FBI zbarkon në Tiranë, takime me Ramën e Tahirin

1 Prill 2015, 15:23Politika TEMA

Një grup drejtuesish të lartë të FBI-s, (Byroja Federale e Hetimit), që prej mbrëmjes të  së martës në mbrëmje, ka zbarkuar në Tiranë për të parë nga afër zhvillimet e fundit në fushën e hetimeve ku janë përfshirë edhe disa ligjvënës.

Një burim diplomatik i tha Top-Channel  se delegacioni i lartë i FBI-s i cili duket se kërkon të hedhë piketat e nisjes së një bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, për rreth 2 orë ka bashkëbiseduar me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë.

Kërkesa primare në këtë takim e Ramës ka qënë këmbëngulja e tij shprehur amerikanëve prej kohësh, se  “Byroja Kombetare e Hetimit”  të merret në patronazh nga FBI.

Sipas po të njëjtave burime kjo kërkesë e Ramës ka ngjallur interes tek pala amerikane.

Duket se kjo ka qene edhe arsyeja kryesore e fteses dhe takimit në selinë qëndrore të FBI-s, disa javë më parë e ministrit Saimir Tahiri.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e FBI-s për strukturën  e shumëdebatuar të “Byrosë Kombetare te Hetimit”, Rama është shprehur se me këtë mekanizëm nën mbikqyrjen e FBI-s, Shqipëria do të luftojë jo vetëm krimin e organizuar po edhe krimin ekonomik dhe korrupsionin e zyrtarëve.

Mësohet gjithashtu se kryeministi ka kërkuar nga FBI edhe asistencë të drejtpërdrejtë për “Akademinë e Sigurisë” nga Akademia e famshme e antikrimit amerikan.

Zyrtarët e FB-s pasi kanë lënë selinë e kryeministrisë, kanë qëndruar për më shumë se dy orë në ambientet e Ministrisë së Brendshme në një takim me ministrin  Saimir Tahiri.

Ministri Tahiri ka kërkuar që rekrutimi personelit të “Byrosë Kombëtare të Hetimit” të mbikqyret nga FBI-ja pasi byroja shqiptare që në ditët e saj të para do ta nis me një detyrë  të re nga qeveria, atë të hetimeve intensive të evazionit fiskal.

Takimet e drejtuesve të lartë të FBI-s me Ramën dhe Tahirin  vijnë në moment kyc të përplasjes së nxehtë politike mes maxhorancës dhe opozites për temën e krimit në Shqipëri, për të cilën ambasada amerikane në Tiranë javët e fundit ka qënë tepër aktive.

54 komente në “FBI zbarkon në Tiranë, takime me Ramën e Tahirin”

  1. enter''" says:

    Na thoni asryen e vertete per te cilen kane ardhur. Ah, na falni, harrova, nuk nxirret arsyeja e vertete.

    Keta jane si ata specialistet europiane qe erdhen ne vitet 90 ne Shqiperi dhe donin ti mesonin fshatareve tane si te mjelnin lopet hahahaha.

    1. Alberti says:

      Sikur nuk shkojne banalizimet.

      1. Lull says:

        Tani mbase do zbulohen kriminet
        Te shpresojme thank you FBI

      2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


        K’ta s’do pjerdhin
        As me te mirin
        Bashen, Ramen
        Apo Tahirin.
        ***
        Spiuna pa pare
        Rehat do zgjedhin
        Shkelzen “carderrin”
        Shpresojm ta tredhin.
        ***
        Uroj te kastrojne
        Dhe Sal Malokun
        Te dekriminalizojne
        Preng Mhill Tom Frrokun.
        ***

    2. muki says:

      sa me larg FBi aq me mire. Eshte organizate qe ka abuzuar dhe ne SHBA dhe shpesh eshte jashte kontrolliyt. Keshtu shteti du behet nje shtet policor dhe do perdoret lehtesisht per te sulmuar kundershtaret ekonomike te qeverise

      1. Tironci says:

        cfare thua mer palle…… qenke komplet injorant. Eshte nje nga agjencite me presgtigjoze ne SHBA ku nuk pyet as per qeveri as per CIA as per polici lokale, ka nje pavaresi qe mund te hetoje kedo zyrtar dhe nuk ja kercet hic.

