Takimi i parë i zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj nuk ka dhënë ndonjë rezultat në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet vendore.
Ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e kreut republikan Fatmir Mediu, i cili gjatë ditëve të fundit është treguar kritik ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha përsa i takon moskonfirmimit nga ana e tij për kandidaturën e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit.
Gjithsesi qëndrimi republikan në lidhje me kandidaturën e Dukës është paraqitur nga Arjen Madhi, Nënkryetar i PR-së.
Numri dy i Partisë Republikane Arjan Madhi pas mbledhjes së mbajtur në selinë e Partisë Demokratike tha se ende nuk ka një marrëveshje konkrete me PD por nga dita e premte do të nisin negociatat.
Referuar kandidatit të zgjedhur nga PR për Bashkinë e Durrësit Agron Dukën , Madhi tha se nuk do të tërhiqen nga kjo kandidaturë pasi Duka është kandidati më i favorizuar për Durrësin.
“Në rast se kërkesat tona nuk do të merren parasysh, PR do të dalë e vetme në zgjedhjet e qershorit”, tha Madhi.
Ndërkohë përmes një deklarate të shpërndarë nga Partia Demokratike bëhet e ditur se tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni tëdalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve.
Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike. /gj.k/
Mediu ve veto “Duken e krimit” ?
Largimi i Mediut nga koalicioni i djathte i ben nder PD dhe spektrit te djathte politik, sidomos tani ne kuader te dekriminalizimit te politikes. PR e Mediut nuk u largua nga koalicioni me PD per ceshtje programore si ceshtja e pronave, te perndjekurve politik dhe ajo kombetare qe gjoja partia e Mediut mbron dhe e paska kaq te lehte te prishe koalicionin per kandidimin e nje oligarku politik si Duka. Mediu dhe shpura mediokre dhe e korruptuar qe i qendron prane (shumica me diploma te blera) jane antivlera qe nuk i duhen askujt, as te majtes dhe as te djathtes. Politika shqiptare ka nevoje per njerez dhe vizion te ri.
Ka marre leket nga Vangjushi Shkelzen kinezi prandaj nuk e vendosin Duken se vetem ai e rrezon Dakon keshtu V Dako leket e fushates ja jep Zenit dhe ska nevoje per fushate kushdo qofte kundershtar tjeter vfc Pd ,Ps,Lsi dhe gjithe te tjeret jemi ne popull budalla qe shkojme e votojme.
o ESBO nuk ka nevoje qe VANGJUSHI ti jape leke,zgjedhjet
jane te fituara,prandaj me QETESI DHE DASHURI.