhe ju ma merr mendja (edhe pse jam shume I sigurt qe jo) nuk duhet te jeni kaq budallenj me brire qe te besoni se kjo eshte video e filmuar nga nje nga pasagjeret e germanwings.
Nejse….QE JENI IDIOTE GAZETARE nuk e ve ne dyshim, por mos bini kaq poshte me maskarrallekun dhe diletantizmin tuaj
Ore zotni, mos i shaj gazetaret e albanistanit se ata bejne tamam cfare do populli. Pak rendesi ka sa e vertet eshte kjo video. Ajo do behet vetvetiu e vertet menjehere sa te publikohet. Ne albanistan genjeshtra do shekuj te dale prandaj quhet pothuajse e vertete… hajde tung tani dhe me video te tjera si keto…
Kur lajmin e shesim pa qene i vertete. Mjaftojne keto lloj lajmesh per te thene qe jemi shtet makaber. Flitet, Flitet, ne mediat gjermane, apo private franceze se qarkullon nje imazh i filmuar, albanistani i temes e ben fakt. Turp. Edhe nese eshte e vertete keto pamje i kakojne arshivesh,o gerdeckare.gjithmone e tregojme se jemi shtet islamik,me G! TEMA ne krye.