    3. 007 says:

      Shqiptari nuk thyhet nga revisionizmi american.

      1. nini says:

        o idjot,, eshte quajtur ”
        imperializmi amerikane”

        1. 007 says:

          mini selikon minaj, lexo o qorr!
          mises.org/library/story-american-revisionism.

    4. niku says:

      Jeni aq arkaik sa edhe nje lajm te mire si ky e banalizoni. Kjo tregon nivelin ku jeni zhytur. Natyrisht perfshirja dhe ndihma e nje vendi si SHBA dikujt I djeg. Ose hajduteve ose ata qe orientimin e kane nga orienti.

      1. Mos u fryj si gjeldeti says:

        Ky qenka laj mi mire o koqe.lajm i mire do te ishte qe shqiperia te ishte vend sovran sic mendoja une dhe jo Albanistan sic po rezulton

        1. Arti says:

          Shtet Sovran si Greqia deshe te thoje more bimbash, ai shtet qe ne vitet 90 i vuri flaken Athines dhe bizneseve Amerikane se sulmuan Serbine ? E si i doli ketij shteti bythe sovran ?

          Keni inat ju halet serbe greke e turke por Amerika do rrenjoset mire ne Shqiperi.

        2. Ilir says:

          Po si e mendoje, sovranitetin se nuk po te kuptojm, ti vet ku jeton njeher, se paske iden cfar ka ndodhur ne Shqiperi qush nga deklarimi i pavarsis, ik ha ndonje paidhaqe ne Gerqi se atje do ta gjesh shtetin sovran sic e mendon ti. Jo ne Himar, aty do ket FBI.

    5. doktori says:

      I shkreti popull.Qeveria e vret mendjen dite e nate si te fus popullin ne burg…pse nuk sjellin ca biznesmena qe te hapin vende pune apo te dyja te shpien ne nje perfundim,do ulet numeri personave qe kerkojn pune.

    6. moza says:

      Nje veprim shume i drejte i qeverise shqiptare, ndihma e FBI do jete e padiskutueshme dhe shume gjera do shkojne ne rrugen e duhur sepse vendin e ka mbrthyer korrupsioni, por problemi mbeten gjykatat e korruptuara e te politizuara te vendit, te cilat duhet te jene nen mbykqyrjen e FBI gjithashtu, une e pershendes kete vendim te qeverise dhe kam besim apsolut te FBI se do ndihmoje shume ne dekriminalizimin e shoqerise shqiptare dhe te politikaneve te saj. Duhen arrestuar gjyqtar,prekuror dhe shume funksionar te larte e kryetar bashkish e ish kryetar bashkish e ministra e bashke me ta edhe gjyqtar te korruptuar qe po u heqin masen e arrestit kontrabandisteve e disa kryetareve te bashkive si rezultat i korrupsionit e te parave qe paguhen neper gjykata,qe e kane shkaterruar kete vend, duke u analizuar situata qe nga vitet 90 e ne vazhdim, me qellim qe rilindja e drejtesise te filloje qe nga ndryshimi tranzicionit e ne vazhdim, sepse ata qe e dogjen dhe e shkaterruan shqiperine jane ende ne parlament

  2. Bardhi Tolabi says:

    E po,me duket se kete rradhe,do te bijen me “usta” te gjithe te perlyerit,me imunitet e pa imunitet,me isher e te sotem,kriminele dhe mbrojtes te tyre,mafioze dhe kontrabandiste,hajdute e te korruptuar,evazues fiskale e doganore etj.Ama,keq do te jete edhe per prokurore e gjykates,sepse dhe keta,do te jene ne siten e FBI-se tash e tutje…
    Te shpresojme,se me ne fund do shohim ndeshkim dhe jo “theater”

  3. elinor,.,,,.. says:

    Lajmi me entuziast qe kam lexuar ne keto dite. Bashkepunimi me FBI ka vetem perfitime dhe asnje humbje.

