Vrasja e gruas në Gramsh/ 39-vjeçari sapo ishte kthyer nga Greqia, dyshonte se e tradhtonte me një bashkëfshatar

2 Prill 2015, 09:03Politika TEMA

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Gramsh, ka ndodhur për arsye xhelozie.

Agron Llapushi ka masakruar në arë gruan e tij me lopatë dhe më pas e ka mbytyr.

Gjatë krimit, siç ka deklaruar edhe vetë ai në polici, mendohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Llapushi kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte si emigrant.

Ai ka thënë se dyshonte që gruaja e tradhtonte me një bashkëfshatar, ndaj e ka vrarë.

Por, ai ka thënë se nuk e di se me kë mund të shkonte e shoqja.

Babai i 39-vjeçarit është shprehur i tronditur nga ngjarja.

Djali ka tri ditë që ka ardhur nga emigracioni, Greqia.

Gjërat shkonin mirë, se kuptoj si ndodhi.

Shkonin përditë punonin në arë, iknin në mëngjes dhe vinin në darkë.

Ara është shumë larg shtëpisë.

Ne e kemi marrë vesh kur jemi lajmëruar nga policia që si fillim i kishte gjuajtur me bel dhe pastaj e ka mbytur dhe ka shkuar është vetëdorëzuar në polici…jemi të shokuar, nuk e dimë si ka ndodhur.

Djali shkonte në Greqi dhe punonte atje me sezone dhe kthehej dhe me paratë që fitonte mbante familjen, madhe investonte për të mbjellë perime dhe shumë prodhime në tokën që e kemi pak larg shtëpisë.

U shokova dhe ende nuk e besoj kur mësova që djali im ka vrarë në arë nusen e tij, kishin dy fëmijë bashkë dhe asnjëherë nuk kisha vënë re se djali ishte xheloz për nusen”, ka thënë babai i autorit./b.l

2 komente në “Vrasja e gruas në Gramsh/ 39-vjeçari sapo ishte kthyer nga Greqia, dyshonte se e tradhtonte me një bashkëfshatar”

  1. Albani says:

    Po e zeme se te trdhetoj,ndaje more psikopat dhe mos e vrit se keshtu ke vrare dhe veten dhe femijet.

  2. Tom says:

    Njerez te prapambetur, kafshe shpellash.
    Mendon se e ka gruan prone te tij.
    Ju rrofte bota e civilizuar qe shkojne e shohin dhe ju pelqen te ketojne ne te. Kur kthehen ne Shqiperi, kthehen tek ferra e shpella ku jane rritur, e do te vdesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje