Emri i Agron Dukës rrezikon të prishë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin disa vjeçar mes PD-së dhe PR-së.
Kur dukej se ai ishte vendosur që të dilte si kandidat i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Lulzim Basha e ka refuzuar kandidaturën e tij.
Partia Republikane, e cila ka mbledhur dje Kryesinë, thotë se ka qenë vetë Basha që e ka propozuar dhe ka kërkuar nga Agron Duka, që të kandidojë për Durrësin.
Por Basha ka ndërruar mendje në momentet e fundit.
Vetë PR nuk i bën të ditura arsyet përse është tërhequr Basha nga propozimi që ka bërë vetë, por flitet se Bashës i ka bërë presion Berisha.
Fatmir Mediu dhe Agron Duka ndërkohë, thonë se në lojë kanë hyrë sekserët e PD-së.
Tashmë PR i ka lënë 10 ditë kohë PD-së të marrë një vendim, ndryshe ka paralajmëruar se do të dalë e vetme në zgjedhje./b.l
kandidati i pavarur – duhet edhe ketu ne Durres!
Berisha ka mor leke nga gjushi per ti nxjerre nje debil perballe. Kaq ka kjo histori!
Duhet shkaterruar klika Berishes njehere pastaj te shohim nese Basha mund te mbaje Pd-n me nje sistem te hapur
Mos u frikesoni, nuk largohet dot MEDIU nga kualicioni qe ka bere me BERISHEN se ndryshe perfundon ne burre per krimet qe ka bere…… Nuk I INTERESON se kushe do te jete kandidat I per dursin. R thote sa per te lare gojen….