  4. njeri says:

    KJo eshte nje shenje e mire per te pastruar sado pak ate llum ne politiken shqiptare!

    1. Mos u fryj si gjeldeti says:

      Dhumin e shtepis tende e pastron vetem ti dhe jo nje i huaj o trap dhe trape

  5. Politikani says:

    Per te pastruar ate llum ne Shqiperi qe e mbolli Sali Krimineli per 25 vjet me radhe.

  6. mergimtari says:

    Ne se eshte e vertete( te me falni se shume gjera jane thene edhe te paverteta por jo nga kjo gazete por ne Shqiperi) se FBI Amerikane vjen qofte edhe per asistence do te ishte gjeja me e mire ne keta 24 vite, por do te kerkoja qe shteti shqiptar ti kerkoje ndihme SHBA per hetime ne cdo sektor ne Shqiperi, qeveritar, ishqeveritar, politikan, deputet, gjygjtar, prokuror dhe tu verifikohet pasuria te gjithe ketyre derrave qe e kane vene me veprime te paligjshme. Zoti e ndihmofte Shqiperine te kete marredhenie te sinqerta me SHBA! Vetem SHBA mund te bejne qe ne shqiperi te behet shtet dhe te vendoset ligji.

    1. FBIja enxori te sakte videon Meta -Prifti por doli spartak braho qe e hodhi poshte ekspertizen e bere prej specialistave te FBIse .Dhe kryekrimineli ilir meta u rite ne detyre dhe u be numeri dy i shtetit shqipetar . prandaj po nuke u futen ne burge gjykates dhe prokurore me ne krye saline dhe brahon nuke arihet qe te cmontohet makina miliardeshe e korupsionit .prandaj o mergimtar i nderuar le te themi perseri ate fjali tashme te rendomte

  7. Claus says:

    Dhe pastaj do te hysh ne Europe!

    Shqiperia shtet ku bilbilat e policise bien si kakofoni, te cilet i gjen ne cdo cep dhe qoshe, ku pergjohesh dhe filmohesh si ne Big-Brother, ku kryeministri nis 3700 kerkesa tek Facebook per gjetje identiteti etj,etj.

    Dhe hajde pastaj krahasoi keto shifra me qeverine e Sales.

    Dhe kjo tashme i duhej Rames dhe me Simon Stefanin nuk ke me asnje dallim, te pakten gjatesia e Tahirit eshte pothuaj me te e njejte.

    Zbarkon FBI! Gezim i madh popullor, ky lajm vetem ne Shqiperi pritet keshtu, per te drejta e njeriut nuk pyet askush.

    Nje falenderim per “rilindjen” ne instalimin e ketij regjimi dhe megjithate… krimet po shtohen!!!!

    1. Dranoel says:

      Prania e FBI e ben me te domosdoshme dhe te sigurte pastrimin jo per paaftesi te qeverise por per te shmangur cdo ankese nen petkun e goditjes politike keshtu I dashur Claus mos u bej si ajo nusja qe per inat te vjerres flen me mullixhiun

      1. Claus says:

        E po nese e sheh me kete sy kete pune o “Dranoel” atehere vendos ndonje amerikan si Minister te brendshem dhe ketu mbaron muhabeti.

        Mire, mire do te ishte dhe nje kryeminister marre p.sh. nga ndonje zyre e Alaskes dhe ja opozita nuk ka me asnje tabele qitjeje.

        A nuk beheni qesharaker me keto argumenta?

        Harrohet qe punet behen nga shqiptaret, se ashtu do te ishte mire qe hajde importo ca zyrtare nga USA dhe do ti kishim zgjidhur me kohe problemet.

        Nuk e kuptoni se po beheme jo vetem qesharake, por edhe Izraeli i Europes?

        1. Dranoel says:

          FBI nuk do te jete per qeverisje por per hetim ,pra mbi palet ne kuptimin qe ajo do te perfshihet ne asistencen karshi Byrose kombetare te hetimit dhe kjo do te fshije cdo dyshim ne popull per veprimet qe do te ndermeren dhe kjo ne situaten qe kalon vendi yne ka nevoje per nje mbeshtetje me te gjere horizontalisht dhe vertikalisht ne te gjitha hallkat e superstruktures se shtetit

  8. Black jack says:

    Lume Ata qe do bien ne siten e FBI , di me thone qe ata nuk te bojne per burre, qofte I nones apo I babes . I shof perdite ktu ku jetoj

  9. Gjoli says:

    Te kene me vete listat me $ e depozituara neper bote nga ishat,te sotmit,te djeshmit,ministra,pushtetare,bizesmene,trafikanet e Shqiperise?
    Do na tregojne sa miliarda Euro e $,jane vjedhur e trasferuar ane e mbane botes?
    Po nuk kane keto lista,as dekriminalizim nuk behet,as Shqiperine nuk duan ta ndihmojne,as demokraci nuk do na lejojme te behemi.
    KESHTU NDIHMOHET SHQIPERIA,E SA PER TE TJERAT I KEMI PROVUAR TE GJITHE,AMERIAKENE,ANGLEZE,FRANCEZE,E TERE SOIN E SOROLLOPIN E EUROPES,PER 25 VJET.

  10. qytetari says:

    Jojojojojo, c e dum ne FBI kur kemi gazetaret qe i dine te gjitha !

  11. LULI LESHI says:

    Le te hetojne PASURINE. Evazioni eshte TYMUESE.

  12. Maryland says:

    Byroja Kobmbetare e Hetimit te merret ne patronazh nga FBI.

  13. Burimi says:

    Nuk duhet te pritni qe te huajt te ju largojne kriminelt por duhet vet ju te perkrahni prokuroret vendas e politikanet per arsye simpatie… perndryshe edhe ne Kosove kemi prit qe Eulex ka me na luftu korrupsionin por u korruptuan edhe ata vet

    1. Burimi says:

      Te perkrahni prokuroret joo politikanet desha te shkruaj

  14. dukla says:

    Ishalla do zoti qe qeveria shqiptare ti lere dore te lire veprimi, FBI nuk ta fal per amerikanin jo me per shqiptarin

  15. Nje shqiptar says:

    Eshte vertet nje lajm shume i gezueshem. Duhet te falenderojme miqt tone amerikane te FBI, qe pranuan te vijne e te na ndihmojne ne pastrimin ne radhe te pare te administrates shteterore nga kriminelet qe kane depertuar ne te, ne pastrimin e korrupsionit ne sistemin e drejtesise, ne rritjen e cilesise se punes te kontrollit te brendeshem, ne shkaterrimin e bandave te organizuara te krimit etj. etj. I lumte qeverise tone te re qe ka kerkuar kete ndihme. Edi Rama nuk mund te beje te rilind vendin ne se nuk pastron nga flliqesirat tere pushtetet qe drejtojne aktualisht vendin.

  16. Beson says:

    Nje veprim shume i sakte i qeverise Shqiptare. Besimi dhe bashkepunimi me FBI eshte suksesi I luftes kunder krimit. Kete gje nuk e pelqen Sala prandaj ai se bashku me lakejte e tij po sulmon pa princip Tahirin, por ja qe Amerika e do dhe e respekton. Suksese

  17. VUTHJANI1 says:

    Ardhja e FBI amerikane esht nje Gzim per mbar kombin mbase ata spyesin je kryeshefi ministra APO ke qen ne te Tilla detyra.
    Pra PD i ka hyer friga ne palc qe mundet nje te afert te hetohen edhe Berisha e berishistet tjet dhe kapot e asaj bande.
    Ku hyn forca amerikane aty fillon rregulli dhe ligji kta e deshmuen edhe me bombardimin e forcave serbe dhe caqet kryesore te saj mu ne zemer te serbis dhe sju friguen as serbis as rusis, hyn ne Irak dhe aty ku pan qe Sadam Huseni bente kerdi ja quen praqkat hava.
    Hyn ne Avganistan ku Osama Binladen e pat ber pron te veten dhe kua ay sot,nje shtet Demokrat qe ne rangje te larta mund te vi president edhe nje i ngjyres se zezë.Pra ardhja e tyre me nje perkushtim dhe intezitet duke igjurmue krimin dhe kriminelet jo si te Berisha qe strofur kishin shkiet (serbet)Ket duhet ta kerkojn edhe kosovaret meqe u be nje qoroditje qe kriminelet edhe dihen edhe skuxon kush ti kap,sa te tiell miliardera mbrena nates nga vetem nga Krimi.

  18. zegfiri says:

    Po sikur to thone rames qe je dhe ti ne valle,ah mor ameriqen kudo jeni po asnjehere nuk ndrisni te verteten keshtu ndodhi dhe ne 21 janar pse nuk i mer per baze rama ato qe kane thene ata fbi

  19. CANI says:

    Kure do te mbushem mend ne shqiptaret mashum e rrespektojm te huajt se sa te tonin deri kure keshtu 1oo vjet shtet tehuajt na sundojn .

  20. Ajaxs says:

    Ne edhe FBI do e korruptojme. FBI do turperohet ne SHqiperi. Ne do istervitim ata se si vidhet ,si mashtrohet ,si argumentohet qe e bardha eshte e zeze dhe e zeza eshte e bardhe. Politikanet tane do u bejne ZBOR atyre.

  21. "BALASHI" says:

    Çdo drejtues shteti tek ne e ka shume te veshtire te godase te keqen. A nuk e tha ish ambasadori Arvizu se ju jeni nje fshat i madh qe njiheni e bini te afert me njeri tjetrin? Keshtu qe ardhja FBI-s eshte lajm.

  22. Flamur_Vlore says:

    TE ERDHI DITA O SRB TANI QE ERDHI SHBA ARMIKU JOT DHE I BABAIT TEND TE PIU E ZEZA ME GJITH C’KE O SRB!!!

  23. shqipo says:

    Ishalla e bejn pun te mira.

  24. Losar Vjerdha says:

    I lumte Kryeministrit Rama qē i paska kerkuar bashkëpunim Byrose Federale te Hetimit. Vetëm kjo tē bën tē mendosh dhe shpresosh se diçka mund të vihet për vijë. Për BFH ka nevojë ky vënd.

  25. Mark Gjonaj says:

    Shume mire ndihma e FBI-se, por t’ja fillojne nga ekspertiza e per ngjarjen e 21 Janarit qe kur i thane Berishes qe ja cfare shkruan gazeta Njujork Taims, Berisha iu pergjigj deputetit qe fshije pra…en me te! Me siguri qe keta te pakten kane ardhur me nje dosje informatash, me probleme te detajuara dhe se si do te operojne, por fillimisht do te degjojne te zotet e shtepise, sepse jane te mireinformuar nga takimi qe ka bere minister Tahiri ne Amerike. Megjithse keta jane vetem faktor ndihmues, mendoj se per t’i fut plotsisht ne vallen e aktivitetit te kontrollit te organeve te sigurise ne mbeshtetje te kushtetutes nese gjejne ndonje klauzole, te miratohet nje ligje i perkohshem dhe te jene jo vetem konstatues, por edhe me fuqi ekzekutuese, pra te dergojne ne prokurori dhe gjykate subjekte te korruptuar. Mire do te ishte qe te vinin tre muaj me pare dhe te pakten 6 muaje para zgjedhjeve, rast i mire per te spostuar te inkriminuarit qe jane ne Parlament, qeveri, dhe administrate! Une nuk mund ta di se sa do t’ja u lene shkallen e njohjes me dokumentet. Une mendoj se duhet te takohen me gazetarin investigues Mero Baze dhe qe i ka bere skanerin cdo ngjarje te rende ne Shqiperi prej vitesh dhe ai do ta informoje sakte, me guxim, sepse me kete fryme i ka ngritur te gjitha problemet!

    E dyta dektivet e ketij sherbimi krahas punes, per te ndihmuar ne zbulimet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, t’i kerkojne llogari inteligjens servisit te tyre terhequr ne bashkpunim,nese e kane kete sherbim, ose te shkundin mire dhe te japin llogari inteligjenca e CIA-s, shperndarja e saje ne Korpsin e Paqes, pse nuk kane raportuar me nervin e shqetsimit dhe qe e kane lene te trashet situata,te maiset situata, te lulzojne qendrat fetare te rekrutimit te ISIS-it qe kryesisht tehun e terrorizmit e kane drejtuar kunder Amerikes, pse jane lejuar ato nga SHISH, pse nuk ka bashkveprim here pase here me kete sherbim te fuqishem. SHISH-i nuk ka zbuluar asnje gje deritani!

    Ne cdo media ka nje informacion te nje shqiptari azilant ne Europe, i quajtur Agim Hamiti, i cili kohet e fundit ka akuzuar SHBA-ne dhe ambasaden e saje ne Shqiperi dhe ngrene 13 probleme kryesore, por ma shqetsues eshte perseritja e nje informacioni nga ai dhe nje shtetas shqiptaro amerikan Geri Kokalari se ne Ambasaden Amerikane jane te punsuar nje toge ish funksionare ne sherbimet e ndryshme sekrete te regjimit te kaluar. Problemi i dyte eshte dhe rishikimi i punes se tyre kush ua jep dhe si e marrin informacionin. Perderisa vazhdon te shkruaje ky azilant, me siguri qe nuk ka marre pergjigje te kenaqshme. Informacionet e tyre jane te cuditshme deridiku!

    Mendoj se ne qofte se ata do te jene si keshilltare prane Byrose Kombtare te Hetimit Shqiptare qe deri me sot s’ka bere asgje, do te ndihmojne me asistencen e tyre, por pastrim radikal nuk do te kete. Qeveria e sotme mire ka bere qe i ka ftuar, por tregon se eshte e paafte te operoje me forcat e veta dhe duhej ta kishte pase parasyshe ne premtimet e saje, se shqiptaret eshte e veshtire t’i fusish ne rrjesht ne vendin e tyre, ndersa ne Bote fshihen si minje, pervetsuar te gjitha te zezat e mundshme per te krijuar kete gjendje qe eshte sot. Nje pjese e madhe e shqiptarve jashte Shqiperise jane lidhje e korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe qe keto fije duhet te priten duke gjendur rruget efikase! Vetem nje udheheqes dhe ma i madhi deri mesot i Kombit shqiptare Enver Hoxha ua gjeti medicinen e nevojshme shqiptarve,ua njohu ne perfeksion trurin e tyre, preu lidhjet me krimin e jashtem, izoloi ata te brendshmit dhe vuri popullin ne kontrollin e tyre dhe sot keta te kontrolluar prej tij, thone se Enveri i vuri shqiptaret te spiunonin shqiptaret dhe prandaj eshte kjo gjendje sot qe edhe borgjezia e vendit nuk po e ndjene veten rehat dhe kercenohet cdo dite!

    1. Alphade says:

      Tash po i mblidhet litari QENIT qe per 21 vjet i ka marre frymen ketij populli ! Krimineli ,mafiozi dhe hajduti edhe vete e ka kuptuar se po
      rreshket toka nen kembe QENIT te Vicidolit qe na la pa pune,pa prone ,
      pa vatan ! pa plang e pa shtepi , ndersa vete ka vjedhur, ka plackitur ,
      ka vrare , ka dhunuar nje popull te tere ….!!!

  26. Freedom says:

    keni degjuar, lexuar apo pare ndonje lajm te tille ne lidhje me ndonje shtet tjeter Europian? e kuptoni ku eshte katandisur ky vend?

    1. GAMORI says:

      ASIHERE , keshtu VEC KE NA KA LAJME !

  27. Alphade says:

    ”freedom ” — Sa te fusin ne burg KRIMINELIN pastaj FBI-ja do kthehet
    ne shtepine e vet ! Mos harr zoti ‘freedom’ se shqiptaret kane zbarkuar
    ne Amerike dhe e konsiderojne atdheun e tyre te dyte , ndersa autoritetet
    shteterore amerikane kane ardhur te ndihmojne qeverine e re per te hequr
    cinbanet, ndertame dukesh edhe zotrote ….!!! Europa i ka zgjidhur pro-
    blemet dhe kur kishin nevoje 70 vjet me pare iu drejtuar Amerikes dhe ajo
    beri detyren duke i cliruar bashke me aletat Europen…!!!

    ”fredom” – 70 vjet me pare Europa iu drejtua per ndihme Amerikes dhe
    Amerika bashke me aleatet e Cliroi Europen nga nazipfashizmi ! Tash
    Europa eshte nenje stad tjeter, ndersa Shqiperia sot ka me shume nevoje
    se kurre per Ameriken per te shkulur nga rrenjet korrupsionin berishian
    dhe pasi te kene plotesuarkete mision FBI-j do te kthehet ne ‘shtepin ‘
    e vet , ne token e vet te bekuar……!!!

  28. Sh says:

    Sipas teorise” KAPENI HAJDUTIN ” Z. Rana na fton FBI per ndihme .Qe te jemi te ndergjegjeshem ,FBI nuk ka dhene asnje rezultat ne nderhyrjet e tjera ne kete vend .Prandaj o popull Shqipetaristan ,mos i beni me lavazh trurit .

  29. padrino says:

    Aty mbahuni , o burra, po ameriqia ka 25vjet në albanistan dhe ja si jemi katandisur han me 700porta .salihellin peshqesh i amerikanove është .

  30. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Thjesht skandaloze!

    Skandaloze, jo vetem te merret nje vendim i tille por edhe te njoftohet me krenari nga nje kryeminister i nje shteti sovran qe ndodhet ne koordinacen gjeografike- qe quhet Evrope

    Nuk mund te imajinohet, nese nje vendim te tille do ta merrte kryeministri Grek, Italian, Gjerman, Francez sesi do te vepronin popujt perkates !!!
    Per c far demokrati behet fjale!
    Te jesh krenar se je “κοπάδι υποδούλων”?

  31. sala says:

    FBI te ha mutin.Kur nuk ishin te zote te kapnin Al Kaponen me fakte dhe e denuan per dicka tjeter duke u be re gazi i tere botes, qe per cudi po na e shesin si sukses, edhe ketu tek ne,do ti denojne trafikantet e kriminelet per shkelje semafori.
    Te ishin te zote, me gjithe ato miliarda, kishin denuar ne USA ata qe shkaktuan krizen financiare te tyre, por faktet tregojne te kundeten.
    Ne fund te fundit, une jam shtetas shqiptar,kam votuar per tu qeverisur nga qeveritare shqiptare, me cte drejte do me hetoje nje amerikan ?

    Republike BANANESH.

  32. leo says:

    bo bo fbi ne shqiperi ah moj e mjera shqiperi ke rene ne doren e ketyre injorantve pa pik turpi dhe autoritet, po pyes akoma veten si ka mundesi qe nji agjenci shteterore (è shbas) sic eshte fbi pa asnji compentenc apo mandat internacional mundohet te bashkpunojne me nji shtet tjeter dhe kerkon te bejn hetime dhe arrestime per krime qe nuk dodhin ne shba si è justifikoin keto ngjarje perpara popullit te tyre pushtetaret tane ??, cfare mendojn keta legenat se populli eshte injoran dhe nuk e di kush jan detyrat e fbi? apo duan te ngaterrojn fbin me interpolin, (un skam gje as me shban as me fbin) po nuk me pelqen menyra qe po marin popullin per budallenj, nqs se ka krime internacionale ne shqiperi mund te nderhyjn nji agjenci internacionale sic eshte interpoli apo te tjera po jo fbija, fbija te merret me krimet ne shba, se ajo eshte pun e tyre, eshte agjenci nacionale ska mandat internacional!! biles po me vjen cudi si e ka lejuar interpoli nji gje te till ??, mos jemi bere gje ndonji provinc e amerikes ne dhe sdim gje ?? te na japin pashaporta amerikane te pakten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje